Bazat E
BIBLËS Kapitulli 2: Fryma e Zotit Përkufizim | Frymëzimi | Dhuntitë e Frymës së Shenjtë | Tërheqja e Dhuntive | Pyetje |
2.1 Fryma e Zotit: PërkufizimMeqë Zoti është një qenie vetjake e vërtetë, që pra, ka ndjenja dhe emocione, pritet që Ai të ketë mënyra të ndarjes së dëshirave dhe ndjenjave të Tij me ne, fëmijët e Tij dhe të veprimit në jetët tona në një mënyrë që është në përputhje me karakterin e Tij. Zoti i bën të gjitha këto gjëra me anë të "frymës" së Tij. Në qoftë se ne duam të njohim Zotin dhe të kemi një marrëdhënie të gjallë me Të, ne kemi nevojë të dimë çfarë është kjo "fryma e Zotit" dhe si funksionon. Nuk është e lehtë të përkufizosh saktësisht çfarë do të thotë fjala "fryma". Në qoftë se ju shkoni në një dasëm, për shembull, ju mund ta komentoni, "mbizotëronte vërtetë një frymë i mirë atje!" Me këtë ju kuptoni që atmosfera ishte e mirë, në një farë mënyre çdo gjë në lidhje me dasmën ishte e mirë; gjithkush ishte veshur mirë, ushqimi ishte i mirë, njerëzit flisnin mirë me njëri-tjetrin, nusja dukej e bukur, etj. Të gjitha këto gjëra të ndryshme formuan "frymën" e dasmës. Në ngjashmëri fryma e Zotit disi përmbledh çdo gjë rreth Tij. Fjala Hebraishte e përkthyer "fryma" në Dhjatën e Vjetër tekstualisht do me thënë "frymë" ose "fuqi"; kështu fryma e Zotit është "frymëmarrja" e Tij, thelbi vetë i Zotit, që pasqyron mendjen e Tij. Ne do të japim shembuj se si është përdorur fjala nga mendja ose prirja e dikujt në kapitullin 4.3 Që fryma nuk i referohet vetëm fuqisë lakuriqe të Zotit është e dukshme nga Rom. 15:19: "fuqia e frymës së Zotit". Është mësim i zakonshëm i Biblës që ajo që njeriu mendon është e shprehur në veprimet e tij (Prov. 23:7; Mat.12:34); një pasqyrim i vogël mbi veprimet tona e vërteton këtë. Ne mendojmë diçka dhe pastaj e bëjmë. Në një shkallë shumë më të lavdishme, fryma e Zotit është e njëjtë; është fuqia nëpërmjet së cilës Ai shfaq thelbin e qenies së Tij, prirjen dhe qëllimin e Tij. Zoti mendon dhe prandaj ibën gjërat: "Ashtu siç e kam menduar ashtu do të jetë; dhe ashtu si kam vendosur, kështu ka për të ndodhur" (Isa. 14:24). Fuqia e ZotitShumë pjesë e njehsojnë qartësisht frymën e Zotit me Fuqinë e Tij. Për të krijuar gjithësinë, "fryma e Zotit fluturonte mbi sipërfaqen e ujrave. Dhe Zoti tha, U bëftë drita: dhe drita u bë" (Zan. 1:2,3). Fryma e Zotit ishte fuqia nëpërmjet së cilës të gjitha gjërat, p.sh. drita, u bënë. "Me frymën e Tij ka zbukuruar qiejt; dora e Tij ka krijuar gjarprin dredharak" (Job 26:13). "Qiejt u bënë me anë të fjalës së Zotit; dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij " (Psa. 33:6). Prandaj fryma e Zotit është përshkruar si:-
Prandaj është fuqia e Tij nëpërmjet së cilës Ai arrin të gjitha gjërat. Kështu besuesit janë lindur përsëri me vullnetin e Zotit (Gjon. 1:13), që është me anë të frymës së Tij (Gjon. 3:3-5). Vullneti i Tij vihet në punë me anë të frymës së Tij. Duke folur për të gjithë krijimin e natyrës ne lexojmë, "Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut" (Psa. 104:30). Kjo frymë/fuqi është gjithashtu mbështetësja e të gjitha gjërave si dhe thelbi i krijimit të tyre. Është e lehtë të mendosh që kjo jetë tragjike vazhdon me pengesa pa këtë ndërhyrje aktive të frymës së Zotit. Një profet tjetër ia kujtoi këtë Jobit, një njeri që u rraskapit nga kjo jetë: "Në qofë se Ai (Zoti) mbledh në vetvete Frymën e tij dhe frymën e tij; çdo mish do të shkatërrohej njëkohësisht dhe njeriu do të kthehej në pluhur" (Job 34:14,15). Ne do të shikojmë në kapitullin 4.3 se fryma që na është dhënë dhe gjithë krijimi është mbështetësi i jetës sonë. Ne kemi "frymën e Frymës së jetës" brenda nesh (Zan. 7:22 A.V. mg.) që na është dhënë nga Zoti në lindje (Psa. 104:30; Zan. 2:7). Kjo e bën Atë "Zotin e frymëve të çdo mishi" (Num. 27:16 krah. Heb. 12:9). Sepse Zoti është forca e jetës që mbështet të gjithë krijimin, fryma e Tij është e pranishme kudo. Davidi e kuptoi se nëpërmjet frymës së Tij Zoti ishte vazhdimisht i pranishëm me të kudo që shkonte dhe nëpërmjet asaj fryme/fuqie Ai ishte i aftë të dinte çdo cep të mendjes dhe mendimeve të Davidit. Kështu fryma e Zotit është mënyra nëpërmjet së cilës Ai është i pranishëm kudo, edhe pse Ai personalisht ndodhet në Parajsë.
Fryma e shenjtëNe kemi parë se Fryma e Zotit është një koncept i gjerë për tu kuptuar; është mendja dhe prirja e Tij dhe, gjithashtu, fuqia me anë të së cilës Ai vë në jetë veprimet e Tij. "Ashtu si mendon njeriu në zemër të tij, ashtu është ai" (Fja. 23:7); dhe ashtu Zoti është mendimet e Tij, në kuptimin që Ai është fryma e Tij (Gjon. 4:24), megjithatë kjo nuk do të thotë që Zoti nuk është vetvete. Për të na ndihmuar të kapërcejmë vështirësinë e të kuptuarit të kësaj gjerësie të frymës së Zotit, ne nganjëherë lexojmë rreth "Frymës së Shenjtë" të Tij. Termi "Fryma e Shenjtë" gjendet pothuajse vetëm në Dhjatën e Re. Në A.V. (Versioni Amerikan) përdoret shpesh "Hija e Shenjtë", por gjithmoë duhet të përkthehet si "Fryma e Shenjtë", siç e bëjnë të qartë variantet moderne. Kjo është e njëjtë me shprehjet e Dhjatës së Vjetër "Fryma e Perëndisë" ose "Fryma e Zotit". Kjo është e qartë nga pjesët si Veprat 2, që flet për derdhjen e Frymës së Shenjtë mbi apostujt në ditën Pentakostit. Pjetri shpjegoi se kjo ishte një përmbushje e profecisë së Joelit, në të cilën përshkruhet derdhja e "Frymës sime (e Zotit) " (Vep 2:17). Përsëri, Lk.4:1 shkruan se Jezusi "duke qenë plot me frymën e Shenjtë" u kthye nga Jordani; më vonë në të njëjtin kapitull Jezusi flet për këtë si përmbushje e Isaias 61: "Fryma e Zotit Perëndi është mbi mua". Në të dyja rastet (dhe në shumë të tjerë) Fryma e Shenjtë është barazuar me termin e Dhjatës së Vjetër "Fryma e Zotit". Vini re, gjithashtu, se si fryma e Shenjtë është paralelizuar me fuqinë e Zotit në pjesët e mëposhtme:
|