Bazat E BIBLËS
Kapitulli 6: Zoti dhe e keqja
Zoti dhe e keqja | Djalli dhe shejtani | Pyetje

6.2 Djalli Dhe Shejtani

Nganjëherë fjalët origjinale të Biblës lihen të papërkthyera ("Mammon", te Mt. 6:24, është një shembull Aramaik i kësaj). Si një fjalë, 'satan' është një fjalë e papërkthyer hebraishte që do të thotë ‘kundërshtar’, ndërsa ‘djall’ është një përkthim i fjalës greke 'diabolos', që do të thotë gënjeshtar, një armik ose akuzues i rremë. Në qoftë se ne besojmë se shejtani dhe djalli janë ndonjë qenie jashtë nesh përgjegjëse për mëkatin, atëhere, sa herë që të ndeshim këto fjalë në Bibël, na duhet të nënkuptojmë këtë person të lig. Përdorimi biblik i këtyre fjalëve tregon se ato mund të përdoren si mbiemra të zakonshëm që përshkruajnë njerëz të zakonshëm. Ky fakt e bën të pamundur të arsyetosh që fjalët djall dhe shejtan siç përdoren në Bibël e kanë fjalën për një person ose qenie të madhe të ligë jashtë nesh.

Fjala 'Shejtan' Në Bibël

1 Mbretërit 11:14 shënon se "Zoti ngriti kundër Solomonit një armik (e njëjta fjalë hebraishte e përkthyer "shejtan" diku tjetër), Hadadin Idumeon". "Dhe Perëndia ngriti kundër Solomonit një armik tjetër (një shejtan tjetër)...Rezonin...ai qe armik (shejtan) i Izraelit" (1 Kings 11:23,25). Kjo nuk do të thotë që Perëndia ngriti një person ose një ëngjëll mbinatyror për të qenë një shejtan/armik i Solomonit; Ai ngriti njerëz të zakonshëm. Mat.16:22,23 jep një shembull tjetër. Pjetri po përpiqej të pengonte Jezusin nga shkuarja në Jeruzalem për të vdekur në kryq. Jezusi iu kthye dhe i tha Pjetrit "Shporru prej meje, Shejtan...s’ke ndër mend punët e Perëndisë, por punët e njerëzve". Kështu Pjetri u thirr shejtan. Shkrimi është i qartë si kristali se Krishti nuk po fliste me ndonjë ëngjëll ose demon kur foli ato fjalë; ai po fliste me Pjetrin.

Meqënëse fjala 'shejtan' thjesht nënkupton një kundërshtar, një njeri i mirë, edhe Perëndia Vetë mund të quhet ‘shejtan’. Në thelb nuk ka asgjë prej mëkati me domosdo në fjalën vetë. Përmbajtja mëkatare që ka fjala 'shejtan' është pjesërisht në sajë të faktit që vetë natyra jonë mëkatare është 'shejtani' ose kundërshtari ynë më i madh dhe, gjithashtu, në sajë të përdorimit të fjalës në gjuhën e botës për t’iu referuar diçkaje të shoqëruar me mëkatin. Perëndia Vetë mund të jetë një shejtan kur sjell sprova në jetët tona ose duke na ndaluar nga një drejtim i gabuar veprimi që mund të jemi duke ndërmarrë. Por fakti që Perëndia mund të thirret 'shejtan' nuk do të thotë që Ai vetë është mëkatar.

Librat e Samuelit dhe Kronikave janë paralelizma të të njëjtave ngjarje, siç janë katër ungjillet dëshmi të të njëjtave ngjarje duke përdorur gjuhë tjetër. 2 Sam.24:1 dëshmon: "Zoti...nxiti Davidin kundër Izraelit" që ta bënte të numëronte Izraelin. Ngjarja paralele në 1 Kron.21:1 thotë se "Shejtani u ngrit kundër Izraelit, dhe nxiti Davidin" të bënte numërimin. Në një pjesë nxitjen e bën Perëndia, në tjetrin e bën Shejtani. I vetmi përfundim është që Perëndia veproi si 'shejtan' ose kundërshtar i Davidit. Ai i bëri të njëjtën gjë Jobit duke i sjellë sfida në jetën e tij, kështu Jobi tha për Perëndinë: "Më përndjek me fuqinë e dorës sate" (Job 30:21); 'po vepron si shejtan kundër meje', ishte ajo që në fakt Jobi po thoshte.

Fjala 'Djall' Në Bibël

Dhe po kështu është edhe me fjalën ‘djall’. Jezusi tha, "nuk ju kam zgjedhur ju dymbëdhjetë (dishepuj) dhe një nga ju është një djall? Ai e kishte fjalën për Judë Iskariotin..." që ishte një burrë i zakonshëm i vdekshëm. Ai nuk po fliste për ndonjë qenie personale me brirë, ose i ashtuquajtur ‘qenie në frymë’. Fjala ‘djall' këtu thjesht nënkupton një njeri të keq. 1 Tim.3:11 jep një shembull tjetër. Gratë e pleqve të kishës të mos ishin "shpifëse"; fjala origjinale greke këtu është ‘diabolos', që është e njëjta fjalë e përkthyer ‘djall’ diku tjetër. Kështu Pali paralajmëron Titin që gratë e moshuara në asamble nuk duhet të jenë "akuzues të rreme"ose ‘djaj’ (Tit.2:3). Dhe po ashtu ai i tha Timoteut (2 Tim.3:1,3) se "në ditët e fundit...burrat do të jenë...akuzues të rremë (djaj)". Kjo nuk do të thotë që qeniet njerëzore do të kthehen në qenie të mbinatyrshme, por ata do të jenë më të këqinj. Duhet të jetë më se e qartë nga e gjithë kjo që fjalët ‘djall’ dhe 'shejtan' nuk nënkuptojnë një ëngjëll të rënë ose një qenie mëkatare jashtë nesh

Mëkati, Shejtani Dhe Djalli

Fjalët 'shejtan' dhe 'djall' janë përdorur në mënyrë figurative për të përshkruar tendencat natyrore mëkatare brenda nesh, për të cilat ne folëm në Kapitullin 6.1. Këto janë 'shejtani' ose kundërshtari ynë kryesor. Ata gjithashtu janë personifikuar dhe, si të tillë, për ta mund të flitet si 'djalli'- armiku ynë, një shtrembërues i së vërtetës. Kështu është ‘njeriu’ ynë natyror- djalli vetë. Lidhja ndërmjet djallit dhe dëshirave tona të këqia - mëkati brenda nesh - bëhet i qartë në disa pjesë:"ashtu si bijtë (vetë ne) kanë marrë pjesë prej mishi dhe gjaku, po ashtu edhe ai (Jezusi) u bë pjestar në po ato gjëra; që të shkatërronte me anë të vdekjes (së tij) atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin" (Heb.2:14). Djalli këtu përshkruhet si të jetë përgjegjës për vdekjen. Por "pagesa e mëkatit është vdekja" (Rom.6:23). Prandaj mëkati dhe djalli duhet të jenë paralel. Në mënyrë të ngjashme Jakobi 1:14 thotë se dëshirat tonë të mbrapshta na tundojnë duke na çuar në mëkat dhe, pra, në vdekje; por Hebrenjve 2:14 thotë se djalli sjell vdekjen. I njëjti varg thotë se Jezusi pati natyrën tonë me qëllim që të shkatërronte djallin. Bëni dallimin e kësaj me Rom. 8:3: "Perëndia, duke dërguar Birin e tij në shëmbëllim mishi mëkatar (domethënë në natyrën tonë njerëzore) e dënoi mëkatin në mish". Kjo tregon se djalli dhe tendencat mëkatare që janë natyrshëm brenda natyrës së njeriut janë efektivisht të njëjta. Është me rëndësi jetike të kuptosh që Jezusi u tundua njësoj si ne. Keqkuptimi i doktrinës së djallit do të thotë që ne nuk mund të çmojmë si duhet natyrën dhe veprën e Jezusit. Vetëm në sajë të Jezusit që kishte natyrën tonë prej njeriu - ‘djallin’ brenda tij - ne mund të kemi shpresën e shpëtimit (Heb.2:14-18; 4:15). Duke u ngritur mbi dëshirat e natyrës së tij njerëzore, djallin Biblik, Jezusi ishte në gjendje të shkatërrojë djallin në kryq (Heb.2:14). Në qoftë se djalli është një qenie personale, atëhere ai nuk duhet të egzistojë më. Heb.9:26 thotë se Krishti u shfaq "për të hequr mëkatin me anë të sakrificës së vetes". Heb. 2:14 ia përshtat këtë thënies që nëpërmjet vdekjes së tij Krishti shkatërroi djallin në vetvete. Nëpërmjet vdekjes së tij Jezusi në prespektivë shkatërroi "trupin e mëkatit" (Rom.6:6), d.m.th. natyrën njerëzore, mëkatin e zbuluar në (trajtën e) vetë trupave tanë.

"Kush kryen mëkat është nga djalli" (1 Gjo.3:8), sepse mëkati është rezultat i lejimit të dëshirave tona natyrore të liga (Jakob 1:14,15), të cilat Bibla i quan ‘djall’. "Prandaj u shfaq biri i Perëndisë për të shkatërruar veprat e djallit" (1 Gjo.3:8). Në qoftë se ne e kemi mirë kur themi që djalli është dëshirat tona të liga, atëhere vepra e dëshirave tona të liga d.m.th. rezultati i tyre, janë mëkatet tona. Kjo është konfirmuar nga 1 Gjo. 3:5: "Ai (Jezusi) u shfaq për të marr mëkatet tona". Kjo konfirmon se "mëkatet tona" dhe "vepra e djallit" janë e njëjta gjë. Vep. 5:3 jep një shembull tjetër të kësaj lidhjeje ndërmjet djallit dhe mëkateve tona. Pjetri i thotë Ananias: "Pse Shejtani ta mbushi zemrën tënde?" pastaj në vargun 4 Pjetri thotë "Pse e shtive në zemër tënde këtë gjë?" Të shtish diçka të ligë në zemrën tënde është njësoj si Shejtan të ta mbushë zemrën. Në qoftë se ne vetë fillojmë diçka, p.sh. një plan mëkati, atëhere fillon brenda nesh. Në qoftë se një grua zë një fëmijë, nuk është jashtë saj; fillon brenda saj. Jakobi 1:14,15 përdor të njëjtën figurë kur përshkruan se si lakmia jonë fillon dhe sjell mëkatin, i cili sjell vdekje. Ps.109:6 paralelizon një person mëkatar me një 'shejtan': "Vendos një njeri të keq mbi të: dhe Shejtani le të jetë në të djathtë të tij", d.m.th. në pushtet mbi të (Krah. Ps.110:1).

Personifikimi

Megjithatë ju, me të drejtë, mund të përgjigjeni: 'por flet sikur djalli të jetë person!' Kjo është e vërtetë; Heb.2:14 flet për "atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin". Edhe një sasi e vogël e leximit të Biblës tregon se shpesh përdor personifikimin- kur flet për një ide abstrakte si të jetë një person. Kështu Prov. 9:1 flet për një grua e quajtur 'Mënçuri' që ndërton një shtëpi, dhe Rom.6:23 e vë mëkatin në ngjashmëri me një pagues që jep pagesën e vdekjes. Kjo karakteristikë diskutohet me tej në Degëzimin 5. Djalli ynë, 'diabolos', shpesh përfaqson dëshirat tona të liga. Po prapë nuk mund të kesh djallëzi abstrakte; dëshirat e liga që janë në zemrën e një njeriu nuk mund të egzistojnë veçmas nga njeriu; prandaj ‘djalli’ është i personifikuar. Mëkati shpesh personifikohet si një zotëri (p.sh. Rom.5:21; 6:6,17; 7:3). Prandaj, është e kuptueshme që edhe ‘djalli’ personifikohet duke qenë se ‘djalli’, gjithashtu i referohet mëkatit. Në të njëjtën mënyrë, Pali flet për ne sikur kemi dy qenie, si të ishin brenda mishit tonë (Rom.7:15-21): njeriu i mishit, ‘djalli’, lufton me njeriun e Frymës. Megjithatë dihet që nuk ka tamam dy qenie personale që luftojnë brenda nesh. Kjo pjesë mëkatare e natyrës sonë personifikohet si "e keqja" (Mt.6:13 V.R.) - djalli Biblik. E njëjta frazë greke e përkthyer "e keqja" këtu, përkthehet si "person i lig" në 1 Kor.5:13, duke treguar se kur një person i hap rrugë mëkatit, ai është "i keq" - ai vetë- bëhet një "i keq", një ‘djall’.

'Djalli’ dhe 'Shejtani' në një kuptim politik

Këto fjalë 'djall' dhe 'shejtan' përdoren gjithashtu të përshkruajnë rregullin mëkatar dhe të lig të botës, në të cilën jetojmë. Për hierarkitë shoqërore, politike dhe pseudo-fetare të njerëzimit mund të flitet në terma të ‘djallit’. Djalli dhe shejtani në Dhjatën e Re shpesh iu referohen pushteteve shoqërore dhe politike të sistemeve romake ose jude. Kështu ne lexojmë se si djalli hedh besimtarët në burg (Zbu.2:10), duke iu referuar autoriteteve të Romës që burgos besimtarët. Në të njëjtën përmbajtje lexojmë për kishën e Pergamos që vendoset atje ku është ndenjësja ose froni i shejtanit - p.sh. vendi i qeverisë për koloninë romake në Pergamos, ku ishte edhe një grup besimtarësh. Ne nuk mund të themi që Shejtani vetë, nëse egziston, personalisht pati një fron në Pergamos.

Mëkati vetjak përkufizohet si një shkelje e ligjit të Perëndisë (1 Gjo.3:4). Por mëkati i shprehur së bashku si një forcë shoqërore dhe politike kundër Perëndisë është një forcë më e fuqishme se individët; është kjo fuqi kolektive që personifikohet nganjëherë si një qenie e fuqishme e quajtur djall. Në këtë kuptim Irani dhe fuqitë e tjera islamike i kanë quajtur Shtetet e Bashkuara "shejtanin e madh"- d.m.th. kundërshtarin e madh të çështjes së tyre, në terma fetare dhe politike. Kështu janë përdorur shpesh fjalët ‘djall’ dhe ‘shejtan’ në Bibël.

Në përfundim, është ndoshta e vërtetë të thuash që, në këtë temë më tepër se në ndonjë tjetër, është jetike të bazojmë kuptimin tonë mbi një pamje të drejtpeshuar të të gjithë Biblës, në vend që të ndërtojmë doktrina masive në pak vargje që përmbajnë frazat proverba, të cilat duket se u referohen besimeve të zakonshme lidhur me djallin. Kapitulli 6.1 dhe ky seksion do të rikërkojë rilexim të kujdesshëm dhe me lutje. Është pranuar që pozicioni doktrinal i përshkruar atje, është e vetmja mënyrë për të qënë në gjendje të kemi një kuptim të arsyeshëm të të gjitha pjesëve që flasin për djallin dhe shejtanin. Ato fjalë mund të përdoren si mbiemra të zakonshëm ose në disa vende ato i referohen mëkatit që gjendet brenda natyrës sonë njerëzore. Disa nga pjesët më gjerësisht të keqkuptuara, që citohen në mbështetje të ideve të përkrahura, janë marrë parasysh në Degëzimet që shoqërojnë këtë studim.

Ata që e kanë të vështirë të pranojnë përfundimet tona duhet të pyesin veten: (1) është mëkati i personifikuar? Është e qartë që është. (2) Është e vërtetë që 'shejtani' mund të përdoret thejsht si një mbiemër? Po, është. Pra, çfarë problemi të vërtetë mund të ketë në pranimin që mëkati është personifikuar si armiku/shejtani ynë? Bota shpesh personifikohet në letrat dhe Ungjillin e Gjonit (shih V.R); çfarë titull më të mirë se 'shejtan' ose ‘djall’ mund të ketë për këtë personifikim?