Digresion 3: Manifestimi i Perendise
Ajo cka vijon nuk do te jete e lehte te kuptohet plotesisht qe me leximin
e pare, por rendesia e temes do te behet edhe me e dukshme me vazhdimin
e studimit tuaj. E perfshijme ne kete pike me qellim qe ju ta perfundoni
kete studim pasi te keni shqyrtuar plotesisht zbulesen baze te Bibles
per Vete Perendine.
Emri i Perendise mund te bartet prej kujtdo qe Ai zgjedh te ‘manifestoje’
apo shfaqe Veten. Keshtu njerezit dhe engjejt ashtu si dhe Jezusi mund
ta bartin emrin e Perendise. Ky eshte nje parim jetesor i cili zbulon
para syve tane aq shume nga Bibla. Vecanerisht biri mund ta barte emrin
e atit te tij; ai ka ngjashmeri te caktuara me te atin, mund te kete edhe
te njejtin emer – po nuk eshte po ai person si dhe i ati. Po keshtu, nje
perfaqesues i nje kompanie mund te flase ne emer te kompanise; mund t’i
telefonoje dikujt per ceshtje pune dhe te thote, ‘Alo, ketu kompania Unilever’’
ai nuk eshte Z. Unilever, por ai bart emrin e tyre sepse punon ne emer
te tyre. Po keshtu ishte edhe me Jezusin.
ENGJEJT QE BARTIN EMRIN E PERENDISE
Ne Dal. 23:20,21, na thuhet se Perendia i tha popullit te Izraelit qe
nje engjell do te dilte para tyre; “Emri im eshte ne Ate,” iu tha. Emri
personal i Perendise eshte ‘Yahweh’. Keshtu engjelli barti emrin Yahweh,
dhe, keshtu, mund te quhej ‘Yahweh’, ose ‘ZOTI,’ me germa te vogla kapitale,
sic perkthehet fjala ‘Yahweh’ ne N.I.V. dhe A.V. Ne Dal. 33:20 na thuhet
qe askush nuk mund ta shohe fytyren e Perendise dhe te jetoje; por ne
Dal. 33:11, lexojme qe “ZOTI (Yahweh) i foli Moisiut balle per balle,
sic i flet dikush nje shokut te vet” – d.m.th. ne menyre te drejtperdrejte.
Nuk mund te kishte qene ZOTI, Yahweg, Vete Ai si person, qe i foli Moisiut
balle per balle, sepse askush nuk mund ta shohe Vete Perendine. Ishte
engjelli qe bartte emrin e Perendise qe e beri kete; dhe keshtu lexojme
qe ZOTI foli balle per balle me Moisiun kur ne fakt ishte nje engjell
qe e beri kete (Veprat 7:30-33).
Ka shume shembuj te tjere kur fjalet ‘Perendi’ dhe ‘ZOT’ i referohen engjejve
dhe jo Vete Perendise. Nje shembull i qarte eshte Zan. 1:26: “Dhe Perendia
(engjejt) tha, Ta bejme njeriun sipas shembellimit tone.”
NJEREZ ME EMRIN E PERENDISE
Nje prej pasazheve me te dobishme per ta demonstruar te gjithe kete eshte
Gjoni 10:34-36. Ketu cifutet bene gabimin qe e bejne shume vete sot. Ata
menduan qe Jezusi ishte Vete Perendia. Jezusi i korrigjoi duke thene,
“A nuk eshte shkruar ne ligjin tuaj, Une ju thashe, Ju jeni perendi? Nese
Ai i quajti ata ‘perendi’ … si mund te thoni ju qe (une) … ‘Ti blasfemon’
sepse une thashe, Une jam Biri i Perendise?’” Jezusi ne fakt eshte duke
thene ‘Ne Dhiaten e Vjeter njerezit quhen ‘perendi’; une po them qe une
jam Biri i Perendise; atehere, perse inatoseni kaq shume?’ Ne fakt, Jezusi
eshte duke cituar nga Psalmi 82, ku gjyqtaret e Izraelit quheshin ‘perendi.’
Sic eshte treguar, emri i plote i Perendise ne hebraisht eshte ‘Yahweh
Elohim’ – qe nenkupton “Ai qe do te shfaqet ne nje grup te fuqishmish.’
Besimtaret e vertete jane ata ne te cilet Perendia shfaqet ne nje kuptim
te kufizuar ne kete jete. Megjithate, ne Mbreterine, ata do te jene ‘te
fuqishmit’ ne te cilet do te manifestohet plotesisht ZOTI. E gjithe kjo
tregohet boll bukur ne krahasimin e Jesh. 64:4 dhe 1 Kor. 2:9. “Askush
nuk ka pare e nuk ka degjuar te flitet, O Perendi, pervec Teje, ate qe
ben vepra te tilla per ata qe varin shpresat tek ai.” Pali e citon kete
ne 1 Kor. 2:9,10: “Eshte shkruar, ate qe Syri nuk e ka pare, as degjuar,
as qe ka hyre ne zemren e njeriut, ate gje Perendia e pergatiti per ata
qe e duan Ate. Por, Perendia na ia ka bere te njohura permes Shpirtit
te Tij.” Pasazhi ne Jesh. 64 thote qe asnje vec Perendise nuk mund t’i
kuptoje gjerat qe Ai ka pergatitur per besimtaret. Megjithate, 1 Kor.
2:10 thote qe ato gjera na jane bere te njohura.
JEZUSI DHE EMRI I PERENDISE
Nuk eshte cudi qe Jezusi, Biri i Perendise dhe manifestimi i Tij suprem
para njerezve, gjithashtu te mbaje emrin e Perendise. Ai mund te thoshte
“Une kam ardhur ne emer te Atit tim” (Gjn. 5:43). Per shkak te bindjes
se tij, Jezusi u ngjit ne qiell dhe Perendia “i dha atij emrin qe qendron
mbi cdo emer.” – emrin e Yahweh, te Vete Perendise (Fil. 2:9). Pra, prandaj
ne lexojme qe Jezusi thote ne Ap. 3:12: “Une do te shkruaj mbi te (besimtarin)
emrin e Perendise sim…dhe do te shkruaj mbi te emrin tim te ri.” Ne kohen
e gjykimit, Jezusi do te na jape neve emrin e Perendise; pasketaj, ne
do te bartim emrin e Perendise. Kete emer ai e quan “Emri im i ri.” Kujtoni,
Jezusi e dha librin e Apokalipsit (zbuleses) disa vjet pas ngjitjes se
tij ne qiell dhe pasi atij i qe dhene emri i Perendise, sic shpjegohet
ne Fil. 2:9. Prandaj ai mund ta quaje emrin e Perendise “Emri im i ri;”
emri qe i qe dhene paradokohesh. Tani ne mund ta kuptojme sic duhet Jesh.
9:6, ku ne lidhje me Jezusin na thuhet, “Emri i tij (vereni) do te quhet
I Mrekullueshem, Keshillues, Perendia i fuqishem, Ati i perjetshem…”.
Kjo eshte nje profeci qe Jezusi do te bartte te gjithe emrin e Perendise
– qe ai do te ishte manifestimi apo zbulesa totale e Perendise para nesh.
Pikerisht ne kete kuptim, ai quhej ‘Emanuel,’ qe do te thote, ‘Perendia
eshte me ne,’ megjithese personalisht Ai nuk ishte Perendia. Keshtu, profecia
e Joel 2 qe njerezit do te therrisnin per ndihme emrin Yahweh u permbush
me njerezit qe pagezoheshin ne emrin e Jezu Krishtit (Veprat 2:21 krahaso
38). Kjo shpjegon gjithashtu se pse urdhri per pagezim ne emrin e Atit
u permbush, sic jepet me hollesi ne shkrimet e Veprave, nga pagezimi ne
emrin e Jezusit.
|