Bazat E BIBLËS
Kapitulli 2: Fryma e Zotit
Përkufizim | Frymëzimi | Dhuntitë e Frymës së Shenjtë | Tërheqja e Dhuntive | Pyetje

2.3 Dhuntitë E Frymës Së Shenjtë

Në kohëra të ndryshme në marrëdhëniet e Tij me njerëzit, Zoti ka caktuar përdorimin e fuqisë së Tij ("Frymën e Shenjtë") tek njerëzit. Megjithatë, kjo nuk ka qenë kurrë në formën e një "çeku të bardhë", si t’i aftësonte ata të bënin çfarë të dëshironin; gjithmonë përdorimi i kësaj Fryme të Shenjtë ka qenë për një qëllim të caktuar. Kur ishte përfunduar, dhuntia e Frymës së Shenjtë tërhiqej. Ne duhet të kujtojmë që Fryma e Zotit vepron në mënyrë që të paraprijë qëllimin që është në mendjen e Tij. Qëllimi i Tij shpesh lejon vuajtje afatshkurtra në jetët e njerëzve me qëllim që të realizojë qëllimin e Tij afat-gjatë (shih Kapitulli 6.1), kështu duhet të pritet që Fryma e Tij e Shenjtë të mos përdoret me domosdo për të ngritur vuajtjet njerëzore në këtë jetë. Çdo çlirim i tillë që arrin do të jetë për një qëllim më të lartë duke na shprehur mendjen e Zotit.

Kjo është në dallim të shquar midis prirjeve më të përhapura të Kristianëve ndaj Frymës së Shenjtë sot; të jepet përshtypja se besimi në Krisht ia vlen për shkak të dobive fizike, p.sh. shërimi nga sëmundja, që supozohet të ta japë Fryma e Shenjtë. Kjo shpjegon pse në vende të vuajtura si Uganda ka pasur një shpërthim të dukshëm të njerëzve që pretendojnë se zotërojnë dhunti shëruese të frymës dhe, historikisht, pretendime të tilla shpesh kanë përkuar me kohët e nevojave të mëdha njerëzore. Kjo në vetvete vë në dyshim pretendimet e sotme të zotërimit të frymës; në qoftë se dikush kërkon përvojë që tejkalon hallet njerëzore të sotme, është e lehtë të pretendosh të kesh gjetur diçka që plotëson kushtin.

Shumë 'Kristianë' sot pretendojnë se zotërojnë dhunti të mrekullueshme të frymës, megjithatë, kur pyeten se cili është tamam qëllimi i tyre, duket një pasiguri të konsiderueshme. Zoti e ka dhënë gjithmonë frymën e Tij për të arritur detyra të veçanta të përcaktuara. Për shkak të kësaj, ata që me të vërtetë i zotërojnë dhuntitë e frymës e dinin me saktësi për çfarë duhej t’i përdornin dhe, prandaj, nuk arritën vetëm sukses të pjesshëm në përdorimin e tyre. Kjo dallon nga shumë dështime dhe kurime të pjesshme të provuara nga ata që pretendojnë të kenë dhuntitë shëruese të frymës sot.

Shembujt e mëposhtëm të gjithë tregojnë arsye dhe objektiva të veçanta pas dhënies së dhuntive frymore. Në asnjë nga këto raste nuk kishte ndonjë element subjektiv të shoqëruar me zotërimin e dhuntive dhe as zotëruesit e dhuntive nuk ishin në gjendje t’i përdornin ato sipas mendjes së tyre. Meqë ne po flasim për Frymën e Zotit, është e pakonceptueshme që njerëzit mund ta drejtonin përdorimin e saj, duke parë se u ishte dhënë për të kryer dëshira të caktuara të Zotit, dhe jo ato të njerëzve që kishin përdorimin e përkohshëm të saj (krah. Isa. 40:13).

- Në fillim të historisë së Izraelit, ata u urdhëruan të bënin një tendë të punuar me hollësi ("tabernakulli") në të cilën mund të mbaheshin altari dhe sendet e tjera të shenjta; u dhanë udhëzime të hollësishme se si të bëheshin të gjitha sendet që do të ishin të nevojshme për adhurimin e Zotit. Për të kryer këtë, Zoti u dha frymën e Tij burrave të caktuar. Ata ishin "të mbushur me frymën e diturisë, ata të bëjnë rrobat e Aaronit..." etj. (Eks. 28:3).

- Një nga këta burra, Bezaleel, ishte "mbushur me frymën e Zotit, me dituri, me zgjuarsi, me njohuri dhe çdo shkathtësi, ...punojë në ar dhe...për të gdhendur gurë...në çdo lloj punimesh" (Eks. 31: 3-5).

Num. 11:14-17 tregon se si fryma/fuqia dhënë Moisiut iu morr atij dhe iu dha pleqve të Izraelit, për t’i aftësuar të gjykonin me drejtësi hallet e njerëzve që të lehtësonin barrën e Moisiut. Menjëherë para vdekjes së Moisiut, dhuntia e frymës u kalua nga ai te Joshua që edhe ai të mund të udhëhiqte si duhej popullin e Zotit (LiP. 34:9).

- Nga koha që populli i Izraelit hyri në tokën e tij deri në mbretin e tyre të parë (Saul) ata qeveriseshin nga njerëz që quheshin gjyqtarë. Gjatë kësaj periudhe ata qenë shtypur shpesh nga armiqtë e tyre, por libri i Gjyqtarëve tregon se si fryma e Zotit erdhi mbi disa nga gjyqtarët që mrekullisht të çlironte Izraelin nga pushtuesit e tyre - Othniel (Gjy. 3:10), Gideon (Gjy. 6:34) dhe Jefthah (Gjy.11:29) e ilustrojnë këtë.

- Një gjyqtari tjetër, Samson, iu dha fryma të vriste një luan (Gjy. 14:5,6); të vriste 30 burra (Gjy. 14:19) dhe të këpuste litarët, me të cilët e kishin lidhur (Gjy. 15: 14). "Frymë e Shenjtë" e tillë nuk ishte, e zotëruar nga Samson vazhdimisht - erdhi mbi të për të arritur gjërat e veçanta dhe pastaj iu tërhoq.

Nga kjo duhet të jetë e qartë që marrja e dhuntisë së përdorimit të Frymës së Zotit për një qëllim të veçantë nuk ishte

  • Një garanci e shpëtimit
  • Diçka që vazhdoi gjithë jetën e personit
  • Një forcë e fshehtë brenda tyre
  • Diçka e fituar nga ndonjë 'përvojë vetjake’ e dalldisur.

Duhet thënë se ka shumë arsyetime të turbullta për dhuntitë e Frymës së Shenjtë. Njerëzit pretendojnë t’u ketë ‘ardhur Fryma e Shenjtë' dhe në shumë Salla Ungjilli predikuesi josh me 'marrjen e dhuntive të frymës' ata që janë duke menduar ‘të pranojnë Jezusin'. Por duhet shtruar pyetja, Cilat dhunti? Është e pakonceptueshme që njerëzit nuk e dinë saktësisht cilën dhunti zotërojnë. Samsonit iu dha dhuntia e frymës për të vrarë një luan (Gjy. 14:5,6); kur ishte përballë kafshës hakërryese ai do ta ketë ditur me saktësi për çfarë iu dha fryma. Nuk mund të ketë pasur dyshim në mendjen e tij. Kjo dallon ashiqare me ata që pretendojnë t’u jetë dhënë Fryma e Shenjtë, por nuk mund të kryejnë një veprim të veçantë; as që e dinë cilën dhunti(të) supozohet që të kenë.

Arsyet Për Dhuntitë Në Shekullin E Parë

Urdhërimi i fundit i Krishtit ishte që apostujt të shkonin nëpër botë duke predikuar Ungjillin (Mark 16:15,16). Ata e bënë këtë, me temën e vdekjes së Krishtit dhe ringjalljen mbi të gjitha në lajmin e tyre. Por mbani mend që atëherë nuk ishte Dhjata e Re siç e njohim ne. Siç rrinin në tregje dhe sinagogat duke folur për këtë njeri, Jezusi i Nazaretit, tregimi i tyre mund të dukej dokrra - një karpentier nga Izraeli, që ishte i përkryer, që vdiq dhe pastaj u ringjall në përputhje të saktë me profecinë e Dhjatës së Vjetër dhe që tani u kërkonte të pagëzoheshin dhe të ndiqnin shembullin e Tij.

Në ato ditë, edhe burra të tjerë po përpiqeshin të zhvillonin ndjekje kulti. I duhej provuar botës në ndonjë mënyrë që lajmi i predikuar nga Kristianët ishte nga Zoti Vetë, dhe jo një filozofi e një grupi peshkatarësh nga Izraeli Verior.

Në ditët tona ne i drejtohemi shënimeve të Dhjatës së Re mbi veprën dhe doktrinën e Jezusit që të provojmë që lajmi ynë është nga Zoti; por në ato ditë, përpara se të shkruhej dhe të jepej, Zoti lejoi predikuesit të përdornin Frymën e Tij të Shenjtë që të theksonin të vërtetën e asaj që thoshin. Kjo ishte arsya e veçantë për përdorimin e dhuntive në sytë e botës; mungesa e Dhjatës së Re të shkruar , gjithashtu duhet ta ketë bërë të vështirë rritjen në besim të grupeve të reja të besuesve. Problemet e panumërta praktike midis tyre nuk duhet të kenë pasur zgjidhje të qarta; do të kishte pasur vetëm pak mundësi që ata të rriteshin në besim në Krishtin. Kështu për këto arsye dhuntitë e Frymës së Shenjtë u dhanë për udhëzimin e besimtarëve të hershëm nëpërmjet lajmeve të frymëzuara, derisa u shkruan dhe u qarkulluan shënimet e Dhjatës së Re mbi këto lajme dhe mësimet e Jezusit.

Si gjithmonë, këto arsye për aprovimin e Frymës së Shenjtë u bënë më se të qarta:-

- "Kur ai (Jezusi) u ngjit lart (në qiejt), ai...u dha njerëzve dhuntitë (e frymës)... për përsosjen e shenjtorëve, për veprën e (predikimit) shërbimit, dhe për ndërtimin e trupit të Krishtit", d.m.th. besimtarët (Efe. 4:8,12).

- Kështu Pali u shkroi besuesve në Romë, "Unë dëshiroj fort t’ju shoh për t’ju komunikuar ndonjë dhunti frymërore, që të forcoheni" (Rom. 1:11).

Në lidhje me përdorimin e dhuntive për konfirmimin e përhapjes së Ungjillit, ne lexojmë:-

- "Ungjilli ynë nuk erdhi mbi ju vetëm me fjalë, por edhe në fuqi dhe në Frymën e Shenjtë dhe në shumë siguri" përmes punës së mrekullive (1 Thes. 1:5 krah. 1 Kor. 1: 5,6).

- Pali mund të fliste për "ato gjëra që Krishti ka bërë nëpërmjet meje, për t’i sjellë në dëgjesë johebrenjtë me fjalë dhe (mrekulli) vepër, me fuqi shenjash dhe çudirash, me fuqi të Frymës së Peëndisë" (Rom. 15:18,19)).

- Në lidhje me përhapësit e Ungjillit, ne lexojmë, "Zoti gjithashtu dëshmonte për të me anë shenjash dhe mrekullish dhe me vepra të ndryshme të fuqishme... dhuntitë e Frymës së Shenjtë" (Heb. 2:4).

- Një fushatë e përhapjes së Ungjillit në Qipro u mbështet nga mrekullitë, që "deputeti (qeveritari), kur ai pa çfarë u bë, besoi, i mrekulluar nga doktrina" (Vep. 13:12).

Kështu mrekullitë e bënë atë të respektonte vërtetë doktrinat që mësoheshin. Edhe në Ikon, "Zoti...i jepte dëshmi fjalës së hirit të tij dhe lejoi të bëheshin shenja dhe mrekulli" (Vep 14:3).

E gjitha kjo është përmbledhur nga komentet mbi bindjen e apostujve ndaj urdhërimit për të predikuar: "Ata dolën dhe predikuan kudo, Zoti bashkëvepronte me ta dhe e vërtetonte fjalën me shenjat që e shoqëronin" (Mark 16:20).

Gjëra Të Caktuara Në Kohë Të Caktuara

Këto dhunti të frymës u dhanë, pra, që të kryheshin gjëra të caktuara në kohë të caktuar. Kjo tregon sa gabim është të pretendosh që zotërimi i mrekullueshëm i dhuntisë është një përvojë e përhershme gjatë jetës së një personi. Apostujt, duke përfshirë Pjetrin, ishin "të mbushur me Frymën e Shenjtë" në festën e Pentakostit, shpejt pas ngritjes së Jezusit (Vep. 2:4). Prandaj ata ishin në gjendje të flisnin në gjuhë të huaja që të fillonin predikimin e Ungjillit Kristian në një mënyrë spektakolare. Kur autoritetet u përpoqën t’i shtrëngonin me kërcënime, "Pjetri, i mbushur me Frymën e Shenjtë" ishte në gjendje t’u përgjigjej në mënyrë bindëse (Vep. 4:8). Me lirimin e tyre nga burgu ata u aftësuan nga dhuntitë të vazhdonin predikimin- "ata ishin të gjithë të mbushur me frymën e shenjtë dhe folën fjalën e Zotit me çiltërsi" (Vep. 4:31).

Lexuesi vëzhgues do të dallojë që nuk thotë "ata, duke qenë tahmë plot me frymën", bënë këto gjëra. Ata u mbushën me frymën për të kryer gjëra të caktuara, por duhej të rimbusheshin për të arritur objektivin tjetër në planin e Zotit. Pali, në ngjashmëri, u "mbush me Frymën e Shenjtë" te pagëzimi i tij, por vite më vonë ai përsëri do të "mbushej me Frymën e Shenjtë" që të ndëshkonte me qorrim një burrë të lig (Vep. 9:17: 13:9).

Duke folur për dhuntitë e mrekullueshme, Pali shkroi se besimtarët e hershëm i zotëruan ato "në përputhje me masën e dhuntisë së Krishtit" (Ef 4:7). Fjala Greke për "masën" do të thotë "një pjesë ose shkallë e kufizuar" (Fjalorthi i Strong-ut). Vetëm Jezusi i kishte dhuntitë pa masë, d.m.th. me liri të plotë për t’i përdorur ato siç dëshironte Ai (Gjoni 3:34).

Ne tani do të përkufizojmë dhuntitë e frymës që duket të përmenden më tepër si të zotëruara në shekullin e parë.

Dhuntitë E Frymës Në Shekullin E Parë

Profecia

Fjala Greke për ‘profet’ do të thotë dikush që para-thotë Fjalën e Zotit - d.m.th. çdo person i frymëzuar të flasë fjalët e Zotit, të cilat nganjëherë përfshinin parashikimin e ngjarjeve të së ardhmes (shih 2 Pjet. 1:19-21). Kështu "profetët" - ata me dhuntinë e profecisë - erdhën "nga Jeruzalemi në Antioki. Dhe atje u ngrit njëri prej tyre i quajtur Agab dhe nëpërmjet Frymës parathoshte se do të ndodhte në mbarë botën një zi e madhe buke: dhe kjo ndodhi më vonë në kohën e Klaud Cezarit. Atëherë dishepujt secili sipas mundësive të tij, vendosën t’u çojnë një ndihmë vëllezërve që banojnë në Judë" (Vep. 11:27-29). Kjo lloj profecie shumë e specifikuar, që kishte një përmbushje të qartë brenda pak viteve, mungon në ata që pretendojnë të kenë dhuntinë e profecisë; në të vërtetë, kisha e hershme ishte kaq e sigurtë që kjo dhunti vërtetë zotërohej midis tyre, saqë ata dhanë kohën dhe paratë e tyre për të ndihmuar me vështirësinë që u parashikua. Pak shembuj të këtij lloji mund të gjenden në kishat e sotme të ashtu-quajtura 'të mbushura me frymë’.

Shërimi

Duke parë që apostujt përhapnin lajmin e mirë (Ungjillin) të ardhjes së Mbretërisë së Zotit të përkryerjes në tokë, ishte e përshtatëshme që ta vërtetonin lajmin e tyre duke bërë mrekulli që dha një shije parprake se si do të ishin ato kohë kur "sytë e të verbërit do të hapen dhe veshët e shurdhit do të jenë të pandalshme. Atëherë çalamani do të kërcejë..." (Isa. 35:5,6). Për më tepër mbi kushtet në mbretërinë e Zotit, shih kapitullin 5. Kur të vendoset Mbretëria e Zotit në tokë, premtime të tilla si këto nuk do të pëmbushen me gjysmë mase, dhe as do të ketë mëdyshje në është Mbretëria këtu apo jo. Prandaj vërtetimi mrekullor i Zotit mbi lajmin e asaj Mbretërie ishte në një formë përfundimtare, të përcaktuar që nuk mund të mohohet; për këtë arsye shumë nga shërimet e mrekullueshme të shfaqura nga besimtarët e hershëm ishin në publik të hapur.

Një shembull klasik shihet në shërimin që Pjetri i bën një lypësi çalaman që shtrihej çdo mëngjes te porta e tempullit. Vep. 3:2 përmend që ata e shtrinë atje ditë për ditë - që ai të ishte një pamje e njohur. I shëruar nga përdorimi i Pjetrit të dhuntisë së frymës, "me një të hopur u ngrit në këmbë dhe filloi të ecë dhe hyri me ta në tempull, duke ecur dhe duke u hedhur... Dhe të gjithë njerëzit e panë duke ecur dhe lavdëruar Zotin: dhe e njohën se ishte ai që rrinte ulur para derës së Bukur të tempullit: dhe u mbushën me habi dhe çudi për atë që i kishte ndodhur atij. Dhe ndërsa i çali që ishte shëruar rrinte pas Pjetrit...gjithë populli i çuditur rendi drejt tyre te portiku..." (Vep. 3:7-11).

Atëherë Pjetri menjëherë ia filloi një bisede të hapur mbi ringjalljen e Krishtit. Duke patur faktin e padiskutueshëm, e pakundërshtueshëm të shërimit të lypësit mu përpara tyre, ne mund të jemi të sigurtë që ata do t’i kenë marrë fjalët e Pjetrit për të Zotit. Porta e tempullit në "orën e lutjes" (Vep. 3:1) do të ketë qenë plotë me njerëz, si një mapo në mëngjesin e një dite të shtune. Zoti zgjodhi një vend të tillë që të vërtetonte përhapjen e fjalës së Tij me një mrekulli kaq të qartë. Po ashtu lexojmë në Veprat 5:12, se "dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve". Shpalljet e zakonshme të bëra nga shëruesit e ‘Pentakostit’ dhe të tjerë si ata kapen pas gjërave që kanë ndodhur më tepër në kishat e kthinave se sa në rrugë dhe në praninë e 'besuesve' të mprehur në frymën e pritjes për ndodhinë e një ‘mrekullie’ dhe jo përpara njerëzve të zakonshëm zemër-gur.

Le të thuhet se shkruesi i sotëm ka patur përvojë të konsiderueshme në diskutimin e këtyre çështjeve me pretendues të sotëm të zotërimit të frymës dhe gjithashtu në dëshminë e shumë pretendimeve të zotërimit të frymës. Prapë 'dëshmia ime vetjake' e të parit shumë ‘shërime’ të papërfunduara dhe më e shumta kurime të pjesëshme, nuk ka nevojë të jetë veçanërisht e detajuar; çdo anëtar i ndershëm i këtyre kishave do ta pranojë që shumë nga këto ngjasin. Në shumë raste ua kam vënë në dukje shokëve të mi Pentakostal, "unë nuk jam në kundërshtim me besimin që ju mund të keni këto fuqi të mëdha. Por Zoti gjithmonë e ka treguar qartë kush e ka fuqinë e Tij dhe kush nuk e ka; kështu që nuk është e paarsyeshme që të të kërkoj të ma demonstrosh faktin - dhe atëherë unë mund të jem më i hapur për të pranuar pozicionin tënd doktrinal, të cilin tani për tani nuk mund ta ballafaqoj me Shkrimin".Kurrë nuk më është dhënë një demonstrim i frymës dhe i fuqisë".

Në dallim me prirjen time, Izraelitët orthodoks të shekullit të parë kishin mendje të mbyllura ndaj mundësisë që Kristianët zotëronin dhuntitë mrekulluese të frymës së Zotit. Megjithatë edhe ata duhej ta pranonin, "Ky njeri bën shumë mrekulli" (Gjon 11:47) dhe, "sepse në të vërtetë është bërë një mrekulli e dukshme...u është njohur të gjithë banorëve të Jeruzalemit; dhe ne nuk mund ta mohojmë" (Vep. 4:16). Po ashtu ata që dëgjuan Apostujt të flasin në gjuhë ishin "hutuar" (Vep. 2:6). Nuk ndodh e njëjta gjë sot në përgjigje të belbëzimit Pentakostal. Fakti që njerëzit me prirje më të mira ndaj 'Pentakosteve' moderne mund të mohojnë me arsye që ata vërtetë bëjnë mrekulli, sigurisht është një pikë me peshë në këtë debat. Në qoftë se vetëm një mrekulli u botua në gazetë nëpër Jeruzalem, a nuk është e arsyeshme të sugjerohet se sikur të bëhej një mrekulli e vërtetë në Sheshin Trafalgar të Londrës ose në Parkun e Nairobit Nyaharuru, atëherë do të kishte njohje në të gjithë botën se dhuntitë e frymës mrekullibërëse të Zotit zotërohen edhe sot. ‘Shërimet’ Pentakostale janë më tepër rezultat i kushtëzimit emocional dhe psikologjik, se sa veprim direkt i frymës së Zotit. Në dallim, Pjetri ishte i aftë t’i përdorte dhuntitë e vërteta të mrekullive për të shëruar njerëzit siç ishin shtrirë në rrugë (Vep. 5:15); Dhuntitë mrekulluese të Palit u dëshmuan nga një Qeveritar mosbesues (Vep. 13:12,13), si edhe nga shumë paganë që banonin në qytetin e Listrës (Vep. 14:8-13). Siç kërkohej nga vetë natyra e dhuntive të frymës, këto gjëra bëheshin në publik të hapur dhe në asnjë mënyrë nuk mund të vihej në dyshim me ndonjë shpjegim tjetër, përveçse të pranohej që ishte fuqia e Zotit e shpalosur haptas nga Shërbyesit e Tij. Efekti i një prej mrekullive shëruese të Krishtit ishte i ngjashëm "Ata ishin të gjithë të habitur (ata që e panë) dhe lavdëruan Zotin, duke thënë, Ne kurrë nuk e kemi parë në këtë mënyrë" (Mk. 2:12).

Gjuhët

Apostujt, peshkatarë të vrazhdë siç ishin disa prej tyre, iu dha detyra e madhe të shkonin nëpër botë, duke predikuar Ungjillin (Mk. 16:15,16). Ndoshta reagimi i tyre i parë ishte, "Po unë nuk di gjuhët!" Për ta nuk ishte as çështja, "Unë nuk isha dhe aq mirë me gjuhët në shkollë", sepse ata nuk kishin shkollë. Ishte e shkruar gjithandej "që ata ishin burra të pamësuar dhe të paditur" (Vep. 4:13) kur ishte fjala për atë lloj gjëje. Dhe edhe për predikuesit më të shkolluar (p.sh. Pali), hendeku i gjuhës ishte i tmerrshëm. Kur bëheshin këmbime, mbështetja që do të nevojitnin në njëri-tjetrin për ngritjen e tyre intelektuale (në mungesë të Dhjatës së Re të shkruar) do të thoshte që pa kuptuar gjuhën e njëri-tjetrit ishte një problem i madh.

Për të kapërcyer këtë, iu miratua dhuntia e foljes së gjuhëve të huaja ("gjuhët") dhe aftësia për të kuptuar ata. Është e dukshme që ka kundërshtim të qartë midis këtij këndvështrimi të "gjuhëve" dhe atij të Kristianëve të 'ri-lindur', të cilët i përshkruajnë mërmëritjet histerike të tingujve të tyre të pakuptueshme si ''gjuhët'. Kjo ngatërresë mund të qartësohet duke treguar se përkufizimi Biblik i "gjuhëve" është "gjuhë të huaja".

Në festën çifute të Pentakosti, menjëherë pas ngritjes së Krishtit në qiejt, Apostujt "u mbushën me Frymën e Shenjtë, dhe filluan të flisnin me gjuhët e tjera...Turmat u mblodhën (përsëri, një shpalosje publike e dhuntive!) dhe ishin të hutuara, sepse secili nga ata i dëgjoi të flisnin gjuhën e vet. Dhe të gjithë habiteshin dhe mrekulloheshin, dhe i thoshin njëri-tjetrit, Ja, a nuk janë të gjithë galileas këta që flasin? Dhe si vallë secili nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën (e njëjta fjalë Greke përkthyer ‘gjuhët’) tonë amtare? Partët dhe Medët...ne i dëgjojmë të flasin në gjuhët tona... Dhe të gjithë habiteshin" (Vep. 2:4-12). Është e vështirë të besosh theksimi i dyfishtë në mahnitjen e njerëzve dhe mrekullimin e tyre do të kishte qenë i nevojshëm po të kishin dëgjuar vetëm llapa-llapa të folur nga ata që pretendojnë të kenë dhuntinë sot; kjo i jep shkas sarkazmës së hollë ose indiferencës më tepër se sa mahnitjes dhe bindjes nga të kuptuarit e fjalëve të folura, të cilat u përjetuan në Vep. 2.

Përveç paralelizmit të qartë midis "gjuhës(anatomike)" dhe "gjuhës (së folur)" në Vep. 2:4-11, "gjuhët (anatomike)" përdoret shumë qartësisht për të kuptuar "gjuhët ( e folura)" në pjesë të tjera të Dhjatës së Re; fjalia "popujt, dhe kombet, dhe gjuhët" përdoret pesë herë në Zbulesën për të folur për të gjithë popujt e planetit tokë (Zbu. 7:9; 10:11; 11:9; 13:7; 17:15). Fjala Greke për "gjuhët" përmendet në variantin Grek të Dhjatës së Vjetër (e quajtur 'Septuagint') në kuptimin e gjuhëve (shih Zan. 10:5; LiP. 28:49; Dan. 1:4).

1 Kor. 14 është një listë urdhërimesh lidhur me përdorimin e dhuntisë së gjuhëve; v 21citon Isa. 28:11 se si kjo dhunti do të përdorej kundër Çifutëve: "Në ligj është shkruar, Me njerëz të gjuhëve dhe buzëve të tjera do t’i flas këtij populli...". Is. 28:11 kryesisht e ka fjalën për pushtuesit e Izraelit që u flasin Çifutëve në gjuhët ("gjuhët (anatomike)") që ata nuk do t’i dinin. Paralelizmi midis "gjuhëve" dhe "buzëve" tregon se "gjuhët" ishin gjuhët e huja. Ka shumë tregues të tjerë në 1 Kor. 14 që "gjuhët" i referohet gjuhëve të huaja. Ky kapitull është kritika e frymëzuar e Palit mbi abuzimin e dhuntive që po ndodhnin në kishën e hershme dhe si i tillë hedh shumë dritë mbi natyrën e dhuntive të gjuhëve dhe profecisë. Ne tani do të përpiqemi të bëjmë një koment të shkurtër mbi të. Vargu 37 është një varg kyç:-

"Në qoftë se dikush mendon se është profet ose frymëror le të njohë se ato që po ju shkruaj janë urdhërime të Zotit."

Në qoftë se dikush pretendon të ketë dhunti frymërore, ai duhet të pranojë, pra, se urdhërimet paraardhëse mbi përdorimin e dhuntive janë të frymëzuara nga Zoti. Gjithkush që nuk u bindet atyre urdhërimeve është, pra, duke pranuar hapur se ata mendojnë se është me vend të fyejë fjalët e frymëzuara të Zotit. Vargjet 11-17:-

"Pra, në qoftë se unë nuk e marr vesh kuptimin e zërit, do të jem si një i huaj për atë që flet dhe ai që flet do të jetë një i huaj për mua.

Kështu edhe ju, mbasi doni fort të keni dhunti frymërore, kërkoni që t’i keni të bollshme për ndërtimin e kishës.

Prandaj ai që flet një gjuhë tjetër, le të lutet që të mund ta interpretojë.

Sepse në qoftë se unë lutem në një gjuhë tjetër, fryma im lutet, por mendja ime është e pafrytshme.

Po atëhere? Do të lutem me frymën, por do ta bëj edhe me mendjen: do të këndoj me frymën, por do të këndoj edhe me mendjen.

Me fjalë të tjera, në qoftë se ti e lavdëron Perëndinë me frymën, ai që zë vendin e profanit, si do të thotë Amen për falederimin tënd, kur nuk merr vesh ç’po thua?

Sepse ti edhe mund të falenderosh mirë, por tjetri nuk ndërtohet."

Të flasësh në një gjuhë, të cilën të pranishmit në shërbim nuk e kuptojnë, është, pra, pakuptim. Përdorimi i të folurit 'llapa-llapa’ përjashtohet - sepse si mund të thuhet një Amen i vërtetë në fund të "lutjes" së përbërë nga xhebraishte që nuk mund të kuptohet? Kujto që ajo "Amen" do të thotë ''Ashtu qoftë', d.m.th. 'unë jam krejtësisht dakort me çfarë është thënë në këtë lutje'. Të folurit në gjuhë që nuk është e kuptueshmë nga vëllezërit e tu nuk i ndriçon ata, thotë Pali.

Vargu 19:-

"Por në asamble parapëlqej të them pesë fjalë me mënçurinë time për Mësimi e të tjerëve se dhjetë mijë fjalë në gjuhë tjetër."

Kjo është troç. Një fjali e shkurtër mbi Krishtin në Anglisht më ka më tepër dobi se sa orë të tëra predikimi në një gjuhë të huaj - ose 'llapa-llapa'.

Vargu 22:-

"Prandaj gjuhët janë një shenjë jo për ata që besojnë, por për jobesimtarë: kurse profecia nuk është për jobesimtarë, po për besimtarë."

Përdorimi i gjuhëve ishte, pra, për të dalë dhe predikuar Ungjillin. Megjithatë shumica e pretendimeve mbi zotërimin e ‘gjuhëve’ ndodh në grupe 'besimtarësh' ose (me sa duket ) në përvojën e tyre vetjake, kur janë vetëm. Ka një mungesë kronike shembujsh të njerëzve të tillë të aftë për të folur mrekullisht në gjuhë të huaja për të përhapur Ungjillin. Në fillimet e 1990-tës u hap dera e rastit për të predikuar Krishtin në Evropën Lindore, por kishat e ashtuquajtura 'evangjelike' iu desh ta shpërndanin literaturën e tyre në Anglisht, për shkak të hendekut të gjuhës! Sigurisht dhuntia e gjuhëve duhej të ishte përdorur nëse zotërohej?

Vargu 23:-

"Pra, në qoftë se e gjithë kisha është mbledhur në një vend, të gjithë flasin gjuhëra dhe hyjnë profanët ose jobesimtarët, a nuk do të thonë se ju kanë dalë mendtë?"

Tamam kështu ka ndodhur. Muslimanët dhe paganët janë tallur me sjelljen e çuditëshme të atyre që shpallin dhuntinë e gjuhëve nëpër Afrikën Perëndimore. Edhe një Kristian me mend në kokë, po të shikonte një nga këto mbledhjet Pentakostale, do të tundohej të mendonte që anëtarët kanë lajthitur.

Vargu 27:- "Nëse ndonjë flet në gjuhë tjetër, le të bëhet kjo nga dy a më të shumtën tre vetë dhe njeri pas tjetrit dhe një le të përkthejë."

Vetëm dy ose tre vetë nevojiteshin të flisnin në gjuhët gjatë një shërbimi. Është vështirë të mendosh që të jenë më tepër se tre gjuhë të ndryshme të folura nga dëgjuesit. Shërbimi shumë shpejt do të humbiste të gjithë koherencën nëse çdo fjali e folësit do të përkthehej më tepër se dy herë. Sikur dhuntia e guhëve do të zotërohej në një mbledhje në Londrën Qendrore, e ndjekur nga anglezë, me disa turistë francezë dhe gjermanë, folësi mund të fillonte:-

Pastori: Good evening.(Mirë mbrëma)

Folësi i gjuhës së parë: Bon soir (Frengjisht)

Folësi i gjuhës së dytë: Guten abend (Gjermanisht).

Por natyrisht ata duhet të flasin me radhë njeri pas tjetrit. Do të dilte ngatërrim prej tyre nga të folurit në të njëjtën kohë, dhe, për shkak të natyrës thellësisht emocionale të ‘të folurit të sotëm në gjuhët', dukuria ndodh nga gojët e shumë njerëzve në të njëjtën kohë. Unë kam vëzhguar që sa fillon një person, të tjerët ndikohen menjëherë të bëjnë po ashtu.

Dhuntia e gjuhëve duhet të jetë përdorur shpesh në lidhje me atë të profecisë, kështu që një lajm i frymëzuar nga Zoti të mund të paraflitej (me dhuntinë e profecisë) në një gjuhë të huaj ndaj folësit (me dhuntinë e gjuhëve). Një shembull i përdorimit të tillë të të dyja dhuntive mund të gjendet në Vep. 19:6. Megjithatë, në qoftë se në një mbledhje në Londër e ndjekur nga anglezë dhe shumë vizitorë francezë, folësi foli në frengjisht, Anglezët "nuk do të ndriçoheshin". Prandaj duhej të ishte e pranishme dhuntia e përkthmit të gjuhëve (ose gjuhëve), që të gjithë të mund të kuptojnë - në shembullin tonë, e përkthimit nga Frengjishtja në Anglisht. Në ngjashmëri, në qoftë se një folës frëng do të bënte një pyetje, folësi nuk do të ishte në gjendje ta kuptonte pa ndihmë, edhe pse ai ka dhuntinë e të folurit frëngjisht pa e ditur atë vetë. Prandaj dhuntia e përkthimit duhej e pranishme për ndihmë në këtë.

Pa praninë e dikujt me dhuntinë e përkthimit, kur nevojitej, dhuntia e gjuhës nuk do të përdorej:...njëri le të përkthejë. Po në qoftë se nuk ka përkthyes, le të heshtë në kishë" (1 Kor. 14:27,28). Fakti që shumë pretendues modernë të 'gjuhëve' flasin në 'gjuhë' që nuk mund të kuptohen nga asnjë dhe pa përkthyes, është sigurisht një rast mosbindjeje të hapur ndaj këtyre urdhërimeve.

Vargjet 32,33:-

"Frymërat e profetëve u nënshtrohen profetëve. Sepse Perëndia nuk është Perëndi trazimi, por paqtimi, si në të gjitha kishat e shenjtorëve."

Zotërimi i Frymës së Shenjtë, pra, nuk duhet të shoqërohet me një përvojë që nxjerr një person jashtë sferës së ndërgjegjes normale; fryma i nënshtrohet kontrollit të përdoruesit, e nuk është një forcë, së cilës ata i nënshtrohen për të vepruar pa vetëdije. Shpesh pretendohet gabimisht që demonët ose 'frymërat e këqia' zotërojnë ‘të pashpëtuarin' (shih Kapitullin 6.3), kurse Fryma e Shenjtë mbush besimtarët. Por fuqia e frymës për të cilën bën fjalë 1 Kor. 14:32 i nënshtrohet zotëruesit për qëllim të caktuar; nuk ishte një forcë gjallëruese e së mirës kundër forcës së keqe të natyrës njerëzore. Përveç kësaj, ne kemi treguar më parë që këto fuqi të Frymës së Shenjtë erdhën mbi apostujt në kohë të caktuara për të kryer gjëra të caktuara dhe jo që të ishin të pranishme me ta gjithmonë.

Vargu 34

"Gratë tuaja të heshtin në kishë: sepse nuk u lejohet të flasin, por duhet të nënshtrohen sikurse thotë edhe ligji."

Në këtë kuptim të përdorimit të dhuntive të frymës, shtrohet në mënyrë të pamohueshme çështja që, një grua, nuk duhet t’i përdorë gjatë shërbimit në kishë. Pritet mospërfillje e plotë për këtë, në qoftë se dukuria e sotme e të folurit në 'llapa-llapa' është e shpjegueshmë në terma të eksitimit emocional të kalura nga një person në një tjetër në grup dëgjuesish. Gratë, fëmijët - në të vërtetë kushdo me një mendje të hapur - mund të ndikohet nga stimuj të tillë dhe prandaj lëshojnë mërmëritjet histerike, të cilat njihen si 'gjuhët'.

Spikatja e grave në të ashtuquajturën ‘folje në gjuhë' dhe 'profeci' në kishat moderne nuk mund të ballafaqohet me urdhëresën e qartë të këtij vargu. Kundërshtimi qesharak, nga e keqja, që Pali urrente gratë, dërrmohet disa vargje më poshtë: "Në qoftë se dikush mendon se është profet ose frymëror le të njohë se ato që po ju shkruaj janë urdhërime të Zotit" (1 Kor. 14:37) - jo Pali vetë.