Bazat E BIBLËS
Kapitulli 2: Fryma e Zotit
Përkufizim | Frymëzimi | Dhuntitë e Frymës së Shenjtë | Tërheqja e Dhuntive | Pyetje

2.2 Frymëzimi

Ne e kemi përkufizuar Frymën e Zotit si fuqinë, mendimet dhe prirjen e Tij, të cilat Ai i shpalos nëpërmjet veprimeve që fryma e Tij paraqet. Ne përmendëm në paragrafin e kaluar se si Fryma e Zotit u pa në punë te krijimi: "Me frymën e Tij ka zbukuruar qiejt" (Job 26:13) - fryma e Zotit fluturonte mbi sipërfaqen e ujrave për të sjellë krijimin e sotëm (Zan. 1:2). Për më tepër, ne gjithashtu lexuam se "me fjalën e Zotit" u bë bota (Psa. 33:6), siç është ilustruar nga tregimet e Zanafillës "Zoti tha" duheshin krijuar gjërat dhe ashtu u bë. Prandaj fryma e Zotit pasqyrohet shumë në fjalët e Tij - ashtu si fjalët tona shprehin mendimet dhe dëshirat tona të brendshme - "ne"-në e vërtetë - shumë saktësisht. Jezusi me zgjuarsi theksoi: "Ç’ka zemra (mendja) qet goja" (Mat. 12:34). Kështu sikur ne të kontrollonim fjalët tona, ne duhej së pari të punojmë me mendimet tona. Fjala e Zotit, atëherë, është një pasqyrim i frymës së Tij, ose i menimeve. Është kaq bekim i madh që ne i kemi të shkruara në Bibël fjalët e Zotit që të mund të kuptojmë frymën ose mendjen e Zotit. Zoti e arriti këtë mrekulli të të shprehurit të frymës së Tij në fjalë të shkruara me anë të proçesit të FRYMËZIMIT. Ky term bazohet mbi fjalën "fryma":-

FRYMË-ZIM.

"Frymë" do me thënë "frymë" ose frymëmarrje, "Frymëzim" do të thotë "marrje-fryme". Kjo do të thotë që fjalët që shkruan njerëzit nën "frymëzim" nga Zoti ishin fjalët e frymës së Zotit. Pali e shtyn Timoteun të mos e lërë familiaritetin e tij me Biblën ta bëjë të harrojë mrekullinë e faktit që janë fjalët e frymës së Zotit dhe, prandaj, na jep gjithçka na duhet për të pasur njohuri të vërtetë të Zotit:-

"Që nga fëmijëria i njeh Shkrimet e shenjta, të cilat mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin, me anë të besimit që është në Krishtin Jezus. I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi: që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer (plotësisht) tërësisht i furnizuar (‘tërësisht i pajisur’, N.I.V. (Versioni i Ri Ndërkombëtar)) për çdo vepër të mirë, " (2 Tim. 3:15-17).

Nëse Shkrimi i frymëzuar mund të na japë një njohje kaq totale, atëherë nuk ka nevojë për ndonjë ‘dritë të brendshme’ të na tregojë të vërtetën për Zotin. Por sa herë flasin njerëzit për ndjenjat e tyre vetjake dhe përvojat si burim i njohjes së tyre ndaj Zotit! Në qoftë se një pranim në besim i fjalës së frymëzuar të Zotit është e mjaftueshme ta pajisë dikë krejtësisht në jetën Kristiane, nuk është nevoja për ndonjë fuqi tjetër të drejtësisë në jetët tona. Në qoftë se është një nevojë e tillë, atëherë fjala e Zotit nuk na ka pajisur krejtësisht, siç premton Pali. Të mbash Biblën në duar dhe të besosh që është vërtet Fjala e Frymës së Zotit, kërkon besim të madh. Izraelitët ishin mjaft të interesuar në atë që fjala e Zotit kishte për të thënë, siç janë shumë "Kristianë" sot. Ne të gjithë kemi nevojë të kthehemi te Heb. 4:2:-

"Neve si dhe atyre u ishte shpallur lajmi i mirë (Izraeli në shkretëtirë): po fjala e predikimit nuk u dha dobi fare, sepse nuk qe e bashkuar me besimin tek ata që e dëgjuan".

Në vend që të ngriheshin lart me besim të plotë në fuqinë e fjalës/frymës së Zotit që është dëgjuar, është shumë më tepër tërheqëse t’i bien shkurt në frymë: të arsyetojnë se një fuqi e drejtësisë papritur vjen mbi ne, e cila do të na bëjë të pranueshëm nga Zoti, në vend që të përjetojnë dhimbjen e të sjellit me vetëdije të jetëve tona para bindjes së fjalës së Zotit dhe, rrjedhimisht, duke e lënë frymën e Zotit të ndikojë me të vërtetë zemrat tona.

Kjo mungesë vullneti për të pranuar fuqi madhështore frymërore që është në fjalën e Zotit ka drejtuar shumë "Kristianë" tek pyetja nëse të gjitha Shkrimet janë të frymëzuara plotësisht nga Zoti. Ata kanë sugjeruar që shumë prej asaj që ne lexojmë në Bibël ishin thjesht variante vetjake të të parëve të urtë. Por Pjetri hedh poshtë efektivisht arsyetime kaq të leshta:-

"Ne e kemi edhe më të vërtetuar fjalën e profetëve dhe ju bëni mirë t’i kushtoni kujdes... mbi të gjitha ju duhet të kuptoni, (kjo është jetësore!) se asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i interpretimeve të veçanta. Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të perëndisë kanë folur, të shtyrë nga Fryma e Shenjtë" (2 Pjetri 1:19-21 N.I.V.).

Ne duhet "mbi gjithçka" të besojmë se Bibla është e frymëzuar.

Shkruesit e Biblës

Një besim solid në frymëzimin total të Shkrimeve është, pra, jetësore; njerëzit që shkruan Biblën ishin pa kushte të shtyrë nga fryma, e cila i frymëzoi, që fjalët e tyre të mos ishin të tyret. Fjala e Zotit duke qenë e vërteta (Gjon. 17:17) dhe duke dhënë kritika dhe korregjime (2 Tim. 3:16,17), nuk është çudi që për shumë njerëz nuk është e mirëpritur - se e vërteta dhemb. Profeti Jeremia vuajti shumë kundërshtime se foli fjalët me të cilat Zoti e frymëzoi dhe kështu vendosi të mos rregjistrojë ose përhapë fjalët që iu dhanë. Por meqë shkrimi i Fjalës së Zotit është rezultat i vullnetit të Zotit dhe jo të dëshirës njerëzore, ai "u shty nga Fryma e Shenjtë", pra nuk pati rrugë tjetër në këtë çështje. "Jam bërë objekt talljesh çdo ditë; kushdo tallet me mua...Atëherë unë thashë, nuk do ta përmend më dhe nuk do të flas më në emër të tij. Por fjala e tij ishte në zemrën time si një zjarr flakërues, i mbyllur në kockat e mia, përpiqesha ta përmbaja po nuk mundesha" (Jer. 20:7,9).

Në qoftë se këta burra ishin të frymëzuar vetëm pjesërisht, ne nuk kemi mundësi njohjeje të Fjalës së vërtetë të frymës së Zotit. Në qoftë se ajo çka shkruan ishte vërtetë fjala e Zotit, atëherë i bie që të jenë rrokur krejtësisht nga Fryma e Zotit gjatë periudhës së frymëzimit - përndryshe prodhimi nuk do të kishte qenë fjala Fjala e Zotit në pastërti. Pranimi që Fjala e Zotit është krejtësisht e Tija, na jep më tepër arsye ta lexojmë dhe t’i bindemi. "Fjala jote është e pastër: prandaj shërbëtori yt e do" (Psa. 119:140).

Kështu pra librat e Biblës janë vepër e Zotit me anë të frymës së Tij, dhe jo literaturë e njerëzve. E vërteta e kësaj tregohet nga mënyra se si Dhjata e Re i referohet shkrimeve të Dhjatës së Vjetër:-

  • Mat. 2:5 (Versioni i Rishikuar. mg.) flet se si "u shkrua nëpërmjet profetëve" - Zoti shkruante nëpërmjet tyre
  • "Fryma e Shenjtë foli me gojën e Davidit..." (Vep 1:16; Ja si e citoi Pjetri nga Psalmet: krah. Heb. 3:7).

Autorët njerëzorë të Biblës ishin, pra, relativisht të parëndësishëm për Kristianët e hershëm; ishte fakti që fjalët e tyre ishin të frymëzuara nga Fryma e Zotit ajo që kishte rëndësi.

Fuqia e Fjalës së Zotit

Fryma e Zotit, duke iu referuar jo vetëm mendjes/prirjes së Tij, por, gjithashtu, edhe fuqisë me të cilën Ai shpreh ato mendime, pritet që fjala e frymës së Tij të jetë jo vetëm një thënie nga mendja e Tij; ka edhe fuqi dinamike në atë fjalë. Një vlerësim i vërtetë i kësaj fuqie duhet të na bëjë të etur për të; çdo lloj ndrojtje e shoqëruar me të duhet të kalohet duke ditur që bindja ndaj Fjalës së Zotit do të na japë fuqinë për të cilën kemi nevojë të shpejtojmë jashtë gjërave të vogla të kësaj jete, drejt shpëtimit. Sipas përvojës së shumtë në këtë, Pali shkroi:-

"Unë nuk kam turp nga Ungjilli (fjala) i Krishtit: sepse është fuqia e Zotit drejt shpëtimit" (Rom. 1:16).

Lluka 1:37 (V.R.) i bie të njëjtit avaz: "Asnjë fjalë e Zotit nuk do të jetë pa fuqi (frymë)".

Prandaj, studimi i Biblës dhe zbatimi i saj në jetën tonë është një proçes dinamik. Është krejt palidhje me interpretimin e ftohtë akademik të teologëve dhe po ashtu me Kristianizmin që "I vjen mirë' të shumë kishave, ku citohen shkurtimisht pak pjesë, por nuk bëhet asnjë përpjekje për t’i kuptuar ose zbatuar ato. "Fjala e Zotit është e shpejtë (e gjallë) dhe e fuqishme"; "fjala e fuqisë së Tij (e Zotit)" (Heb. 4:12; 1:3). "Fjala e Zotit... vepron ndër ju që besoni" (1 Thes. 2:13). Përmes Fjalës, Zoti është aktivisht në punë në mendjet e besimtarëve të vërtetë, çdo orë të ditës.

Mesazhi bazë i Ungjillit, që ju po mësoni, është, pra, fuqia e vërtetë e Zotit; në qoftë se ju e lejoni, mund të punojë në zemrën tënde për të të ndryshuar ty në një fëmijë të Zotit, duke treguar frymën/mendjen e Zotit në njëfarë shkalle në këtë jetë, duke të pregatitur për ndryshimin në natyrën frymërore të Zotit, që do të vijë me kthimin e Krishtit (Pje.1:4). Predikimi i Palit ishte "në shpalosjen e frymës dhe të fuqisë" (1 Kor. 2:4).

Ne jemi të rrethuar nga ata që kanë gjysmë besimi në Biblën si Fjala e Zotit, pavarësisht nga pretendimet e tyre për përkushtim ndaj Krishtit. Në ngjashmëri ata pretendojnë se besojnë tek Zoti dhe prapë nuk pranojnë dot që Ai është person i vërtetë. Duke mohuar frymëzimin total të Shkrimit dhe epërsinë e tij mbi ndjenjat dhe bindjet tona vetjake, ata mohojnë fuqinë e Zotit. Më vijnë në mendje fjalët e 2 Tim. 3:5 "të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj", d.m.th. fuqisë së fjalës së Ungjillit.

Bota tallet me besimin tonë të thellë ("Ti nuk beson vërtet ashtu, apo jo?!") dhe po ashtu ishte me atë të Palit dhe bandës së tij të predikuesve: "Predikimi i kryqit është marrëzi për ata që humbin; po për ne që shpëtohemi është fuqia e Zotit" (1 Kor. 1:18).

Duke mbajtur këtë në mendje a nuk mundemi ne vallë ta mbajmë Biblën në duar me një masë rrespekti më të madhe dhe ta lexojmë me më tepër se kurrë dëshirë për ta kuptuar dhe iu bindur.

Prirja e Njerëzve Të Zotit Ndaj Fjalës Së Tij

Po të lexosh me ndjeshmëri historinë e Biblës, duket se shkruesit e saj jo vetëm e dinë që janë të frymëzuar, por trajtojnë edhe shkruesit e tjerë të Biblës si të frymëzuar. Zoti Jezus është i shquar në këtë. Kur Jezusi citonte nga Psalmet e Davidit, ai e hapte këtë me fjalët, "Davidi në frymë..." (Mt. 22:43), duke treguar njohjen e tij ndaj faktit që fjalët e Davidit ishin të frymëzuara. Jezusi, gjithashtu foli për "shkrimet" e Moisiut (Gjon. 5:45-47), duke treguar se ai besoi që Moisiu kishte shkruar pesë librat e parë të Biblës. Të ashtuquajturit Kristianët e ‘kritikës më të lartë’ kanë vënë në dyshim që Moisiu mund të shkruante, por prirja e Krishtit e kundërshton në mënyrë të qartë tentativën e tyre. Ai i quajti shkrimet e Moisiut "urdhërimet e Zotit" (Mark 7:8,9). I njëjti grup i dyshuesve të pandershëm pretendon që shumë nga Dhjata e Vjetër është mith, po Jezusi ose Pali kurrë nuk i trajtoi si të tilla. Jezusi foli për Mbretëreshën e Shebës si një fakt historik i pranuar (Mt. 12:42); ai nuk tha, 'Si thotë historia për Mbretëreshën e Shebës...'. Prirja e Apostujve ishte e njëjtë me atë të Zotit të tyre. Është përmbledhur nga Pjetri, i cili tha se përvoja e tij vetjake e dëgjimit të fjalëve të Krishtit me veshët e vet u eklipsua nga "fjala më e sigurt e profecisë" (2 Pet. 1:19-21). Pjetri besoi se letrat e Palit ishin "Shkrime" aq sa edhe "Shkrimet e tjera", një frazë e përdorur zakonisht për shkrimet e Dhjatës së Vjetër. Kështu Pjetri i pa letrat e Palit si po aq autoritare sa edhe Dhjatwn e Vjetër.

Ka shumë aludime tek Veprat e Apostujve, Letrat dhe Zbulesa ndaj Ungjillit (p.sh. krah. Vep. 13:51; Mt. 10:14), duke treguar jo vetëm se ata ishin të frymëzuar të gjithë nga e njëjta Frymë, por që historitë e Ungjillit u trajtuan si të frymëzuara nga shkruesit e Dhjatës së Re. Pali në 1 Tim. 5:18 citon të dy LiP. 25:4 (në Dhjatën e Vjetër) dhe Lk. 10:7 si "Shkrimi". Pali këmbëngul në atë që porositë e tij ishin nga Krishti, jo nga vetja e tij (Gal. 1:11,12; 1 Kor. 2:13; 11:23; 15:3). Kjo u njoh nga apostujt e tjerë; kështu Jakobi 4:5 citon fjalët e Palit të Gal. 5:17 si "Shkrimi".

Zoti "na ka folur" në Krisht; prandaj nuk ka nevojë për ndonjë zbulim të mëtejshëm (Heb. 1:2). Është e vëzhgueshme që Bibla aludon për shkrime të tjera të frymëzuara, të cilat sot nuk janë më (p.sh. libri i Jasherit, shkrimet e Nathanit, Elijas, Palit ndaj Korinthit dhe Letra e tretë e Gjonit lë të kuptojë se Gjoni kishte shkruar një letër të paruajtur kishës, së cilës Diotrefesët refuzuan t’i binden). Pse nuk janë ruajtur këto shkrime për ne? Me sa duket sepse nuk kishin lidhje me ne. Prandaj ne mund të rrimë të qetë se Zoti ka ruajtur gjithçka që ka lidhje me ne.

Nganjëherë pretendohet se librat e Dhjatës së Re u pranuan gradualisht si të frymëzuara, por fakti që Apostujt i trajtuan shkrimet e njëri-tjetrit si të frymëzuara sigurisht që e mohon këtë. Egzistonte një dhunti mrekullie e Frymës për të provuar nëse letrat dhe fjalët që pretendonin të ishin të frymëzuara ishin në të vërtetë të tilla (1 Kor. 14:37; 1Gjon 4:1; Zbu. 2:2). Kjo do të thotë që letrat e frymëzuara u pranuan menjëherë si të frymëzuara. Në qoftë se kishte ndonjë përzgjedhje njerëzore të padrejtuar të asaj që ndodhte në Biblën tonë, atëherë libri nuk do kishte asnjë autoritet.