Bazat E
BIBLËS Kapitulli 1: Zoti Egzistenca e Zotit | Personaliteti i Zotit | Emri dhe Karakteri i Zotit | Ëngjëjt | Pyetje |
1.3 Emri dhe karakteri i PerëndisëNë qoftë se ka Zot, është e arsyeshme të mendosh që Ai do të ketë pregatitur mënyrën për të na treguar për veten e Tij. Ne besojmë që Bibla është zbulimi i Zotit ndaj njeriut dhe se në të ne shikojmë karakterin e Perëndisë të shpalosur. Ja pse fjala e Zotit është përshkruar si "fara" e Tij, 1 Pje.1:23) sepse nëse bashkëvepron me mendjen tonë, brenda nesh krijohet një krijesë e re që ka karakteristikat e Zotit (Jak 1:18; 2 Kor.5:17). Prandaj sa më shumë të zbatojmë fjalën e Zotit dhe të përvetësojmë mësimet aq më tepër ne do të bëhemi "të ngjashëm me shëmbëlltyrën e birit të Tij" (Rom.8:29) që ishte në karakter shëmbëlltyra e përkryer e Zotit (Kol.1:15). Në këtë shtrihet vlera e studimit të pjesëve historike të Biblës; ato janë plot me shembuj të veprimit të Zotit me njerëzit dhe kombet, gjithmonë duke shpalosur të njëjtat veti bazë. PNë Hebraisht shpesh emri i një personi pasqyronte karakteret e tyre dhe/ose të dhëna për ta. Disa shembuj të qartë: 'Jezus'= 'Shpëtimtar' - sepse "ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre" (Mat.1:21). 'Abraham'= 'Atë i një shumice të madhe' - "se Unë të kam bërë atin e shumë kombeve" (Zan.17:5) Prandaj pritet që emri dhe titujt e Zotit të na japin sa më shumë të dhëna për veten e Tij. Meqënëse ka shumë anë të karakterit dhe qëllimit të Perëndisë, Ai, në fakt, ka më tepër se një Emër. Studimi i emrit të Zotit është i këshillueshëm pas pagëzimit; admirimi i mëtejshëm i vetive të Zotit të shprehura në emrin e Tij është diçka që duhet të vazhdojë gjithë jetën tonë në Zotin. Ajo që pason është pra më tepër një parathënie. Kur Moisiu donte një njohje më të thellë të Zotit për të forcuar besimin e tij gjatë një pjese shumë tronditëse të jetës së tij, një Ëngjëll "shpalli emrin e Zotit: Zoti, Zoti, i mëshirshëm dhe i dhembshur, i ngadalshëm në zemërim, i pasur në besnikëri dhe mirësi, që përdor mëshirën për mijëra njerëz, që fal padrejtësinë, shkeljet dhe mëkatin dhe që nuk e lë të pandëshkuar fajtorin" (Ex.34:5-7). Kjo është provë e qartë se emrat e Zotit pasqyrojnë vetitë e Tij. Zotërimi i tyre prej Tij vërteton që Zoti është një qenie vetore - ska kuptim të arsyetosh që një frymë e shpirtit të ketë këto veti të karakterit që gjithashtu mund të zhvillohen te ne njerëzit. Zoti ka zgjedhur një emër të veçantë, sipas të cilit Ai dëshiron të njihet dhe mbahet mend prej popullit të tij; është një përmbledhje, një konspekt i qëllimit të tij me njerëzit. Izraelitët ishin skllevër në Egjypt dhe kishin nevojë tu kujtohej qëllimi i Zotit për ta. Moisiut iu tha tu thoshte atyre Emrin e Zotit që kjo të ndihmonte për ti shtytur të largoheshin nga Egjypti dhe të fillonin udhëtimin drejt tokës së premtuar (krah. 1 Kor.10:1). Edhe ne duhet të kuptojmë parimet bazë në lidhje me Emrin e Zotit para se të pagëzohemi dhe të fillojmë udhëtimin tonë drejt Mbretërisë së Zotit. Zoti i tha Izraelit që Emri i Tij është YAHWEH, që do me thënë "unë jam ai që jam" ose, e përkthyer më saktësisht, 'unë do të jem ai që do të jem' (Eks.3:13-15). Pastaj ky emër u shtri më tepër: "Zoti i tha akoma (d.m.th. më tej) Moisiut, Do tu thuash kështu bijve të Izraelit, ZOTI (Yahweh) Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit...ky është emri im përjetë dhe kujtimi im nga të gjithë brezat. (Eks.3:15). Prandaj emri i plotë i Zotit është "ZOTI Perëndi". Dhjata e Vjetër është shkruar kryesisht në Hebraisht dhe përkthimit tonë në Anglisht i mungojnë pashmangshmërisht shumë hollësira kur është fjala për përkthimin e fjalëve hebraishte për Zot. Një nga fjalët e zakonshme hebraisht e përkthyer Zot është 'Elohim', që do me thënë 'të plotfuqishmit'. "Kujtimi" i Zotit, Emri, sipas të cilit, Ai do që ta kujtojmë, është pra
YAHWEH ELOHIM
që do me thënë AI QË DO TË SHPALOSET NË NJË GRUP TË PLOTFUQISHMISH. Prandaj është qëllimi i Zotit të zbulojë karakterin e Tij dhe thelbin e Tij si një grup të madh njerëzish. Duke iu bindur fjalës së Tij ne mund të zhvillojmë disa nga vetitë e Zotit në veten tonë tani, që në një kuptim shumë të kufizuar Zoti të shpalosë vetveten e Tij në besimtarët e vërtetë në këtë jetë. Por Emri i Zotit është një profeci e kohërave të ardhshme kur toka do të mbushet me njerëz që janë si Ai, si në karakter ashtu edhe në natyrë (krah. 2 Pj.1:4). Në qoftë se ne duam të bashkëngjitemi me qëllimin e Zotit dhe të bëhemi si Zoti të mos vdesim më, duke jetuar përjetë në përkryerje të plotë morale, atëhere ne duhet ta bashkëngjitim veten tonë me Emrin e Tij. Për të bërë këtë ne duhet të pagëzohemi në Emër - d.m.th. Yahweh Elohim (Mat.28:19). Kjo gjithashtu na bën neve pasardhësit ("fara") e Abrahamit (Gal.3:27-29), të cilëve u ishte premtuar trashëgimia e përjetshme e tokës (Gen.17:8; Rom.4:13) - grupi i të plotfuqishmëve' ('Elohim') në të cilët profecia e Emrit të Zotit do të përmbushet. Kjo është shpjeguar më me hollësi në Mësimin 3.4. |