Bazat E
BIBLËS Kapitulli 5: Mbretëria e Zotit Përkufizimi i Mbretërisë | Mbretëria nuk është vendosur akoma | Mbretëria e Zotit në të kaluarën | Mbretëria e Zotit në të ardhmen | Mijëvjeçari | Pyetje |
5.4 Mbretëria e Perëndisë në të ardhmenSeksionet 1 dhe 3 të këtij Kapitulli kanë dhënë një sasi të konsiderueshme të dhënash se si do të jetë mbretëria. Ne kemi parë që Abrahamit iu premtua me anë të farës së tij njerëzit nga gjithë pjesët e botës do të bekoheshin; Rom. 4:13 e shtrin këtë në kuptimin që e gjithë toka do të trashëgohej nga ata njerëz që janë në farën e Abrahamit, d.m.th. Krishtin. Profecia e imazhit të Dan. 2 shpjegon se si Krishti do të kthehet si guri i vogël dhe pastaj mbretëria do të shpërhapet gradualisht në të gjithë botën (krah. Ps. 72:8). Kjo do të thotë që mbretëria e Perëndisë nuk do të ndodhet vetëm në Jeruzalem ose tokën e Izraelit, siç pretendojnë disa, megjithëse këto zona do të jenë sigurisht qendra e saj. Ata që ndjekin Krishtin në këtë jetë do të jenë "mbretërit dhe priftërinjtë; dhe ne do të mbretërojmë në tokë" (Zbu. 5:10). Ne do të sundojmë mbi zona të ndryshme në madhësi dhe numër; një do të sundojë mbi dhjetë qytete, një tjetër mbi pesë (Lluka 19:17). Krishti do ta ndajë sundimin e tij mbi tokë me ne (Zbu. 2:27; 2 Tim. 2:12). "Një mbret (Jezusi) do të mbretërojë në drejtësi, dhe princat (besimtarët) do të sundojnë në gjykim" (Isa. 32:1; Ps. 45:16). Krishti do të mbretërojë përgjithmonë në fronin e rivendosur të Davidit (Lluka 1:32,33), d.m.th. ai do të ketë vendin dhe pozitën sunduese të Davidit që ishte në Jeruzalem. Meqë Krishti do të mbretërojë nga Jeruzalemi, ky do të jetë kryeqyteti i Mbretërisë së ardhshme. Këtu do të ndërtohet një tempull (Eze. 40-48). Ndërsa popujt do të adhurojnë Zotin në vende të ndryshme të botës (Mal. 1:11), ky tempull do të jetë qendra e adhurimit botëror. Kombet "do të dalë vit për vit për të adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive dhe për të kremtuar festën e kasolleve" rreth tempullit në Jeruzalem (Zah. 14:16). Ky parakalim vjetor për në Jeruzalem është profetizuar edhe tek Isa. 2:2,3: "Në ditët e fundit, mali (Mbretëria - Dan. 2:35,44) i shtëpisë së Zotit (tempulli) do të vendoset në majën e maleve (d.m.th. Mbretëria e Perëndisë dhe tempulli do të ngrihen mbi mbretëritë e njerëzve)...dhe këtu do të vërshojnë tërë kombet. Dhe shumë popuj do të vijnë duke thënë, ejani të ngjitemi në malin e Zotit, në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit; dhe ai do të na mësojë rrugët e tij...sepse nga Sioni do të dalë ligji dhe nga Jeruzalemi fjala e Zotit". Kjo duket si një pikturë e ditëve të hershme të mbretërisë, kur njerëzit shpërhapin lajmin e mbretërimit të Krishtit te tjerët dhe ata shkojnë lart në "malin" e Mbretërisë së Perëndisë, e cila do të shpërhapet ngadalë në gjithë botën. Këtu kemi një pikturë të ngazëllimit të vërtetë në adhurimin fetar. Një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore të ditëve tona është se shumica e njerëzve adhurojnë Perëndinë për arsye politike, shoqërore, kulturore ose emocionale, në vend që të jetë mbi baza të kuptimit të vërtetë të Tij si Ati dhe Krijuesi i tyre. Në mbretërinë do të ketë ngazëllim gjithbotëror për të mësuar rrugët e Zotit; njerëzit do të jenë aq të shtyrë nga kjo dëshirë saqë ata do të udhëtojnë nga gjithë skajet e tokës për në Jeruzalem që të njohin më mirë Perëndinë. Në vend të ngatërresës dhe padrejtësisë të krijuar nga sistemi ligjor i njeriut dhe drejtimi i gjykimit, do të ketë një kod ligjor universal - "ligji dhe fjala e Zotit", që do të shpallet prej Krishtit nga Jeruzalemi. "gjithë kombet do të vërshojnë në" këto mësim-dhënie, duke nënkuptuar që kjo dëshirë e përbashkët për të gjetur njohurinë e vërtetë të Perëndisë do të pakësojë fërkimin e natyrshëm midis kombeve, siç bën tani ndërmjet individëve që ia përkushtojnë veten e tyre përftimit të kësaj diturie në këtë jetë. Ky përshkrim i gjithë kombeve që vërshojnë në Jeruzalem është i ngjashëm me figurën e paraqitur në Isa. 60:5, ku judejtë "vërshojnë së bashku" me paganët (jo-judejtë) për të adhuruar Zotin në Jeruzalem. Kjo lidhet përkyeshëm me profecinë e Mbretërisë të Zah. 8:20-23:-
Kjo krijon panoramën e popullit të Judës si "koka dhe jo bishti" i kombeve, në sajë të pendimit dhe bindjes së tyre (LiP 28:13); bazat e Judejve të planit të Perëndisë për shpëtim atëhere do të vlerësohen nga gjithkush. Mosditja e kësaj midis Kristianizmit të sotëm do të ndërpritet papritur. Atëhere njerëzit do të diskutojnë me ngazëllim këto gjëra, që tu thonë Judejve, "ne kemi dëgjuar që Zoti është me ju". Bisedat atëhere do të zhvillohen rreth gjërave frymërore, sesa fantazmat e kota që mbush të menduarit e botës së sotme. Me dhënien e këtij përkushtimi më të madh ndaj udhëzimeve të Zotit, nuk është çudi që Krishti "do të gjykojë midis kombeve...ata do të farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje dhe heshtat e tyre në drapërinj: kombi nuk do të ngrejë shpatën kundër kombit dhe nuk do të mësojnë më luftën " (Isa. 2:4). Autoriteti absolut i Krishtit dhe drejtësia totale e drejtimit të tij në mosmarrveshje do të rezultojë në dëshirën e kombeve për të ndryshuar me vullnet të lirë arsenalin ushtarak në makineri bujqësore dhe braktisur gjithë stërvitjen ushtarake. "Në ditët e tij i drejti do të lulëzojë" (Ps. 72:7) - do të ngrihen gjërat e frymës dhe do të respektohen ata që pasqyrojnë karakteristikat e Perëndisë si dashuria, mëshira, drejtësia, etj. Bëni dallimin me ngritjen e sotme të ambicies krenare, arrogante dhe egoiste. Shndrrimi i vullnetshëm i "shpatave në plugje" do të jetë pjesë e një ndryshimi bujqësor shumë më të madh që do të vijë mbi tokë. Si rezultat i mëkatit të Adamit, toka u mallkua për shkak të tij (Zan. 3:17-19), me pasojën që do të duhej mundim i madh tashmë për të nxjerrë ushqim prej saj. Në Mbretëri "do të ketë bollëk misri mbi tokë në majat e maleve (dikur djerra); frutat do të valëviten si (drithrat e) Libanit" (Ps. 72:16). "Ai që lëron do ti afrohet atij që korr dhe ai që shtrydh rrushin atij që hedh farën; dhe malet do të kullojnë verë të ëmbël" (Amos 9:13), aq do të përmirësohet pjelloria e tokës dhe pakësimi i mallkimit mbi tokën lëshuar në Eden. Zhvillim i tillë i gjerë bujqësor do të përfshijë shumë njerëz. Profecitë e Mbretërisë japin përshtypjen se njerëzit do të kthehen në një lloj jete vetëprodhuese, bujqësore:- "Do të ulet secili nën hardhinë e vet dhe nën fikun e vet; dhe askush nuk do ti trembë" (Mic. 4:4). Ky bollëk do ti kalojë abuzimet që trashëgohen në çdo sistem punësimi për para. Shpenzimi i jetës duke punuar për të bërë të tjerët të pasur, do ti përkasë së kaluarës. "Do të ndërtojnë shtëpi dhe do të banojnë në to (vetë); dhe do të mbjellin vreshta dhe do të hanë frutin. Nuk do të ndërtojnë më që të banojë një tjetër; nuk do të mbjellin më që të hajë një tjetër...të zgjedhurit e mi do të gëzojnë për një kohë të gjatë veprën e duarve të tyre. Ata nuk do të lodhen më kot..." (Isa. 65:21-23). Isaia 35:1-7 përmban një profeci të pashoqe se si do të ndryshohet toka jopjellore, duke rezultuar në rrezatim gëzimi dhe lumturie që pothuajse rrjedh nga toka, në sajë të mënyrave më të lehta dhe më frymërore të jetës së atyre që e punojnë: "Djerrina...do të gëzohet, shkretëtira do të gëzohet dhe lulëzojë si trëndafili. Do të...ngazëllojë me hare dhe këngë...sepse do të dalin ujra në shkretëtirë dhe përrenj në vendin e vetmuar. Vendi i thatë do të bëhet pellg". Edhe sulmi natyral i kafshëve do të hiqet: "ujku dhe qengji do të hanë bashkë" dhe fëmijët do të jenë në gjendje të luajnë me gjarpërinjtë (Isa 65:25; 11:6-8). Në të njëjtën mënyrë që u pakësua mallkimi mbi krijimin natyror, ashtu edhe ai mbi njerëzimin do të pakësohet. Kështu Zbu. 20:2,3 flet në gjuhë simbolike për djallin (mëkati dhe pasojat e tij) që "lidhet", ose i vihet fre, gjatë mijëvjeçarit. Gjatësia e jetës do të rritet, kështu që nëse dikush vdes 100 vjeç, do të konsiderohet veçse fëmi (Isa. 65:20). Gratë do të kenë më pak dhimbje në lindje (Isa. 65:23). "Atëhere do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e shurdhëve. Atëhere çalamani do të kërcejë si një dre dhe guha e memecit do të këndojë" (Isa. 35:5,6). Kjo do të ndodhë në sajë të zotërimit përsëri të dhuntive mrekullibërëse në frymë (krah. Heb. 6:5). Nuk duhet theksuar shumë që mbretëria e Perëndisë nuk duhet të jetë si një ishull parajse tropikal, që do ta gëzojë i drejti në mënyrë të ngjashme me ata që kënaqet me banjo-dielli në lavdinë e natyrës. Qëllimi themelor i mbretërisë së Perëndisë është ti japë lavdi Perëndisë, deri sa toka të mbushet me lavdinë e Tij "siç mbulojnë ujrat detin" (Hab. 2:14). Ky është qëllimi përfundimtar i Zotit "Siç është e vërtetë që unë jetoj, gjithë toka do të mbushet me lavdinë e Zotit" (Num. 14:21). Lavdi Perëndisë do të thotë që banorët e tokës do të çmojnë, lavdërojnë dhe kopjojnë vetitë e Tij të drejtësisë; sepse bota do të jetë në këtë gjendje, Zoti do të lejojë tokën fizike ta pasqyrojë edhe këtë. Kështu "zemërbutët do të zotërojnë tokën (në Mbretëri) dhe do të gëzojnë një paqe të madhe (në frymë)" (Ps. 37:11), sesa në gëzimin e një jete të lehtë. Ata "të cilët janë të uritur dhe të etur për drejtësi...do të mbushen" me të në Mbretëri (Mat. 5:6). Vetëm mendimi i marrjes së jetës së përjetshme në Mbretëri përdoret shpesh si objekt për të joshur njerëzit me interesin në Kristianizëm. Megjithatë, zotërimi i saj prej nesh atëhere, pothuajse do të jetë i rastësishëm ndaj arsyes së vërtetë për të qenë në Mbretëri - që është për të lavdëruar Perëndinë. Në kohën që na mbetet pas pagëzimit, vlerësimi ynë për këtë duhet të zhvillohet vazhdimisht. Për shkrimtarin, vetëm dhjetë vjetë jetese në gëzim dhe përkryerje absolute dhe ndërgjegjeje të mirë me Perëndinë do tia vlente gjithë tronditja e kësaj jete. Që kjo gjendje e lvdishme do të zgjasë përgjithnjë thjesht të mahnit, duke na marrë përtej kufijve të kuptimit njerëzor. Edhe kur shihet nga këndvështrim paksa më fizik, të qenurit në mbretërinë e Perëndisë duhet të jetë motivi ynë më i lartë për të injoruar avantazhet dhe materializmin e botës. Në vend që të mendojmë gjerësisht për të ardhmen e afërt, Jezusi këshilloi, "kërkoni më parë mbretërinë e Perëndisë, dhe drejtësinë e tij; dhe gjithë këto gjëra do tju shtohen" (Mat. 6:30-34). Çdo gjë që mund të marrim me mend tani dhe për të cilën përpiqemi është e pakrahasueshme me përmbushjen përfundimtare të qenies në Mbretërinë e Perëndisë. Ne na duhet të kërkojmë "drejtësinë (e Perëndisë)", d.m.th. të përpiqemi të zhvillojmë një dashuri për karakterin e Perëndisë, që do te thotë se ne duam të jemi në Mbretërinë e Perëndisë sepse atje do të lavdërohet drejtësia, sepse ne duam të jemi krejtësisht të përkryer moralisht sesa thjesht meqenëse ne, personalisht, duam ti shpëtojmë vdekjes dhe të jetojmë një jetë të lehtë përjetësisht. Shumë shpesh shpresa e Ungjillit përfaqsohet në mënyra që i bëjnë thirrje egoizmit të njeriut. Me sa duket motivi ynë për të qenë në mbretëri ndryshon shumë nga dita në ditë. Kjo që ne sugjerojmë këtu është një ideal; përparësia e parë është të mësojmë Ungjillin dhe të tregojmë nënshtrimin tonë ndaj tij me pagëzimin të shtytur nga bindja me dashuri ndaj Perëndisë. Vlerësimi ynë ndaj shpresës Perëndi është ofrues dhe tamam arsyet tona për dashjen për të qenë në mbretëri, do të rriten dhe piqen mbas pagëzimit tonë. |