Digresion 5: Parimi i Personifikimit
Disa e gjejne te veshtire te pranojne shpjegimin e personifikmit te djallit
sepse atij i referohet aq shpesh ne Bibel sikur te ishte person dhe ndoshta
kjo i ngaterron disa njerez. Kjo shpjegohet lehtesisht duke vene ne dukje
qe nje vecori e pranuar e Bibles eshte qe gjerat e pashpirt apo jo te
gjalla si mencuria, pasuria, mekati, kisha jane te personifikuara, por
vetem ne rastin e djallit thuret nje teori fantastike. Shembujt e meposhtem
do ta ilustrojne kete fakt.
MENCURIA ESHTE E PERSONIFIKUAR
“Sa i lumtur eshte njeriu qe ka gjetur urtesi dhe ka fituar njohuri. Te
kesh urtesi eshte me mire se te kesh argjend; eshte me i vlefshem se te
kesh ar te kulluar. Ajo eshte me e cmueshme se guret e cmuar; asgje qe
mund te deshirohet nuk mund te krahasohet me te” (Fu. 3:13-15).
“Urtesia ka ndertuar shtepine e saj, ajo ka ngritur shtate shtyllat e
saj” (Fu. 9:1).
Keto vargje, e ne te vertete, pjesa tjeter e kapitujve ku shfaqen ato,
tregojne qe urtesia personifikohet si nje grua, por per shkak te kesaj,
askush nuk ka idene qe urtesia eshte nje grua e bukur e zakonshme qe sillet
perqark tokes; te gjithe pranojne qe eshte nje karakteristike shume e
deshirueshme qe te gjithe njerezit duhet te perpiqen ta perftojne.
PASURITE PERSONIFIKOHEN
“Askush nuk mund t’i sherbeje dy zoterinjve: Ose do te do je njerin, ose
do te urreje tjetrin; ose perndryshe, njerit do t’i qendroje besnik dhe
tjetrin do ta mashtroje. Nuk mund t’u sherbeni edhe Perendise edhe parase.”
(Mt. 6:24).
Ketu, pasurite perqasen me nje zoteri. Shume njerez perpiqen shume fort
per te fituar te mira dhe ne kete menyre behen zoterinjte e tyre. Ketu
Jezusi na thote se nuk mund ta bejme kete dhe t’i sherbejme Perendise
pranueshem ne te njejten kohe. Ky mesim eshte i thjeshte dhe i efektshem,
por askush nuk supozon nga kjo se te mirat jane nje njeri me emrin para.
MEKATI PERSONIFIKOHET
“...Kushdo qe kryen mekat, eshte sherbetor i mekatit” (Gjn. 8:34). “Fuqia
e mekatit njihet nga vdekja” (Rom. 5:21). “A nuk e dini qe, atij te cilit
i nenshtroheni si skllever, ate duhet edhe ta degjoni. Ose viheni ne anen
e mekatit dhe vdisni, ose ne anen e bindjes dhe bindja ju sjell shpetim”
(Rom. 6:16).
Si ne rastin e pasurive, mekati ketu i perqaset nje zoterie dhe ata qe
kryejne mekat jane sherbetore te tij. Asnje te lexuar i arsyeshem i pasazhit
nuk do te justifikonte supozimin se Pali jep mesimin se mekati eshte nje
person.
SHPIRTI PERSONIFIKOHET
“Kur ai, shpirti i se vertetes, te kete ardhur, ai do t’ju udheheqe drejt
gjithe se vertetes: sepse ate qe do t’ju thote, ai nuk do ta marre prej
vetes se tij…” (Gjn. 16:13).
Ketu, Jezusi po u thote dishepujve te tij se do te merrnin fuqine e Shpirtit
te Shenjte, dhe kjo u permbush ne diten e Rreshajeve, sic eshte regjistruar
ne Veprat 2:3-4, ku pohohet se “u duk dicka si zjarr qe u nda si gjuhe
flake. Te gjithe u mbushen me Shpirtin e Shenjte,” cka u dha atyre fuqi
mbreselenese per te bere gjera te mrekullueshme, per te provuar se autoriteti
i tyre ishte nga Perendia. Shpirti i Shenjte nuk ishte nje person, ishte
nje fuqi, por kur Jezusi fliste per te, Ai perdori peremrin vetor “ai.”
VDEKJA PERSONIFIKOHET
“Pashe nje kale verdhacak: dhe emri i kaloresit ishte Vdekje” (Ap. 6:8).
KOMBI I IZRAELIT PERSONIFIKOHET
“Do te te jap nje fillim te ri, do te te rindertoj, O Izrael i virgjer;
perseri do te zbukurohesh nga dajret…” (Jir. 31:4). “Kam degjuar mire
se si ankohet vete Efraimi; Ti me ke goditur, dhe u godita si nje ka i
ri kryenec; na lejo te kthehemi tek ti sepse ti je Zoti Perendia im” (Jir.
31:18).
Konteksti i ketyre pasazheve zbulon qarte qe profeti nuk i referohet nje
virgjereshe ne kuptimin e thjeshte te fjales apo Efraimit si nje person,
por kombit te Izraelit, i cili ne kete rast eshte personifikuar, ne te
njejten menyre si persinifikohet Britania e Madhe si “Britannia” ose ‘Xhon
Bull.’ Persona te tille si kjo grua e si ky burre nuk ekzistojne, por
kur u referohet ne libra apo kur portretizohen ne piktura, kushdo e di
qe ajo qe nenkuptohet eshte Britania e Madhe.
BESIMTARET NE KRISHT JANE PERSONIFIKUAR
“Derisa t’ia arrijme njesise ne fe; kuptimit me te thelle te Birit te
Perendise, nje njeri i perkryer, si plotesues i nevojave te bashkesise
dhe pjekurise qe i perket Krishtit” (Ef. 4:13). “Ka vetem nje trup” (Ef.
4:4). “Ju te gjithe sebashku jeni trupi i Krishtit, anetare te vecante”
(1 Kor. 12:27). “...Krishti eshte kreu i bashkesise: Ai eshte shpetimtari
i trupit” (Ef. 5:23). “Ai (Krishti) eshte kreu i trupit, bashkesise;…qe
tani jam i gezuar per vuajtjet e mia per ju, duke plotesuar vuajtjet qe
duhen vuajtur per shkak te lidhjes me Krishtin per hir te trupit te tij,
i cili eshte bashkesia” (Kol. 1:18,24). “Ju fejova me nje djale te vetem,
qe t’ju sjell tek Krishti si nje I have espoused you to one husband, that
I may present you as a virgjereshe te paprekur” (2 Kor. 11:2). “...erdhi
dasma e Qingjit, dhe nusja e tij eshte pergatitur” (Ap. 19:7).
Te gjitha keto vargje i referohen qarte bashkesise se njerezve qe ishin
besimtare te vertete ne Krisht, te cileve shpesh u referohet me fjalen
“kisha,” megjithese kjo nuk duhet ngaterruar me asnjeren prej kishave
aktuale ortodokse, te cilat kane shume e shume kohe qe kane pushuar se
qeni besimtare te vertete ne Krisht.
Besimtaret e vertete, domethene, ata qe i mbajne dhe i besojne doktrinat
e verteta qe mesohen ne Bibel, u referohet si “virgjeresha te pastra,”
duke nenkuptuar pastertine e jetes qe duhet te bejne, dhe si nje “trup,”
nje figure e pershtatshme sepse ashtu si nje trup i natyrshem ka shume
funksione, ashtu dhe kisha e vertete ka shume pergjegjesi dhe permbush
funksione te ndryshme. Kur kishes i referohet si nje “trup,” askush nuk
e ngaterron me ndonje individ, askush nuk do te ngaterronte djallin apo
satanain me nje monster groteske apo nje engjell te rrezuar nese fjalet
do te ishin perkthyer sic duhet, apo nese burrat e grate nuk do te kishin
perftuar ide te gabuara qe rrjedhin nga kishat e rreme ne kohet qe kane
kaluar. Adoptuar nga “Krishterimi ne Rruge te Gabuar” nga Robert Roberts
.
|