Bazat E BIBLËS
Kapitulli 2: Fryma e Zotit
Përkufizim | Frymëzimi | Dhuntitë e Frymës së Shenjtë | Tërheqja e Dhuntive | Pyetje

Digresion 4: A eshte Shpirti i Shenjte nje Person?


Studimet 2.1 dhe 2.2 kane dhene fakte te bollshme qe shpirti i Perendise i referohet fuqise se Tij, e cila pasqyron “mendjen” e Tij ne nje menyre shume te gjere. Meqenese menyra ne te cilen shpirti i Perendise vepron eshte nje pasqyrim aq i sakte i thelbit dhe personalitetit te Perendise, disa kane pohuar se shpirti i Perendise eshte nje person qe gjithashtu eshte Perendi. Nje rilexim i kujdesshem i seksioneve te meparshme do te tregonte qe shpirti i Perendise eshte mendja dhe fuqia e Tij. Elektriciteti eshte nje fuqi e papare qe mund te prodhoje rezultate per personin qe e kontrollon ate, por nuk mund te jete nje person. Dashuria eshte pjese e karakterit te dikujt, por nuk mund te jete nje person. Shpirti i Perendise perfshin dashurine e Tij, si pjese e karakterit te Tij, si dhe i referohet edhe fuqise se Tij, por ne asnje menyre nuk mund t’i referohet nje personi qe eshte i vecante nga Ai.
Megjithese e qarte dhe e dukshme, kjo pikepamje e gabuar (qe shpirti eshte nje person) besohet nga shumica e ‘kristianeve,’ duke pare qe ata besojne ne doktrinen e ‘trinise.’ Kjo doktrine shpreh qarte qe ka tri perendi qe jane cuditshem edhe te njejte – Perendia Ati, Shpirti i Shenjte dhe Jezusi.
Ka arsye te bollshme per te besuar qe ‘trinia’ ishte ne themel nje ide pagane e importuar ne kristianizem – prandaj fjala nuk shfaqet ne Bibel. Nese e pranojme kete ide qe Perendia eshte nje trini, atehere shtyhemi te arrijme perfundimin qe disi, fuqia/shpirti i Perendise eshte nje person, i cili esthe gjithashtu Perendi, megjithese jo Perendia Ati. Kur perballen me alogjikshmerine e pozicionit te tyre, rruga me zakonshme e shpetimit per njerez te tille eshte qe keta pretendojne qe Perendia eshte nje mister dhe se ne duhet t’i pranojme gjera te tilla ne besim pa kerkuar shpjegim logjik.
Nje gje e tille neglizhon plotesisht referencat qe i behen ne Dhiaten e Re misterit te Perendise qe zbulohet permes fjales dhe vepres se Krishtit.
? “Nuk do t’ju lija, vellezer, qe te mbeteshit ne padije te ketij misteri” (Rom. 11:25).
? “Lajmi per Jezusin…zbulimi i misterit” (Rom. 16:25).
? “Tani ju them (shpjegoj) juve nje mister (te fshehte)…” (1 Kor. 15:51).
? “Pasi na beri te ditur neve te fshehten e vullnetit te tij” (Ef. 1:9; 3:3).
? Predikimi i Palit ishte “te bente te njohur te fshehten e Ungjillit” (Ef. 6:19; Kol. 4:3).
? “E fshehta…tani i manifestohet shenjteve te tij” (Kol. 1:26,27).
Me gjithe kete theksim – dhe vertet ka te tille – mbi faktin qe tani nuk ka ndonje mister lidhur me doktrinat themelore, vetem dikush qe eshte ende ne erresire do te pretendonte se ka. Dhe a nuk e vret mendjen nje person i tille qe emri i Bibles per “Babilonine,” sistemin e fese se rreme pershkruar ne Apokalipsin (Zbulesa), eshte “Misteri” (Ap. 17:5)? Nenkuptimi i dukshem eshte qe ky sistem deklaron qe besimet e tij jane nje mister; por besimtaret e vertete e kuptojne misterin e asaj gruaje Ap. 17:7).
Sigurisht, arsyetim kaq i turbullt duhet pritur prej atyre qe e bazojne te kuptuarit e tyre te Perendise mbi gjera te tilla subjektive si pervoja njerezore, apo veprimtaria e mjegullt, e papercaktuar e ndonje force te jashtme shpirterore mbi mendjet e tyre. Nese duhet te jemi vertet te perulur para mesimit te Fjales se Perendise, si rrjedhoje del qe gjithashtu na kerkohet te perdorim fuqite baze te arsyetimit dhe deduksionit me qellim qe te zbulojme mesazhin e saj.
Kurre nuk doli ndonje predikues i Ungjillit, regjistruar ne Bibel, qe te arrinte te thoshte, ‘Kjo eshte nje mister total, nuk mund te filloni ta kuptoni ate.’ Perkundrazi, lexojme qe ata u bejne thirrje ketyre njerezve permes arsyes dhe duke nxjerre perfundime logjike nga Shkrimi i Shenjte.
Ne kete predikim te llojit te themeleve te Ungjillit qe po shqyrtojme ne keto Studime, Pali “u tregoi, ne baze te Shkrimit te Shenjte, duke treguar e aluduar, se si Krishti duhej te vuante, te vdiste dhe te ngrihej perseri nga te vdekurit” (Veprat 17:2,3). Ketu kishte nje arsyetim sistematik, logjik te Bibles par excellence; dhe shkrimet e regjistruara para kesaj fjalie thone, “Pali, sic e kishte zakon…arsyetoi…” Per rrjedhoje, ky ishte stili i tij i zakonshem (shih gjithashtu edhe Veprat 18:19). Ne perputhje me kete, gjate fushates se madhe ne Korint, Pali “arsyetoi ne sinagog cdo te shtune, dhe i detyroi cifutet…(por) kur ata kundershtuan veten…” (Veprat 18:4-6). Ata qe u konvertuan kaluan nje proces detyrimi permes te arsyetuarit te Palit bazuar tek Bibla; ketu nuk pati asnje ‘imazh i Jezusit ne dhomen time,’ ‘nje ndjenje e papershkrueshme me mbizoteroi,’ ‘Zotin e takova thjesht nje mbremje.’
Vereni, gjithashtu, qe shkrimet e frymezuara i bejne thirrje logjikes dhe racionalizmit, duke vene ne dukje qe ata “kundershtuan veten.” Po keshtu ne Antiok, Pali dhe Barnaba “duke u folur (fjalen) atyre, i binden…” (Veprat 13:43). Ndalesa tjeter e tyre ishte Ikoni, ku ata “folen aq bindshem sa nje shumice e madhe…i besuan” (Veprat 14:1).
Tek doli ne gjyq per jeten e tij pak me vone, e njejta logjike e lavdishme vazhdoi te frymezonte shpresen e sigurte te Palit per te ardhmen: “Ai arsyetoi per drejtesine, vetekontrollin dhe gjykimin qe do te vinin” me qartesi kaq zhbiruese sa edhe gjyqtari i tij cinik, i shkujdesur “u drodh” (Veprat 24:25).
Meqenese konvertimi yne duhet te bazohet mbi nje proces te tille arsyetimi, duhet te jemi ne gjendje te japim nje shpjegim logjik biblik te shpreses dhe doktrines sone.
“Qendroni gjithnje gati t’i jepni pergjigje gjithsecilit qe ju kerkon arsyen e shpreses qe eshte brenda jush” (1 Pjt. 3:15).
Te flasesh me ze te kthjellet mbi pervojat personale nuk do te thote te japesh nje arsye per shpresen e Ungjillit. Mbeshtetja e vazhdueshme ne ‘deshmine personale’ si mjet per t’u predikuar shume kristianeve ‘evangjeliste’, shenon mungesen e “pergjigjes se arsyetuar” per “shpresen” e tyre. Midis kristianeve te tille ka lindur nje fjalor i tere per t’i dhene mundesi atyre te ‘ndajne ate qe Zoti ka bere ne jeten time’ etj. Anekdota te tilla vetjake jane ne kundershti te mprehte me fjalet e Palit: “Ne nuk predikojme veten tone, por Krishtin” (2 Kor. 4:5) – dhe nga nje njeri qe ‘kishte nje marredhenie personale me Jezusin’ me shume se shumica e te tjereve.
Menyra logjike, biblikisht e arsyeshme e konvertimit tone duhet te percaktoje modelin per marredhenien tone me te gjere me Perendine neper ditet qe na kane mbetur. Si gjithmone, shembujt tane, jane kristianet e pare qe perdoren “arsyen” per te kuptuar zgjidhjet per problemet e tyre te administrimit (Veprat 6:2). Letrat e Dhiates se Re gjithashtu supozojne qe lexuesit e tyre te pranojne perdorimin e logjikes biblike. Keshtu “sipas arsyes se” asaj se si ishin Prifterinjte e Larte nen Ligjin e Moisiut, mund te kuptojme hollesite mbi punen e Krishtit (Heb. 5:3). Duke folur per dashurine zoteruese te Perendise ne Krishtin, Pali nxit qe eshte “sherbimi juaj i arsyeshem (greqisht ‘logikos’ – d.m.th. logjik)” qe t’ia dedikojme veten totalisht Atij si pergjigje (Rom. 12:1). Fjala ‘logikos’ rrjedh nga greqishtja ‘logos,’ e cila eshte fjala e perkthyer normalisht “fjala” duke iu referuar Fjales se Perendise. Pergjigja jone “logjike” ne terma biblike, per rrjedhoje, eshte ajo qe rrjedh nga Fjala e Perendise.
Nese nuk mund te nxjerrim perfundime logjike nga Shkrimi i Shenjte, atehere i gjithe studimi i Bibles, eshte i kote dhe nuk ka nevoje per Biblen, e cila mund te trajtohet thjesht si banalitete te embla apo si letersi fantastike. E tille duket te jete ne raftet e librave te shume kristianeve.
Megjithate, per te thene te verteten, disa qe besojne qe shpirti i Perendise eshte nje person, vertet perpiqen te japin arsye te bazuara ne Bibel. Vargjet e cituara jane ato qe flasin per shpirtin e Perendise ne gjuhe personale, p.sh. si “ngushelluesi” ne Gjn. 14 16, apo referencat qe i behen shpirtit qe “hidherohet.”
Ne studimin 4.3 demonstrojme qe “shpirti” i nje njeriu mund te ngacmohet (Veprat 17:16), te behet i trazuar (Zan. 41:8) apo i gezuar (Lk. 10:21). “Shpirti” i tij, pra, pikerisht per thelbin e tij, mendjen e qellimin e tij, te cilat jane shtytje per veprimet e tij, flitet si per nje person te vecante, por, sigurisht, nuk eshte fjaleperfjale keshtu. Edhe per shpirtin e Perendise mund te flitet ne te njejten menyre.
Gjithashtu duhet kuptuar qe shpesh Bibla perdor gjuhen e personifikimit kur flet per gjera abstrakte, p.sh., mencurise i referohet si nje gruaje ne Prov. 9:1. Kjo behet per te na demonstruar ne se si do te ishte ne praktike nje person i mencur; ‘mencuria’ nuk mund te ekzistoje vecse ne mendjen e dikujt, dhe prandaj perdoret ky mjet i personifikimit. Per me shume mbi kete, shihni Digresion 5, “Parimi i Personifikimit.”
Letrat e Palit permbajne salutime hyrjeje qe i referohen Perendise dhe Jezusit, por jo Shpirtit te Shenjte (Rom. 1:7; 1 Kor. 1:3; 2 Kor. 1:2; Gal. 1:3; Ef. 1:2; Fil. 1:2; Kol. 1:2; 1 Sel. 1:1; 2 Sel. 1:2; 1 Tim. 1:2; 2 Tim. 1:2; Tit. 1:4; Filemon 3). Kjo eshte e cuditshme nese e konsideronte Shpirtin e Shenjte te ishte pjese e nje hyjnie, sic supozon ne menyre te gabuar doktrina e ‘trinise.’ Nje pjese e Shpirtit te Shenjte u derdh mbi njerezit (Veprat 2:17,18; i njejti ndertim ne greqisht gjendet ne Mk. 12:2; Lk. 6:13; Gjn. 21:10 dhe Veprat 5:2). Si mund te na jepet nje pjese e nje personi? Na jepet “nga shpirti i Tij [i Perendise] (1 Gjn. 4:13). Kjo do te ishte budallallek nese Shpirti i Shenjte eshte nje person. Nje tjeter gje qe e fundos fare propozimin se Shpirti i Shenjte eshte nje person eshte fakti qe Shpirti i Shenjte eshte pershkruar ne tekstin greqisht me gjini asnjanese (sic pasqyrohet ne AV te 1 Gjn. 2:27, ku quhet “ai/ajo” [shen. i pekth. fjala e perdorur ne anglisht eshte nje peremer asnjanes, pa gjini.]. Kjo do te thote qe kur lexojme pasazhe qe flasin per Shpirtin e Shenjte si “ai,” ajo qe kemi perpara eshte nje personifikim i pushtetit, jo referim ndaj nje personi faktik.