Bazat E
BIBLËS Kapitulli 2: Fryma e Zotit Përkufizim | Frymëzimi | Dhuntitë e Frymës së Shenjtë | Tërheqja e Dhuntive | Pyetje |
2.4 Tërheqja e DhuntiveDhuntitë mrekulluse të Frymës së Zotit do të përdoren prapë nga besuesit për të ndryshuar këtë botë të sotme në mbretërinë e Perëndisë pas kthimit të Krishtit. Prandaj dhuntitë janë quajtur "fuqitë e botës (kohës) së ardhme" (Heb. 6:4,5); dhe Joel 2:26-29 përshkruan një derdhje të madhe të dhuntive të frymës pas pendimit të Izraelit. Vetë fakti që këto dhunti do tu jepen besimtarëve me kthimin e Krishtit është provë e mjaftueshme që ato nuk zotërohen tani - duke parë që çdo Kristiani me sy të hapur ndaj Shkrimeve dhe ngjarjeve të botës, kthimi i Zotit sigurisht duhet të vijë së shpejti (shih Shtojca 3) Ka profeci Biblike të qarta që dikur, ndërmjet shekullit të parë, kur zotëroheshin dhuntitë, dhe ardhjes së dytë, dhuntitë do të tëhiqeshin:- "profecitë shfuqizohen; gjuhët pushojnë; dhe (dhuntia e) njohuria, do të shfuqizohet. Sepse ne njohim pjesërisht dhe profetizojmë pjesërisht. Por kur të vijë përsosmëria, atëhere ajo që është e pjesëshme do të shfuqizohet (1 Kor. 13:8-10). Dhuntitë janë "të përkohshmë" (G.N.B.). Dhuntitë e frymës të zotëruara në shekullin e parë duhej të tërhiqeshin "kur të vijë përsosmëria". Kjo nuk mund të jetë ardhja e dytë e Krishtit, duke parë që në atë kohë dhuntitë do të jepen prapë. Fjala Greke e përkthyer "e përkryer" fjalë për fjalë do të thotë 'ajo që është e plotë ose e kryer'; nuk është e thënë të ketë kuptimin e diçkaje pa mëkate. Kjo gjë e plotë do të zëvendësonte njohurinë e pjesëshme, të cilën Kristianët e hershëm e kishin si rezultat i dhuntisë së profecisë. Kujto që profecia ishte dhuntia e parafoljes së fjalëve të frymëzuara të Zotit; rregjistrimi me shkrim i fjalëve të tilla formon Biblën. Në shekullin e parë, një besimtar i zakonshëm do të ketë njohur vetëm një fraksion të Dhjatës së Re siç e njohim ne. Ai do të ketë dëgjuar ca fjalë profecie nga pleqtë e kishës së tij rreth çështjeve praktike të ndryshme; ai do të ketë ditur një përmbledhje të jetës së Jezusit dhe mund të ketë dëgjuar të lexohen një ose dy letra të Palit. Por sa u përfundua dhe u qarkullua historia e shkruar e fjalëve të profecisë, nuk pati më nevojë të zotërohej dhuntia e profecisë. Ajo që ishte përfunduar dhe, e cila rrjedhimisht zëvendësoi shërbimin e dhuntive të frymës, ishte pra Dhjata e Re e përfunduar:- "I gjithë shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe është i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi: që njeriu i Perëndisë të jetë i përkryer (i plotë)" (2 Tim. 3:16,17). Ajo që e bën të përkryer ose të plotë është "I gjithë shkrimi"; kështu sa u shkrua dhe u frymëzua "gjithë shkrimi", "përsosmëria" kishte ardhur dhe dhuntitë mrekulluese ishin tërhequr. Efesianët 4:8-14 tani plotësojnë vendet bosh për të përfunduar mirë rebusin zigzag:- "Kur ai (Jezusi) u ngjit lart (në parajsë), ai ...u dha dhunti (në frymë) njerëzve...për ndërtimin e trupit të Krishtit: derisa të arrijmë të gjithë te uniteti i besimit (d.m.th. një besim) dhe të njohjes së Birit të Perëndisë, te një njeri i përsosur... që të mos jemi më foshnja, të lëkundur dhe të transportuar nga çdo erë doktrine." Dhuntitë e shekullit të parë do të jepeshin derisa të arrihej njeriu i përsosur ose i matur dhe 2 Tim. 3:16,17 thotë se "njeriu i Zotit (është) i pësosur" duke pranuar udhëheqjen e "gjithë shkrimit". Kol. 1:28 gjithashtu mëson se 'përsosja' vjen nga përgjigja ndaj Fjalës së Zotit. Sa të zotërohet i gjithë Shkrimi, nuk ka më ndonjë arsye të vërtetë për tu hutuar nga shumë doktrina të ofruara nga kisha të ndryshme. Ka vetëm një Bibël dhe meqenëse "Fjala jote është e vërteta" (Gjon 17:17), nëpërmjet studimit të faqeve të saj ne mund të gjejmë "unitetin e besimit", i njëjti besim për të cilin flet Efe. 4:13. Prandaj kristianët e vërtetë e kanë arritur zotërimin e atij besimi; në këtë kuptim ata janë të përsosur ("të përkryer") si rezultat i "përsosmërisë" ose plotësisë - Fjala e përfunduar e shkruar e Zotit. Si përfundim, vini re se si Efe. 4:14 krahason të qënit nën shërbimin e dhuntive mrekulluese, me foshnjërinë në frymë; dhe, në përmbajtjen e profecizmit, se si dhuntitë mrekulluese duheshin marrë mbrapsht. 1 Kor. 13:11 thotë të njetën gjë. Prandaj të bësh kaq zhurmë mbi zotërimin e dhuntive të frymës nuk është shenjë e pjekurisë në frymë. Përparimi që do të bëjë tani çdo lexues i këtyre fjalëve është drejt një vlerësimi më të thellë të Fjalës së shkruar të Zotit, për tu ngazëllyer në përsosmërinë e zbulimit bazë ndaj nesh nga Zoti të Vetvetes nëpërmjet saj dhe për tiu përgjigjur me bindje të nënshtruar. |