Bazat E BIBLËS
Kapitulli 5: Mbretëria e Zotit
Përkufizimi i Mbretërisë | Mbretëria nuk është vendosur akoma | Mbretëria e Zotit në të kaluarën | Mbretëria e Zotit në të ardhmen | Mijëvjeçari | Pyetje

5.5 Mijëvjeçari

Në këtë moment në studimin tonë të jetës në mbretëri një lexues i vëmendshëm ndoshta pyet, ‘nuk duket kjo figura e mbretërisw së Perëndisë një çikë si njerëzore?' Njerëzit në Mbretëri prapë do të prodhojnë bebe (Isa. 65:23) dhe edhe vdesin (Isa. 65:20). Këta popuj akoma do të kenë mosmarrëveshje që do t’i zgjidhë Krishti (Isa. 2:4), dhe prapë do t’u duhet të punojnë tokën që të mbijetojnë, edhe pse kjo do të jetë shumë më e lehtë se tani. Kjo e gjitha duket shumë larg nga premtimet ku i drejti do të marrë jetë të përjetshme dhe një natyrë si kjo e Perëndisë, të bërë njësoj me ëngjëjt, që nuk martohen për të riprodhuar (Lluka 20:35,36) Përgjigja gjendet në faktin se pjesa e parë e mbretërisë së Perëndisë do të zgjasë 1,000 vjet - një ‘Mijëvjeçar' (shih Zbu. 20:2-7). Gjatë këtij Mijëvjeçari do të ketë dy grupe njerëzish mbi tokë:-

  1. Shenjtët - ata prej nesh që kanë ndjekur Krishtin vullnetshëm në këtë jetë, që do t’u jetë dhënë përjetësia ditën e gjykimit. Vini re: një ‘shenjt’ do të thotë person 'i thirrur' dhe e ka fjalën për çdo besimtar të vërtetë

  2. Njerëzit e zakonshëm të vdekshëm që nuk e njihnin Ungjillin në kohën e kthimit të Krishtit - d.m.th. ata nuk ishin përgjegjës ndaj gjykimit.

Kur të vijë Krishti, dy njerëz do të jenë në fushë, një do të merret (në gjykim) dhe tjetri do të lihet (Llk. 17:36); ata që do të "lihen" do të jenë në këtë grupin e dytë.

Duke pas marrë natyrën e Perëndisë në gjykim, shenjtët do të jenë të paaftë të vdesin ose prodhojnë fëmijë. Përshkrimet e njerëzve që provojnë këto gjëra në Mbretëri duhet, pra, të kenë vend për grupin e dytë-ata që janë gjallë në kthimin e Krishtit, por nuk i dinin kërkesat e Perëndisë. Shpërblimi për të drejtët është të jenë "mbretër dhe priftërinj: dhe ne do të mbretërojmë mbi tokë" (Zbu. 5:10). Mbretërit duhet të mbretërojnë mbi dikë; ata njerëz që nuk e njihnin ungjillin në ardhjen e dytë, pra, do të lihen gjallë, për tu sunduar. Nëpërmjet të qënit "në Krisht" ne do ta ndajmë shpërblimin e Tij - që është të qënit mbret i botës: "ai që fiton...atij do t’i jap pushtet mbi kombet: dhe ai do t’i qeverisë me një shufër hekuri...sikurse mora edhe unë prej Atit tim" (Zbu. 2:26,27).

Shëmbëlltyra e Krishtit mbi paratë ka vend tani - shërbyesit besnikë u shpërblyen me dhjetë ose pesë qytete për t’i qeverisur në Mbretëri (Lluka 19:12-19). Njohuri e udhëve të Perëndisë nuk do të shpërndahet menjëherë. Krishti është shpallur Mbret në Jeruzalem; popujt do të udhëtojnë në Jeruzalem që të gjejnë më tepër dije rreth Zotit (Isa. 2:2,3). Rikujtoni se si mali i Dan. 2:35,44 (që përfaqsonte mbretërinë e Perëndisë) gradualisht u shpërnda mbi tokë. Do të jetë detyrë e shenjtëve të shpërhapin diturinë e Perëndisë dhe, pra të Mbretërisë së Tij. Kur Izraeli ishte më parë mbretëria e Perëndisë, detyra e priftërinjve ishte të mësonin diturinë e Perëndisë (Mal. 2:5-7). Për këtë qëllim ata u vendosën në qytete të ndryshme nëpër Izrael. Në rivendosjen më të lavdishme të Mbretërisë, shenjtët do të marrin rolin e priftërinjve (Zbu. 5:10).

Sikur Krishti të vijë sot:

  1. Të vdekurit e përgjegjshëm do të ngrihen me gjithë të gjallët e përgjegjshëm, për t’u sjellë para gjykimit.

  2. Të ligjtë e përgjegjshëm do të ndëshkohen me vdekje dhe të drejtëve do t’u jepet përjetësia. Do të gjykohen edhe kombet që i rezistuan Krishtit.

  3. Të drejtët pastaj do të sundojnë mbi ata njerëz që atëhere do të jenë të gjallë, por që nuk janë përgjegjës para Zotit: ata do t’u mësojnë atyre ungjillin si "mbretër dhe priftërinj" (Zbu. 5:10).

  4. Kjo do të zgjasë për 1,000 vjet. Gjatë kësaj kohe gjithë njerëzit e vdekshëm do të dëgjojnë Ungjillin dhe prandaj do të bëhen përgjegjës ndaj Perëndisë. Këta njerëz do të jetojnë jetë shumë më të gjata dhe të lumtura.

  5. Në fund të Mijëvjeçarit do të ketë një rebelim kundër Krishtit dhe shenjtëve, që Zoti do ta shtypë (Zbu. 20:8,9).

  6. Në fund të 1,000 vjetëve të gjithë ata që vdiqën gjatë kësaj kohe do të ringjallen dhe gjykohen (Zbu. 20:5,11-15).

  7. Të ligjtë midis tyre do të shkatërrohen dhe të drejtët do të bashkohen me ne në jetën e përjetshme.

Qëllimi i Perëndisë me tokën atëhere do të jetë përmbushur. Do të mbushet me qenie të drejta të pavdekshme. Emri i Zotit 'Yahweh Elohim' (që do të thotë ‘Ai që do të shpaloset në një grup të fuqishmish') atëhere do të përmbushet. Kurrë më nuk do të provohen në tokë mëkati dhe, rrjedhimisht, vdekja; premtimi që fara e gjarprit do të shkatërrohet plotësisht duke u goditur në kokë, atëhere do të jetë përmbushur plotësisht (Zan. 3:15). Gjatë Mijëvjeçarit, Krishti do të ketë mbretëruar "derisa t’i ketë vënë nën këmbë gjithë armiqtë e tij. Armiku i fundit që do ë shkatërrohet është vdekja...Dhe kur t’i ketë nënshtruar të gjitha (Perëndisë), atëhere Biri vetë do t’i nënshtrohet atij (Perëndisë) që i nënshtroi të gjitha, që Perëndia të jetë gjithçka në të gjithë" (1 Kor. 15:25-28).

Ky është "fundi, kur ai (Krishti) t’ia dorëzojë Mbretërinë Perëndisë Atë" (1 Kor. 15:24). Se çfarë do të ndodhë në këtë kohë kur Perëndia të jetë "gjithë mbi të gjithë" nuk na është thënë; ne dimë vetëm që ne do të kemi përjetësinë, natyrën e Perëndisë dhe do të jetojmë për të lavdëruar dhe kënaqur Perëndinë. Është fyese të guxojmë të kërkojmë më tej se si do të jetë gjendja përtej Mijëvjeçarit.

Kuptimi i "ungjillit të mbretërisë së Perëndisë" është jetik për shpëtimin e çdo lexuesi të këtyre fjalëve. Ne ju lutemi ta rilexoni këtë kapitull dhe të shikoni pjesët e marra nga Bibla.

Perëndia na do të jemi në Mbretërinë e Tij. Gjithë qëllimi i Tij u caktua që ne të kemi pjesë vërtetë, në vend të të shprehurit, në aftësinë e Tij krijuese. Pagëzimi na lidh me premtimet për këtë Mbretëri. Është vështirë të besosh që pagëzimi i ndjekur nga disa vite bindjeje të nënshtruar ndaj fjalës së Perëndisë, të mund të na fitojë hyrje për në atë kohë të lavdishme të përjetshme. Megjithatë besimi ynë në dashurinë madhështore të Perëndisë duhet të jetë i patundur. Çfarëdo që të jenë problemet tona afatshkurtër, ne, sigurisht që nuk kemi arsye të ndjeshme për t’i rezistuar thirrjes së Ungjillit?

"Në qoftë se Perëndia është me ne, kush mund të kundër nesh?" (Rom. 8:31). "Vuajtjet e kohës së tanishme nuk vlejnë aspak të krahasohen me lavdinë që do të shfaqet në ne" (Rom. 8:18). "Trishtimi ynë i lehtë, që është vetëm për një moment, prodhon për ne një peshë të pamasë e të pashoqe të amëshueshme lavdie" (2 Kor. 4:17).