Digresion 2: Perdorimi i Emrit te Perendise
Kemi pare qe emri i Perendise dhe ai i Birit te Tij Jezus ka kuptim shume
te thelle. Kur flasim per ‘Perendine’ jemi duke prekur cdo aspekt te qellimit
te tij te mrekullueshem per dashurine dhe te verteten. Per rrjedhoje,
perdorimi i emrit te Perendise me kot, si nje pasthirrme e lehte apo si
shprehje pakenaqesie, eshte nje prej gjerave me fyese qe njeriu mund t’i
beje Beresit te tij. Per kete arsye, cilido qe deshiron ta kenaqe Perendine
dhe ta nderoje Ate duhet te beje cdo perpjekje qe te mos e perdore emrin
e Perendise pa vend. Ne shume shoqeri ne mbare boten, nje blasfemi e tille
eshte bere nje pjese standarte e gjuhes moderne; heqja dore nga ajo qe
mund te kete qene nje zakon i nje jete te tere nuk do te jete i lehte.
Nje lutje e ndjere per ndihmen e Perendise per kete, sigurisht qe nuk
do te kaloje pa u vene re nga Ai. Atyre qe jane brenda sferes sone te
kontrollit dhe ndikimit, p.sh. femijeve, gjithashtu mund t’u kujtohet
serioziteti i blasfemise: “Sepse Zoti do ta ndeshkoje kedo qe e perdor
keq emrin e Tij” (Br. 5:11).
Nga ana tjeter jane ata qe kembengulin qe kisha kristiane duhet te perdore
fjalet hebraisht Yahweh ose Jehovah ne vend te saj. Duke bere kete, njerezit
perdorin emrin e shenjte dhe te mrekullueshem te Perendise per te ushqyer
nje lloj elitizmi shpirteror, me ane te te cilit urrejne njerez te tjere
thjesht permes shqiptimit ose perdorimit te nje fjale. Kjo nuk do te thote
se perdorimi i emrit te Perendise eshte dicka e gabuar; ai eshte vecanerisht
i pershtatshem per lutjet tona personale sapo jemi pagezuar sic duhet
ne emrin. Megjithate, Dhiata e Re nuk na jep ndonje shenje qe nje gje
e tille eshte e nevojshme apo qofte edhe e deshiruar prej Perendise. Ai
frymezoi shkrimin e Dhiates se Re ne menyre qe te shkruhej ne greqisht,
duke perdorur vetem nje fjale per ‘Perendine’ - ‘theos’, qe do te thote
‘i madhi.’ Ne te nuk behet ndonje dallim midis ‘Perendise’ dhe ‘Yahweh,’
dhe as nuk ka ndonje komande specifike ne lidhje me cfare besimtaret duhet
ta quajne veten si komunitet. Pjetri flet per nje besimtar si nje “kristian”
dhe jo per nje ‘njer-Yahweh’ apo dicka te ngjashme (1 Pjt. 4:16). Mbitheksimi
i perdorimit te emrit ‘Yahweh’ con ne zhvleresimin e punes dhe vendit
te Zotit Jezus, ne menyre te ngjashme si shume ‘kristiane ungjillore’
mbitheksojne emrin dhe postin e Jezusit deri ne neglizhimin e pozites
edhe me te pushtetshme te Perendise.
Emrat e tjere me ane te te cileve bashkesia e hershme e besimtareve kristiane
i drejtoheshin vetes nuk e perfshijne emrin ‘Yahweh’.
? “Populli i zgjedhur i Izraelit” (Ef. 2:12)
? “Kuvendi i pergjithshem dhe kisha e te parelindurve” (Heb. 12:23)
? “Bashkesia e Perendise” (Vep. 20:28)
? “Bashkesia e Perendise se gjalle, i cili eshte shtylla dhe dheu i se
vertetes” (1 Tim. 3:15)
? “Shtepia e Perendise” (1 Tim. 3:15).
Si shtojce, vini re qe besimtaret nuk e quanin veten ‘kristiane’’; ky
ishte nje term perules qe desh te thoshte, ‘keta gjindje e Krishtit,’
emertuar prej armiqve te tyre.
|