Bazat E
BIBLËS Kapitulli 1: Zoti Egzistenca e Zotit | Personaliteti i Zotit | Emri dhe Karakteri i Zotit | Ëngjëjt | Pyetje |
1.1 Egzistenca e Zotit"Ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është dhe se është shpërblyesi i atyre që e kërkojnë Atë me zell" (Heb.11:6). Qëllimi i këtij studimi është të ndihmojë ata që duan të vijnë te Zoti, duke besuar së pari që "Ai është"; prandaj ne nuk do të merremi me fakte që konfirmojnë besimin në qenien e Zotit. Duke shqyrtuar strukturën komplekse të trupave tanë (krah. Ps.139:14), përbërjen evidente në një lule, duke vështruar lart në madhështinë e hapësirës në një natë të kthjellët, këto dhe pasqyrime të kujdesëshmë të tjera të panumërta në jetë me siguri e bëjnë ateizmin të pabesueshëm. Të besosh që nuk ka Zot sigurisht kërkon më tepër besim se të besosh që Ai egziston. Pa Zot nuk ka rregull, qëllim ose shpjegim themelor në univers dhe prandaj kjo do të pasqyrohet në jetën e ateistit. Duke menduar këtë, nuk është çudi që shumica e qenieve njerëzore bie dakort me një shkallë të caktuar besimi në një Zot - edhe në shoqëritë ku materializmi është zoti më i përhapur në jetët e njerëzve. Por ka një ndryshim të madh ndërmjet të pasurit një nocion të turbullt që ka një fuqi më të lartë dhe, në fakt, të qenurit i sigurt ndaj asaj që Ai ofron për shërbim besnik ndaj Tij. Heb.11:6 e bën të qartë; ne
Shumica e Biblës është një përshkrim i historisë së popullit të Zotit, Izrael; është bërë e qartë që pranimi i egzistencës së Zotit prej tyre nuk përkonte me besimin e tyre në premtimet e Tij. Moisiu u tha atyre "mëso, pra...dhe mbaje në zemrën tënde, që Zoti është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë: nuk ka asnjë tjetër. Respekto, pra, statutet e tij dhe urdhërimet e tij" (LiP.4:39,40). Kështu bëhet e qartë e njëjta gjë- pranimi në vetvete që ka një Zot nuk do me thënë që ne automatikisht e pranojmë Zotin. Nëse ne biem dakort seriozisht që vërtet kemi një krijues, ne duhet "të mbajmë pra urdhërimet ... e tij". Qëllimi i serive të këtyre studimeve është që të shpjegojë çfarë janë këto urdhërime dhe si ti mbajmë ato. Me kërkimin e Shkrimeve për të bërë këtë, ne do të kuptojmë që besimi ynë në qenien e Zotit është forcuar:
Siç, Isaia 43:9-12 tregon se si të kuptuarit e profecive të Zotit për të ardhmen na bën të dimë "që unë jam ai" (Is.43:13) - d.m.th. që Emri i Zotit 'unë jam ai që jam' është krejt i vërtetë (Ex.3:14). Apostulli Pal erdhi në një qytet i quajtur Berea, sot në Greqinë Veriore. Si zakonisht, ai predikoi ungjillin ('lajmin e mirë') e Zotit; por në vend që njerëzit të pranonin fjalën e Palit për të, "ata e pranuan fjalën (e Zotit, jo të Palit) me gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë shkrimet për të parë nëse këto gjëra ishin ashtu. Prandaj shumë prej tyre besuan" (Veprat 17:11,12). Besimi i tyre ishte në saj të zemrave të tyre të hapura, studim i rregullt ("ditor") dhe sistematik ("ato gjëra") i Biblës. Prandaj përfitimi i besimit të vërtetë nuk ishte se Zoti papritur i bëri ta fitojnë nga ndonjë lloj operimi shpirtëror të zemrës, i pa lidhur me fjalën e Perëndisë. Pra si munden njerëzit e kësaj bote që futen në një fushatë të Billy Graham ose mbledhje ringjalljeje të Pentakostit dalin prapë si besimtarë? Sa studim ditor i Shkrimeve ka vazhduar në këto raste? Kjo mungesë besimi me bazë të vërtetë Biblike pa dyshim është përgjegjëse për boshllëkun që hasin këta të shndërruar gjatë përvojës së tyre të mëvonshme kristiane dhe pse kaq shumë i kthejnë shpinën lëvizjes evangjeliste. Qëllimi i këtij kursi studimi është të japë një skelet pune për studimin tuaj sistematik të Shkrimeve, në mënyrë që edhe ju "pra" të besoni. Lidhja midis dëgjimit të ungjillit të vërtetë dhe pasjes besim të vërtetë theksohet shpesh në historinë e predikimit të Ungjillit:
|