Digresion 1: “Perendia eshte Shpirt” (Gjn. 4:24)
Ne Studimin 2 do te shohim me saktesisht mesimin e Bibles mbi shpirtin
e Perendise. Arsyetimin e paraqitur ketu mund ta permbledhim duke thene
qe shpirti i Perendise eshte fuqia ose fryma e Tij, me ane te se cilit,
vetja e Tij thelbesore, qenia dhe karakteri i Tij, i shfaqet njeriut me
ane te veprimeve qe ai shpirt permbush. Keshtu “Perendia eshte shpirti,”
sic duhet perkthyer Gjn 4:24 (shih R.S.V., N.I.V.), sepse shpirti i Tij
pasqyron personalitetin e Tij..
Perendia pershkruhet si shume gjera, p.sh.
? “Perendia yne eshte nje zjarr qe perpin” (Heb. 12:29)
? “Perendia eshte drite” (1 Gjn. 1:5)
? “Perendia eshte dashuri” (1 Gjn. 4:8)
? “Fjala (greqisht ‘logos’ – plan, qellim, ide) ishte Perendia” (Gjn.
1:1).
Keshtu pra, “Perendia eshte” karakteristikat e tij. Eshte e qarte qe eshte
e gabuar te thuhet qe cilesia abstrakte e dashurise eshte ‘Perendia,’
thjesht ngaqe lexojme qe “Perendia eshte dashuri.” Mund ta quajme dike
‘vete miresia,’ por kjo nuk do te thote qe ata nuk kane ekzistence fizike
– eshte pikerisht menyra e ekzistences se tyre faktike qe na zbulon miresi
neve.
Duke qene qe fryma eshte fuqia e Perendise, lexojme shpesh qe Perendia
dergon ose drejton frymen e Tij per te arritur gjera ne harmoni me vullnetin
dhe karakterin e Tij. Shembujt per kete jane te shumte, duke treguar dallimin
midis Perendise dhe frymes se Tij.
? “Ai (Perendia) qe vuri Shpirtin e Tij te Shenjte brenda atij” (Jesh.
63:11)
? “Une (Perendia) do ta mbush ate (Jezusin) me shpirtin Tim” (Mt. 12:18)
? “Ati e jep Shpirtin e Shenjte” (Lk. 11:13)
? “Shpirti qe zbret nga qielli” (Gjn. 1:32)
? “Une (Perendia) do t’i mbush njerezit me Shpirtin Tim” (Vep. 2:17).
Vertet, referencat e shpesht ndaj “shpirtit te Perendise” duhet te jene
prove e mjaftueshme qe shpirti nuk eshte personalisht Perendia. Keto dallime
midis Perendise dhe shpirtit te Tij jane nje veshtiresi tjeter per ata
qe besojne qe Perendia eshte nje ‘trini’ ne te cilen Perendia Ati barazohet
me Jezusin dhe me Shpirtin e Shenjte.
Eshte e rendesishme qe nje Perendi jo-personal nuk ka logjike ne lutje
– deri ne ate piken qe lutja eshte nje dialog midis ndergjegjes sone dhe
nje koncepti te Perendise qe ekziston vecse ne mendjen tone. Shpesh na
kujtohet qe ne i lutemi Perendise qe eshte ne qiell (Koh. 5:2; Mt. 6:9;
5:16; 1 Mbreterve 8:30), dhe qe Jezusi tani eshte ne krahun e djathte
te Perendise atje, per te ofruar lutjet tona (1 Pjt. 3:22; Heb. 9:24).
Nese Perendia nuk eshte personal, pasazhe te tilla nuk kane asnje kuptim.
Por sapo Perendia kuptohet si nje At real, i dashur, lutja para Tij behet
nje gje shume reale, e prekshme –ne fakt duke i folur nje qenieje tjeter
qe ne besojme qe eshte shume i gatshem dhe i afte te pergjigjet.
|