Bazat E BIBLËS
Kapitulli 1: Zoti
Egzistenca e Zotit | Personaliteti i Zotit | Emri dhe Karakteri i Zotit | Ëngjëjt | Pyetje

1.2 Personaliteti i Zotit

Është një temë magjike, e lavdishme e Biblës që Zoti është zbuluar si një person i vërtetë i prekshëm me qenie trupore. Është gjithashtu një parim themelor i Kristianizmit që jezusi është Bir i Perëndisë. Në qoftë se Zoti nuk është një qenie trupore, atëherë është e pamundur që Ai të ketë një Bir që ishte "shëmbëlltyra e personit të Tij". (Heb.1:3). Për më tepër, bëhet e vështirë të zhvillosh një marrëdhënie vetjake të gjallë me ‘Zotin’ në qoftë se ‘Zoti’ është vetëm një koncept në mendjen tonë, një tufë e shpirtit diku lart në zbrazëtinë e hapësirës. Është tragjike që shumica e feve kanë këtë koncept ireal, të paprekshëm të Zotit.

Zoti duke qenë kaq pafundësisht më madhështor se ne, është e kuptueshme që besimi i shumë njerëzve frenohet në premtimet e qarta që ne do të shikojmë Zotin si përfundim. Izraelit i mungoi besimi për të parë "formën" e Zotit. (Gjon. 5:37), duke tregur qartë që Ai ka një formë të vërtetë. Besim i tillë vjen nga njohja e Zotit dhe besimi në fjalën e Tij:

"Lum ata që janë të pastër në zemër: sepse ata do ta shohin Perëndinë (Mat.5:8).

"Shërbetorët e Tij (e Zotit) do t’i shërbejnë: dhe ata do të shohin fytyrën e tij; dhe emri i tij (emri i Zotit - Zbu.3:12) do të jetë mbi ballin e tyre (Zbu. 22:3,4).

Shpresë kaq e mrekullueshme, në qoftë se ne vërtet e besojmë, do të ketë një ndikim të thellë praktik mbi jetët tona:

"Kërkoni paqe me të gjithë dhe shenjtërim, pa të cilin askush nuk do ta shohë Perëndinë" (Heb.12:14).

Ne nuk duhet të betohemi, sepse "ai që betohet për qiellin, betohet për fronin e Perëndisë dhe për atë që është ulur mbi të" (Mat. 23:22). Kjo nuk ka kuptim nëse Zoti nuk është një qenie trupore.

"Ne do ta shohim atë siç është (manifesti në Krisht). Dhe kushdo që e ka këtë shpresë në vete, le ta pastrojë veten siç është i pastër ai" (1 Gjon.3:2,3).

Në këtë jetë kuptimi ynë mbi Atin Hyjnor është shumë i paplotë, por ne mund të shikojmë përpara, përmes errësirës së mbytur të kësaj jete, për të takuar Atë më në fund. Të parit Atë fizikisht pa dyshim do të përkojë me kuptimin tonë më të madh për Të. Kështu nga thellësitë absolute të vuajtjeve njerëzore, Jobi mundi të gjente gëzim në marrëdhënien krejtësisht vetjake me Perëndinë, të cilën ai do ta përjetonte tërësisht në ditën e fundit:

"Megjithëse pasi krimbat e lëkurës sime (d.m.th. vdekja) të shkatërrojnë këtë trup, në mishin tim do të shoh Perëndinë: të cilin do ta shoh vetë, sytë e mi do ta sodisin dhe asnjë tjetër" (Job 19:26,27).

Dhe apostulli Pal e thirri nga një jetë tjetër me dhimbje dhe trazirë:

"Tani ne shihemi përmes një xhami të errët; por atëhere ballë për ballë" (1 Kor.13:12).

Një kuptim i drejtë i Zotit është çelësi i hapjes së shumë zonave të tjera jetësore të doktrinës Biblike. Por ashtu si një gënjeshtër të çon në një gënjeshtër tjetër, ashtu edhe kuptimi falso mbi Zotin errëson tërësinë e së vërtetës që ofrojnë Shkrimet. Nëse ju mendoni që kjo pjesë është bindëse, ose pjesërisht bindëse, ngrihet pyetja: ‘E njeh vërtet Zotin ti?’ tani do të zbulojmë më tej mësimet e Biblës rreth Tij.