Bazat E BIBLËS
Kapitulli 6: Zoti dhe e keqja
Zoti dhe e keqja | Djalli dhe shejtani | Pyetje

Digresion 21: Lufte ne Qiell


Ap. 12:7-9: “Pastaj ne qiell shpertheu lufte: Mihaeli dhe engjejt e tij luftuan kunder kucedres; kucedra me enjgjejt e saj kundersulmuan por u munden. Bashke me engjejt e saj nuk i lejohej me te qendronte ne qiell. Kucedra e madhe u hodh poshte. Ajo eshte gjarpri i lashte, quajtur djall dhe satan, mashtruesi i mbare botes; ai dhe te gjithe engjejt e tij u debuan bashke me te.”


INTERPRETIMI POPULLOR
Ky eshte nje prej pasazheve me popullore te perdorura per te sugjeruar qe ne qiell ndodhi nje rebelim mes engjejve, cka solli qe djalli dhe engjejt e tij te hidheshin poshte ne toke, ku, ne formen e gjarprit, filluan te krijonin trazira e mekate mbi toke.


KOMENTE
1. Gjithcka kemi mesuar deri tani ne kete studim duhet zbatuar ne kete pasazh. Kemi pare qe engjejt nuk mund te mekatojne dhe se nuk mund te kete rebelim ne qiell. Keshtu, ky pasazh – i cili eshte i vetmi i llojit te vet – duhet interpretuar ne nje menyre qe nuk ka te beje me mekatimin e engjejve apo ekzistencen e engjejve mekatare qe i bejne njerezit te mekatojne, duke pare qe mekati vjen nga brenda nesh, jo nga jashte nesh (Mk. 7:20-23).
2. Gjarpri eshte debuar nga qielli, duke nenkuptuar se ne fillim ka qene atje. Por, gjarpri si i tille ne Eden u krijua nga Perendia prej pluhurit te tokes (Zan. 1:24-25). Nuk ka asnje shenje se djalli zbriti nga qielli dhe hyri brenda gjarprit.
3. Vereni me kujdes qe ketu nuk ka ndonje reference ndaj engjejve qe mekatojne apo qe rebelohen kunder Perendise, vecse nje lufte ne qiell. Nuk ka mundesi qe ndokush te luftoje Perendine ne Qiell: “Askush nuk mund te kundershtoje ate qe bej Une” (Br. 32:39 G.N.B.).
4. Pas drames se vargjeve 7-9, v.10 thote se “nje ze i larte tha ne qiell, Tani u tregua shpetimi dhe forca, dhe mbreteria e Perendise sone, dhe pushteti i Krishtit te Tij: se akuzuesi i vellezerve tane, qe i akuzonte dite e nate para Perendise, eshte debuar.” Nese vargjet 7-9 ndodhi ne fillimin e botes, perpara kohes se Adamit dhe Eves, si mund te thuhet qe pas renies se satanit erdhi shpetimi dhe mbreteria e Perendise? Pas mekatit te Adamit, njerezimi filloi historine e vet te deshperuar te skllaverise para mekatit dhe deshtimit – nje gjendje qe zor te mund te pershkruhet si “shpetim” dhe si mbreteria e Perendise. Ka gezim qe djalli – akuzuesi – eshte debuar nga qielli. Atehere, pse duhet te kete gezim nese ardhja e tij ne toke ishte fillimi i mekatit dhe shkaterrimit per njeriun? Nese renia nga qielli kuptohet figurativisht dhe jo fjaleperfjale, si renie nga autoriteti (si Jesh. 14:12; Jir. 51:53; Vaj. 2:1; Mt. 11:23), atehere e gjithe kjo ka me shume logjike. Nese e gjithe kjo ndodhi perpara kohes se Adamit, ose te pakten perpara renies se njeriut, si mundet qe djalli te kete akuzuar “vellezerit tane,” nese ata as qe ekzistonin atehere?
5. Nuk ka asgje qe te tregoje se e gjithe kjo ndodhi ne Kopshtin e Edenit apo perpara kohes se tij. Nje argument jetesor jepet ne Ap. 1:1 dhe 4:1 – se Zbulesa (Apokalipsi) eshte nje profeci e “gjerave qe duhet te ndodhin se shpejti.” Prandaj, nuk eshte pershkrim i asaj qe ndodhi ne Eden, por nje profeci e gjerave qe do te ndodhnin dikur pas shekullit te pare, kur u dha Zbulesa nga Jezusi. Kushdo qe vertet e respektoon Fjalen do te shohe qe ky argument i vetem zhvlereson te gjitha perpjekjet per t’ia referuar Ap. 12 kopshtit te Edenit. Gjithashtu, i duhet dhene pergjigje pyetjes se pse identiteti i djallit dhe informacioni mbi ate qe ndodhi ne Eden duhet rezervuar deri ne fund te Bibles perpara se te zbulohet.
6. “Kucedra e madhe ishte…ai gjarpri i vjeter” (Ap. 12:9.) kucedra kishte “shtate koka dhe dhjete brire” (v. 3), dhe prandaj nuk ishte fjaleperfjale nje gjarper. Fakti qe quhet “ai gjarpri i vjeter” tregon se kishte karakteristikat e gjarprit ne Eden, ne kuptimin e te qenit mashtrues, sic ishte gjarpri. Ne menyre te ngjashme, “kafshimi i vdekjes eshte mekati” (1 Kor. 15:56), por kjo nuk do te thote qe kjo vdekje eshte nje gjarper fjaleperfjale. Ka karakteristikat e gjarprit, permes shoqerizimit me mekatin.
7. Djalli u hodh poshte ne toke dhe ishte jashtezakonisht agresiv “sepse e di qe ka vec pak kohe” (v. 12). Nese djalli u hodh poshte ne Eden, ai ka pasur shansin ta torturoje njeriun gjate gjithe historise se tij te gjate – e cila zor te quhet dot vec “pak kohe” gjate se ciles te shkaterroje.
8. Si mund te kishte vendosur djalli “te gjithe boten” (v. 9) perpara se te ishte debuar nga qielli, kur shohim se ne bote nuk qe askush perpara Adamit?
9. V. 4 thote se kucedra ngriti nje te treten e yjeve te qiellit me bishtin e saj. Nese kjo lexohet fjaleperfjale – dhe Ap. 12 duhet lexuar fjaleperfjale qe te mbeshtese interpretimin popullor – vete permasat e kucedres jane te pamata – nje e treta e gjithe gjithesise (ose te pakten e sistemit diellor) mund te mbahej vecse ne bishtin e saj. Nuk ka asnje mundesi qe planeti toke te mund te ishte aq i madh sa te mbante nje krijese te tille gjigande shtrire mbi te. Shumica e yjeve jane me te medhenj se toka jone – atehere, si mund te uleshin mbi toke nje e treta e tyre? Eshte vleresuar se nje e treta e yjeve do te shtrihej ne afro pese trilione milje. Kaq do te duhej te ishte bishti i kucedres! Dhe mbani mend, qe gjithe kjo ka ndodhur, ose do te ndodhe, pas shekullit te pare A.D. kur u dha kjo profeci.
10. Nen driten e kesaj dhe shume gjerave te tjera ne Ap. 12 (dhe gjithe profecise) te cilat nuk kane mundesi te qendrojne nese lexohen fjaleperfjale, nuk eshte per t’u cuditur qe pike se pari na thuhet (Ap. 1:1) qe ky eshte nje mesazh qe eshte “shenjuar” – d.m.th. dhene ne gjuhen e shenjave, ose simboleve. Si per ta theksuar kete ne kontekstin e Ap. 12, Ap. 12:1 pershkruan veprimet pasuese si nje “shenje te madhe” (A.V. ane faqes).
11. Duke lexuar per ate qe ben djalli kur eshte mbi toke, nuk ka ndonje pershkrim te tij tek u shkakton njerezve te mekatojne; vertete, vargjet 12-16 tregojne qe djalli ishte i pasuksesshem ne perpjekjet e tij per te shkaktuar trazira ne toke sapo arriti aty. Kjo eshte ne kundershtim me interpretimin popullor.
12. Nje prej pyetjeve kyce per te kuptuari nese ky pasazh e mbeshtet idene e nje lufte fjaleperfjale ne qiell, eshte nese “qielli” per te cilin flitet ketu eshte fjaleperfjale apo figurativ. Me pare shpjeguam qe “qiell” mund t’i referohet figurativisht nje vendi autoriteti. Eshte me vend te mendojme qe perderisa Zbulesa (Apokalipsi) eshte nje liber aq simbolik, edhe ne kete rast duhet te jete e njejta gje.
Gruaja e v. 1 eshte “veshur me diell, me henen ne kembet e saj dhe nje kurore me dymbedhjete yje ne koke.” Keto trupa qiellore, si dhe gruaja, te gjithe te cilet qendrojne pezull ne ajer, nuk mund te qendrojne fjaleperfjale. Dhe, fjaleperfjale, ajo nuk mund te jete e veshur me diell, apo te kete yje te medhenj sa toka mbi koken e saj (sa te njeriut).
Nje tjeter shenje paraqitet ne qiell ne v. 3 – nje kuceder e kuqe. Shpesh kjo merret si qielli fjaleperfjale, por pse duhet te jete keshtu, kur shohim se te njejtit qiell i referohet ne v. 1 dhe eshte qartesisht figurativ? V. 4 e tregon kucedren te hedhe nje te treten e yjeve te qiellit mbi toke. Pame qe per shkak te permasave te yjeve dhe te tokes, kjo nuk mund ta kete fjalen per yjet apo qiellin fjaleperfjale. Mbreteria e Perendise do te vendoset mbi toke (Dan. 2:44; Mt. 5:5), cka nuk do te jete e mundur nese toka eshte shkaterruar (gje qe do te ndodhte) nga yje gjigande qe bien mbi te.
Gruaja ne “qiell” pastaj lindi femijen e saj, i cili “u rrembye ne qiell, drejt fronit te Perendise” (v. 5). Froni i Perendise eshte ne qiell. Nese gruaja ishte tashme ne qiell, pse duhej qe femija i saj “te rrembehej” ne qiell? Ajo duhet te kete qene simbol i dickaje mbi toke, megjithese ne nje “qiell” figurativ. Pastaj ajo iku “ne shkretetire” (v. 6). Nese ishte ne qiellin fjaleperfjale, kjo do te thote qe ne qiell ka nje shkretetire. Eshte shume me me vend qe ajo te jete ne nje vend figurativ qiellor, dhe te ike ne nje shkretetire tamam ose figurative mbi toke.
Pastaj vijme tek v. 7 – “ne qiell shpertheu nje lufte.” Duke qene se te gjitha referimet ndaj “qiellit” ne Ap. 12 kane qene figurative, eshte vecse konseguente qe kjo te kete qene lufte ne nje qiell figurativ. Duhet te jete keshtu, sepse nuk mund te kete rebelim apo mekat ne qiellin fjaleperfjale (Mt. 6:10; Ps. 5:4,5; Hav. 1:13). Pikepamja e zakonshme thote se engjejt e liq jane mbyllur ne ferr; ndersa ketu qenkan ne qiell. Prandaj, nuk jane engjej te mirefillte.
Shkrimtari i pranishem hera-heres pyet ata qe besojne ne idene ortodokse te djallit: ‘A mund te me jepni nje histori te shkurter biblike te djallit, sipas interpretimit tuaj te pasazheve te Bibles? Pergjigja eshte shume kontradiktore. Sipas arsyetimit ‘ortodoks’, pergjigja duhet te jete dicka e ketille.
a) Djalli ishte nje engjell ne qiell qe u debua dhe u hodh ne kopshtin e Edenit. Ai u hodh ne toke ne Zan. 1.
b) Ai supozohet te kete ardhur ne toke dhe te jete martuar ne Zan. 6.
c) Ne kohen e Ijovit, thuhet se ai kishte akses si ndaj qiellit ashtu dhe ndaj tokes.
d) Ne kohen e Jesh. 14, ai debohet nga qielli dhe hidhet mbi toke.
e) Ne Zeh. 3, ai eshte perseri ne qiell.
f) Ai eshte mbi toke ne Mt. 4.
1. Ai “debohet” ne kohen e vdekjes se Jezusit, sipas idese popullore per “princin e kesaj bote” qe u “debua” ne ate kohe.
g) Ka nje profeci per ‘debimin’ e djallit ne Ap. 12.
h) Djalli “lidhet ne zinxhire” ne Ap. 20, por ai dhe engjejt ishin lidhur me zinxhire tek Zanafilla, sipas pikepamjes se zakonshme te Juda v. 6. Nese ka qene lidhur me ‘zinxhire te perjetshem’ atehere, si eshte lidhur perseri me zinxhire ne Rev. 20?
Nga kjo duhet te jete e qarte qe pikepamja popullore se djalli u debua nga qielli per shkak te mekatit nuk mund te jete e vertete, perderisa ai eshte pershkruar sikur eshte ende ne qiell pas cdo rasti ‘debimi.’ Eshte jetesore te kuptohet si qielli ashtu dhe djalli ne kuptimin figurativ.


SHPJEGIME TE SUGJERUARA.
1. Perpjekja per ta shpjeguar kete kapitull plotesisht eshte pertej fushes se shenimeve tona te tanishme. Nje shpjegim i plote i ketyre vargjeve kerkon te kuptuarit e te gjithe librit te Apokalipsit (Zbuleses) me qellim qe te vendosen ne kontekst.
2. Konflikti ne qiellin figurativ – d.m.th. nje vend autoriteti – per rrjedhoje, ishte midis dy grupeve te fuqise, secili me pasuesit, ose engjejt, e vet. Kujtoni qe kemi treguar se djalli dhe satani shpesh shoqerizohen me sistemet romake apo cifute.
3. Qe djalli-kucedra perfaqeson nje lloj pushteti politik e tregon fakti qe kishte “kurora mbi kokat e tij” (v. 3). Ap. 17:9,10 gjithashtu komenton mbi kete kuceder: “Ketu kerkohet mendja qe mund ta shpjegoje (ka mencuri)” – d.m.th. mos u perpiqni ta kuptoni kete kafshe si nje qenie te mirefillte – “Shtate kokat jane shtate male…keta jane shtate mbreterit.” Shprehja se nje prej mbreterve vazhdon “per pak kohe,” ndoshta lidhet me pershkrimin qe djalli-dragon ka “vec pak kohe” ne Ap. 12:12.