Bazat E BIBLËS
Kapitulli 1: Zoti
Egzistenca e Zotit | Personaliteti i Zotit | Emri dhe Karakteri i Zotit | Ëngjëjt | Pyetje

1.4 Ëngjëjt

Gjithçka që kemi shqyrtuar deri tani në këtë mësim është hartuar duke marrë parasysh Ëngjëjt:

  • qenie vetjake, fizike
  • mbartës të Emrit të Zotit
  • rrugë, nëpërmjet të cilave Fryma e Zotit vepron për të zbatuar vullnetin e Tij
  • në përputhje me karakterin dhe qëllimin e Tij
  • dhe prandaj manifestojnë Atë.

Ne përmendëm në Mësimin 1.3 se një nga fjalët hebraishte më të përhapura e përkthyer ‘Zot’ është 'Elohim', i cili në të vërtetë ka kuptimin ‘të plotfuqishmit'; këta ‘të plotfuqishëm’, që mbartin Emrin e Zotit mund të quhen me efikasitet 'Zot’, për shkak të bashkëngjitjes me Të. Keto qenie janë Ëngjëjt.

Historia e krjimit të botës te Zanafilla 1 na tregon që Zoti dha urdhëra të caktuara në lidhje me krijimin, "dhe u bë". Ëngjëjt ishin ata që i zbatuan këto urdhëra:

"Ëngjëjt, që shquhen në forcë, që bëjnë urdhërimet e Tij, duke iu bindur zërit të fjalës së Tij" (Psa.103:20).

Prandaj është e arsyeshmë të pranojmë se kur lexojmë që ‘Zoti ‘ krijoi botën , kjo vepër në fakt u krye nga Ëngjëjt. Edhe Jobi 38:4-7 të lë ta kuptosh këtë. Tani është koha të përmbledhim ngjarjet e krijimit si të thëna në Zan.1:

Dita 1 "Zoti tha, U bëftë drita: dhe drita u bë" (v.3)

Dita 2 "Zoti tha, Le të jetë një kupë qiellore (qielli, hapësira) mes ujrave që të ndajë ujrat (në tokë) nga ujrat (në retë)... dhe kështu u bë" (v.6,7)

Dita 3 "Zoti tha, ujrat që janë nën qiellin të mblidhen bashkë (duke formuar detet dhe oqeanet)...dhe të shfaqet toka; dhe kështu u bë" (v.9)

Dita 4 "Zoti tha, të ketë ndriçues ...në qiell...dhe kështu u bë (v.14,15)

Dita 5 "Zoti tha, të mbushen ujrat nga një numër i madh qeniesh të gjalla ...dhe të fluturojnë zogjtë...dhe Zoti krijoi çdo qenie të gjallë" (v.20,21) - d.m.th. "kështu u bë"

Dita 6 "Zoti tha, të prodhojë toka qenie të gjalla...gjitarët dhe zvarranikët...dhe kështu u bë" (v.24).

Njeriu u krijua në po atë ditë. "Zoti tha, ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne" (Gen.1:26). Ne e komentuam këtë varg në Mësimi 1.2. Tani ne duam të theksojmë që "Zoti" këtu nuk flet vetëm për Vetveten - "Ta bëj njeriun" tregon se Zoti flet për më tepër se një person. Fjala Hebraishte e përkthyer ‘Zot’ këtu është 'Elohim', me kuptimin 'Të plotfuqishmit', që flet për Ëngjëjt. Fakti që Ëngjëjt na krijuan neve sipas shëmbëlltyrës së tyre tregon që ata kanë të njëjtën pamje trupore si ne. Prandaj ata janë shumë të vërtetë, të prekshëm, qenie trupore, me të njëjtën natyrë si Zoti.

'Natyrë' në këtë rast do të thotë diçka që dikush i ngjan thelbësisht për arsye të strukturës së tyre fizike. Ka dy ‘natyra’ në Bibël; nga vetë kuptimi i fjalës nuk është e mundur të kesh të dyja këto natyra në të njëjtën kohë.

Natyra e Zotit ('Natyra e Perëndisë')
Nuk mund të mëkatojë (e përkryer) (Rom.9:14; 6:23 krah. Psa.90:2; Mt.5:48; Jak 1:13)
Nuk mund të vdesë, d.m.th. i pavdekshëm (1 Tim.6:16)
Plot me fuqi dhe energji (Isa.40:28).

Kjo është natyra e Zotit dhe e Ëngjëjve dhe që iu dha Jezusit pas ringjalljes së tij (Vep.13:34; Zbu.1:18; Heb.1:3). Kjo është natyra që na është premtuar (Lk.20:35,36; 2 Pje.1:4; Isa.40:28 krah.v 31).

Natyra njerëzore
E tunduar të mëkatojë (Jak 1:13-15) nga një mendje natyrale e korruptuar (Jer.17:9; Mr.7:21-23)
I destinuar të vdesë d.m.th. i vdekshëm (Rom.5:12,17; 1 Kor.15:22)
Me forcë shumë të kufizuar, të dyja, fizikisht (Isa.40:30) dhe mendërisht (Jer.10:23).

Kjo është natyra që zotërojnë të gjithë njerëzit, të mirë dhe të këqij. Fundi i kësaj natyre është vdekje (Rom.6:23). Ishte natyra që Jezusi kishte gjatë jetës së tij të vdekshme (Heb.2:14-18; Rom.8:3; Gjo.2:25; Mr.10:18).

Fatkeqsisht fjala anglishte ‘natyrë’ është e turbullt: ne mund ta përdorim në një fjali si ‘Gjoni ka natyrë bujare - thjesht nuk është në natyrën e tij të jetë i keq; po edhe mburret për makinën e tij që është në natyrën njerëzore, me sa duket'. Nuk do ta përdorim kështu fjalën ‘natyrë’ gjatë këtyre studimeve.

Paraqitjet Ëngjëllore

Ëngjëjt, duke qenë të natyrës së Zotit, duhet të jenë pa mëkate dhe rrjedhimisht, të paaftë për të vdekur - duke qenë se mëkati sjell vdekje (Rom.6:23). Ata duhet të kenë një formë të drejtëpërdrejtë egzistence fizike. Për këtë arsye kur Ëngjëjt janë shfaqur në tokë ata janë dukur si njerëz të zakonshëm:

- Ëngjëjt erdhën te Abrahami për t’i folur fjalët e Perëndisë; ata janë përshkruar si "tre burra", të cilët në fillim Abrahami i trajtoi si qenie njerëzore, meqë kjo ishte pamja e tyre: "Oh, lini që të sjellin pak ujë që të mund të lani këmbët tuaja dhe çlodhuni nën këtë pemë" (Gen.18:4)

- Dy prej atyre Ëngjëjve shkuan te Loti në qytetin e Sodomës. Përsëri, ata u njohën si njerëz nga Loti dhe njerëzit e Sodomës. "Erdhën dy ëngjëj në Sodomë", të cilët Loti i ftoi të kalonin natën me të. Por njerëzit e Sodomës erdhën në shtëpinë e tij duke pyetur në mënyrë kërcënuese "Ku janë burrat që erdhën te ty sonte?" Loti iu lut, " mos u bëni asgjë atyre burrave". Shkrimi i frymëzuar gjithashtu i quan ata "burra": "Burrat (Ëngjëjt) zgjatën dorën" dhe e shpëtuan Lotin; "Dhe burrat i thanë Lotit... Zoti na ka dërguar ta shkatërrojmë" Sodom (Gen.19:1,5,8, 10,12, 13).

- Komenti i Dhjatës së Re mbi këto ngjarje vërteton që Ëngjëjt janë në formë njerëzish:"Mos harro të mikpresësh të huajin; se disa (p.sh. Abrahami dhe Loti) kanë mikpritur Ëngjëjt pa e ditur" (Heb.13:2).

- Jakobi u mund tërë natën me një të panjohur (Zan.32:24), i cili, na është thënë më vonë ishte një Ëngjëll (Ose.12:4).

- Dy burra me rroba të bardha ndriçuese ishin të pranishëm në ringjalljen (Lk.24:4) dhe shpërfytyrimin (Vep 1:10) e Jezusit. Këta ishin Ëngjëj pa dyshim.

- Shqyrto vështirësimin e "me masën e njeriut, që po përdorte Ëngjëlli" (Zbu.21:17).

Ëngjëjt Nuk Mëkatojnë

Ëngjëjt duke qenë të natyrës së Zotit nuk mund të vdesin. Duke qenë se mëkati sjell vdekje, rrjedh që ata nuk mund të mëkatojnë. Fjalët fillestare në Greqisht dhe në Hebraisht të përkthyera ‘Ëngjëll’ do të thotë ‘lajmëtar’ Ëngjëjt janë lajmëtarët ose shërbyesit e Zotit, të bindur ndaj Tij, prandaj është e pamundur të mendohet për ta të jenë mëkatarë. Kështu fjala greke 'aggelos', e cila përkthehet 'Ëngjëll' gjithashtu përkthehet ‘lajmëtar’, kur është fjala për qenie njerëzore - p.sh. Gjon pagëzori (Mt.11:10) dhe lajmëtarët e tij (Lk.7:24); lajmëtarët e Jezusit (Lk.9:52) dhe burrat që përgjuan në Jeriko (James 2:25). Sigurisht, është e mundur që ‘ëngjëjt’ në kuptimin e lajmëtarëve njerëzorë mund të mëkatojnë.

Pjesët e mëposhtme tregojnë qartë se të gjithë ëngjëjt (jo vetëm disa syresh!) janë nga natyra të bindur ndaj Zotit, dhe prandaj nuk mund të mëkatojnë:

"Zoti ka pregatitur fronin e Tij në qiejt; dhe mbretëria e Tij sundon mbi të gjithë (d.m.th. nuk mund të ketë kryengritje kundër Zotit në qiell). Bekoni Zotin, ju Ëngjëj, që shquheni në forcë, që bëni atë që thotë Ai, duke iu bindur zërit të fjalës së Tij. Bekoni ju Zotin, të gjithë ju ushtritë e Tij; ju ministrat e Tij, që zbatoni vullnetin e tij" (Psa103:19-21).

"Lavdëroni Atë, të gjithë, Ëngjëjt e Tij... ushtritë e Tij" (Psa148:2)

"Ëngjëjt... a nuk janë të gjithë shpirtra shërbyes, të dërguar për të shërbyer për ta (besimtarët) që do të jenë trashëgimtarë të shpëtimit? (Heb. 1:13,14).

Përsëritja e fjalës " të gjithë" tregon se Ëngjëjt nuk janë të ndarë në dy grupe, një të mirë dhe një mëkatar. Rëndësia e të kuptuarit qartë natyrën e Ëngjëjve është se shpërblimi i besnikut është të ndajë natyrën e tyre: Ata që do të gjenden të denjë ... as martohen... as nuk mund të vdesin më: sepse ata janë si Ëngjëjt" (Lk.20:35,36). Ky është një kuptim i gjallë për t’u kapur. Ëngjëjt nuk mund të vdesin: "Vdekja... nuk i kap dot Ëngjëjt"(Heb 2:16 shënimet anësore) Në qoftë se Ëngjëjt mund të mëkatonin, atëhere ata që gjenden të denjë për shpërblim me kthimin e Krishtit, po ashtu do të jenë prapë në gjendje të mëkatojnë. Dhe duke qenë se mëkati sjell vdekje (Rom.6:23), ata, pra, nuk do të kenë jetë të përjetshme; në qoftë se ne kemi mundësi mëkatimi, ne kemi aftësinë të vdesim. Kështu të thuash që Ëngjëjt mund të mëkatojnë e bën premtimin e Zotit për jetë të përjetshme pa kuptim, duke qenë se shpërblimi ynë është të ndajmë natyrën e Ëngjëjve. Adresimi ndaj "Ëngjëjve" (Luke 20:35,36) tregon se nuk ka ndarje të Ëngjëjve si të mirë ose mëkatarë; ka vetëm një kategori të Ëngjëjve.

Në qoftë se Ëngjëjt mund të mëkatojnë, atëhere Zoti mbetet i pafuqishëm të veprojë me drejtësi në jetët tona dhe punët e botës, dukë qenë se Ai ka deklaruar që Ai punon nëpërmjet Ëngjëjve të Tij (Ps.103:19-21). Ata janë ‘shpirti i krijuar’ nga Zoti në kuptimin që Ai i arrin të gjitha gjërat me shpirtin/fuqinë e Tij, duke vepruar nëpërmjet Ëngjëjve (Ps. 104:4). Të qenurit të pabindur ndaj Tij, pra, është një pamundësi. Kristiani duhet të lutet përditë që të vijë në tokë Mbretëria e Perëndisë, që vullneti i tij të përmbushet këtu siç bëhet tani në qiejt Mt. 6:10). Në qoftë se Ëngjëjve të Zotit do t’u duhej të konkuronin me Ëngjëjt mëkatarë në qiejt, atëhere vullneti i Tij nuk mund të zbatohej plotësisht atje, dhe prandaj e njëjta gjendje do të krijohej në Mbretërinë e ardhme të Perëndisë. Ta kalosh përjetësinë në një botë që do të ishte një fushë beteje e përhershme midis mëkatit dhe bindjes nuk është dhe aq e ardhme zemërdhënëse, por, sigurisht, nuk është ashtu.

Por...?

Shumë kisha "Kristiane" kanë idenë që Ëngjëjt mund të mëkatojnë dhe që Ëngjëjt mëkatarë janë përgjegjës për mëkatin dhe problemet në tokë. Ne do të diskutojmë keqkuptimin më plotësisht në Mësimi 6. Tani për tani ne do të nxjerrim pikat e mëposhtme:-

- Është e mundur që ka qenë një krijim para të tonit, d.m.th. ai i dhënë në Zanafillën 1. Gjithashtu mendohet që Ëngjëjt e sotëm erdhën që të kenë njohuri të "së mirës dhe së keqes" (Zan. 3:5) nëpërmjet të qenurit në një situatë të ngjashme me atë të jetës sonë. Që disa nga qeniet që jetuan në atë erë mëkatuan, nuk lihet jashtë; po e gjitha kjo është një spekullim, të cilit mendjet e njerëzve duan t’i bëjnë vend. Bibla na thotë çfarë na duhet të dimë për gjendjen e sotme, që është se nuk ka Ëngjëj mëkatarë; të gjithë Ëngjëjt janë plotësisht të bindur ndaj Zotit.

- Nuk mund të ketë qenie mëkatare në Parajsë, duke parë që Zoti është "me sy tepër të pastër për të parë të keqen" (Heb.1:13). Në mënyrë të ngjashme, Psa.5:4,5 shpjegon: "te ti nuk mund të zërë vend e keqja. Ata që lëvdojnë veten nuk do të qendrojnë" në vendbanimin hyjnor të Zotit. Idea e të pasurit kryengritës ndaj Zotit në Parajsë nga Ëngjëj mëkatarë e kundërshton përshtypjen e dhënë nga këto pjesë.

- Fjala greke e përkthyer "Ëngjëll" do të thotë "lajmëtar" dhe mund t’u drejtohet qenieve njerëzore, siç e kemi treguar. "Lajmëtarë" të tillë, sigurisht, mund të mëkatojnë.

- Që ka qenie të këqia, mëkatare, mbi të cilat ngarkohen të gjitha anët negative të jetës, është një nga besimet më të përhapura në paganizëm. Në të njëjtën mënyrë kanë hyrë idetë pagane lidhur me Krishtëlindjet në atë që mbahet pwr 'Kristianizëm', kështu që, edhe ata kanë këto nocione pagane.

- Ka vetëm një dorë pjesësh biblike që mund të keqkuptohen për të mbështetur këtë ide të të pasurit tani ëngjëj mëkatarë. Këto janë shfrytëzuar në "Në kërkim të Shejtanit", të dhëna nga botuesit. Pjesë të tilla nuk mund të lejohet të kundërshtojnë mësimet e panumërta të Biblës në kundërshtim me atë që është paraqitur.