Bazat E
BIBLËS Kapitulli 5: Mbretëria e Zotit Përkufizimi i Mbretërisë | Mbretëria nuk është vendosur akoma | Mbretëria e Zotit në të kaluarën | Mbretëria e Zotit në të ardhmen | Mijëvjeçari | Pyetje |
5.2 Mbretëria nuk është vendosur akomaKa një nocion gjerësisht të përhapur se Mbretëria e Perëndisë është tashmë në egzistencë të plotë dhe përbëhet nga besimtarët e tanishëm - kisha. Ndërsa besimtarët e vërtetë janë shpëtuar në prespektivë dhe u janë dhënë vende potenciale në mbretëri, nuk mund të ketë asnjë dyshim që ne tani nuk mund të jemi plotësisht në Mbretëri, duke parë që Krishti nuk është kthyer akoma që ta vendosë atë. Duhet të jetë e qartë nga çkemi studiuar deri tani "që mishi dhe gjaku nuk mund ta trashëgojë mbretërinë e Perëndisë" (1 Kor. 15:50). Ne jemi "trashëgimtarët e mbretërisë, që ua premtoi atyre që e duan" (Jak. 2:5), meqenëse pagëzimi na bën trashëgues të premtimeve ndaj Abrahamit - premtime, të cilat përbëjnë ungjillin bazë të Mbretërisë (Mat. 4:23; Gal. 3:8,27-29). Prandaj është e zakonshme të ndeshen premtimet e trashëgimisë së Mbretërisë me kthimin e Krishtit, kur premtimet ndaj Abrahamit do të përmbushen (Mat. 25:34; 1 Kor. 6:9,10; 15:50; Gal. 5:21; Efe. 5:5). Vetë përdorimi i kësaj gjuhe të trashëgimisë së ardhme tregon se mbretëria nuk është zotërim i sotëm i besimtarëve. Jezusi tha një shëmbëlltyrë për të korrigjuar ata që mendonin "se mbretëria e Perëndisë duhej të shfaqej menjëherë. Prandaj Ai tha, Një njeri fisnik shkoi në një vend të largët për të marrë në dorëzim një mbretëri e pastaj të kthehej". Ndërkohë u la shërbyesve disa porosi. "Kur u kthye, pasi e mori në dorëzim mbretërinë, urdhëroi ti thërrasin ata shërbëtorët", dhe i gjykoi (Lluka 19:11-27). Fisniku përfaqson Krishtin që largohet në "vendin e largët" të parajsës për të marrë mbretërinë, me të cilën ai kthehet në kohën e gjykimit, d.m.th. ardhjen e dytë. Prandaj është e pamundur që "shërbëtorët" të zotërojnë mbretërinë tani, gjatë kohës së mungesës së Zotit të tyre. Të mëposhtmet japin prova të mëtejshme të kësaj:-
|