Bazat E
BIBLËS Kapitulli 6: Zoti dhe e keqja Zoti dhe e keqja | Djalli dhe shejtani | Pyetje |
6.1 Perëndia Dhe E KeqjaShumë sekte të Kristianizmit së bashku me besime të tjera besojnë se ka një qenie ose përbindësh i quajtur Djall ose Shejtan që është filluesi i problemeve të botës dhe jetëve tona dhe që është përgjegjës për mëkatin që ne bëjmë. Bibla na mëson qartë se Perëndia është i gjithfuqishëm. Ne kemi parë në Kapitullin 1.4 se ëngjëjt nuk mund të mëkatojnë. Në qoftë se vërtet i besojmë këto gjëra, atëhere është e pamundur të ketë ndonjë qenie mbinatyrore në punë në këtë univers që është kundër Perëndisë së gjithfuqishme. Në qoftë se ne besojmë që qenie e tillë egziston, atëhere ne vëmë në pikëpyetje epërsinë e Perëndisë së Gjithfuqishëm. Kjo çështje është aq e rëndësishme saqë kuptimi i drejtë i djallit dhe shejtanit duhet të konsiderohet një doktrinë jetike. Ne na është thënë në Heb.2:14 se Jezusi e shkatërroi djallin me vdekjen e tij; prandaj në qoftë se nuk kemi kuptim të saktë mbi djallin, ne nuk mund të kuptojmë veprën ose natyrën e Jezusit. Në botë në përgjithësi, veçanërisht në të ashtuquajturën botë kristiane, është idea që gjërat e mira në jetë vijnë nga Perëndia dhe gjërat e këqia nga Djalli ose Shejtani. Kjo nuk është një ide e re; madje nuk është ide vetëm e Kristianizmit të shndrruar. Babilonasit, për shembull, besonin se kishte dy perëndi, një perëndi e të mirës dhe dritës dhe një perëndi e së keqes dhe errësirës dhe se këto të dyja ishin kapur në betejë të përgjakshme. Edhe Kiri, mbreti i madh i Persisë, këtë besonte. Prandaj Perëndia i tha, "Unë jam Zoti, dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi...Unë formoj dritën dhe krijoj terrin: unë bëj paqe dhe krijoj të keqen (N.I.V. "fatkeqsinë"): unë Zoti i bëj të gjitha këto gjëra" (Is.45:5-7,22). Perëndia krijon paqe dhe Ai krijon të keqen ose gjëmën. Perëndia është autori, krijuesi i "të keqes" në këtë kuptim. Në këtë kuptim ka një dallim midis "të keqes" dhe mëkatit, që është faji i njeriut; hyri në botë si rezultat i njeriut, jo Perëndsë (Rom.5:12). Perëndia i thotë Kirit dhe popullit të Babilonisë "nuk ka (tjetër) Perëndi jashtë meje". Fjala hebraishte 'el' e përkthyer "Perëndia" në themel do të thotë 'forcë, ose burim fuqie'. Perëndia thotë që nuk ka tjetër burim fuqie në egzistencë përveç Atij. Kjo është arsyeja pse një besimtar i vërtetë në Perëndi nuk mund të pranojë idenë e djallit ose demonëve mbinatyror. Perëndia: Krijuesi i GjëmësBibla është plot me shembuj ku Perëndia sjell "të keqen" në jetët e njerëzve dhe në këtë botë. Am.3:6 thotë se në qoftë se ka ligësi në qytet, Perëndia e ka bërë. Në qoftë se, për shembull ka një tërmet në qytet, shpesh ndihet që djalli ka projektuar në atë qytet dhe ka sjellë fatkeqsinë. Por besuesi i vërtetë duhet të kuptojë se Perëndia është përgjegjës për këtë. Kështu Mik.1:12 thotë se "e keqja ka zbritur nga Zoti deri te porta e Jeruzalemit". Në librin e Jobit ne lexojmë se si Jobi, një njeri i drejtë, humbet gjithçka kishte në këtë jetë. Libri mëson se përvoja e së keqes në jetën e një personi nuk është drejtpërdrejt përpjestimore me bindjen e tyre ndaj Perëndisë. Jobi e dinte se "Zoti dha dhe Zoti mori" (Job 1:21). Ai nuk thotë 'Zoti dha dhe Shejtani mori. Ai i komentoi gruas së vet: "në rast se pranojmë të mirën nga Perëndia, pse nuk duhet të pranojmë (edhe) të keqen?" (Job 2:10). Në fund të librit, miqtë e Jobit e ngushëlluan mbi "gjithë e keqja që Zoti ka sjellë mbi të" (Job 42:11 krah. 19:21; 8:4). kështu Perëndia është burimi "së keqes" në kuptimin e të qënit lejuesi përfundimtar i problemeve që kemi në jetët tona. "Sepse Zoti ndreq atë që do... në qoftë se ju do ta duroni qortimin... më pas u jep një frut drejtësie atyre që janë ushtruar me anë të tij" (Heb.12:6-11), kjo tregon se sprovat që na jep Perëndia udhëheqin në rritjen tonë në frymë. Të thuash që djalli është një qenie që na shtyn në mëkat dhe në padrejtësi është si të vësh fjalën e Perëndisë në kundërshtim me vetveten, ndërsa në të njëjtën kohë ai supozohet që të sjell probleme në jetët tona që çojnë në zhvillimin tonë "frutin e paqtë të drejtësisë". Idea ortodokse e djallit ndesh probleme serioze këtu. Veçanërisht serioze për të janë pjesët që flasin për dorëzimin e një njeriu te shejtani "që ti shpëtohet fryma", ose "që ai të mësojë të mos blasfemojë" (1 Kor.5:5; 1 Tim.1:20). Nëse Shejtani është vërtetë një qenie e vendosur të shtyjë njeriun në mëkat dhe ka një ndikim frymëror negativ mbi njerëzit, pse flasin këto pjesë në një dritë pozitive për Shejtanin? Përgjigja shtrihet në faktin që një kundërshtar, një "Shejtan" ose vështirësitë në jetë, mund të rezultojnë shpesh në ndikime pozitive në frymë në jetën e një besimtari. Në qoftë se ne pranojmë që e keqja vjen nga Perëndia, atëhere ne mund ti lutemi Perëndisë të bëjë diçka për problemet që kemi, p.sh. ti largojë ato. Në qoftë se Ai nuk i largon, atëhere ne e dimë që ato janë dërguar nga Perëndia për të mirën tonë në frymë. Tani në qoftë se ne besojmë që ka një të lig të quajtur djall ose shejtan që i shkakton problemet tona, atëhere nuk ka mundësi ti pranojmë. Sakatësia, sëmundja, vdekje e papritur ose dukuritë natyrore janë marrë si thjesht fat i keq. Në qoftë se djalli është ndonjë ëngjëll mëkatar i fuqishëmn, atëhere ai do të jetë shumë më i fuqishëm se ne dhe ne skemi çtë bëjmë veçse të vuajmë në duart e tij. Në dallim, ne ngushëllohemi që nën kontrollin e Perëndisw, "gjithë gjërat (në jetë) veprojnë së bashku për mirë" të besimtarëve (Rom.8:28). Prandaj nuk ka ndonjë gjë të tillë si fat në jetën e një besimtari. Origjina e mëkatitDuhet theksuar se mëkati vjen nga brenda nesh. Është faji ynë që ne mëkatojmë. Sigurisht do të ishte mirë të besonim që nuk ishte faji ynë që ne mëkatojmë. Ne mund të mëkatojmë lirisht dhe pastaj tia falnim vetes me mendimin që ishte në fakt faji i djallit dhe që faji për mëkatin tonë duhet hedhur tërësisht mbi të. Nuk është e pazakontë që në raste të sjelljes shumë të keqe, fajtori ka kërkuar mëshirë sepse ai thotë që zotërohej nga djalli në atë kohë dhe prandaj nuk ishte përgjegjës për vetveten. Por, me të drejtë, pretekste të tilla nuk pinë ujë në gjyikim dhe personi dënohet. Ne duhet të mbajmë mend që "pagesa për mëkatin është vdekje" (Rom.6:23); mëkati çon në vdekje. Në qoftë se nuk është faji ynë që mëkatojmë, po i djallit, atëhere një Perëndi i drejtë duhet të ndëshkojë djallin dhe jo neve. Por fakti që ne gjykohemi për mëkatet tona tregon se ne jemi përgjegjës për mëkatet tona. Idea e djallit si person i caktuar jashtë nesh në vend të parimit të mëkatit brenda nesh, është një përpjekje për ta hequr nga vetja përgjegjsinë për mëkatin. Ky është një shembull tjetër i njerëzve që refuzojnë të pranojnë atë që mëson Bibla për natyrën e njeriut: që është mëkatare në themel. "Nuk ka asgjë jashtë njeriut, që, duke hyrë në të mund ta ndotë...Sepse nga brenda, domethënë nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorës, kurvërimi, vrasjet...krenaria, budallallëku: të gjitha këto të mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriun" (Mr.7:15-23). Idea që ka diçka prej mëkati jashtë nesh që hyn në ne dhe na bën të mëkatojmë është e pakonceptueshme me Mësimin e hapur të Jezusit këtu. Nga brenda prej zemrës së njeriut, vijnë të gjitha të këqijat. Prandaj në kohën e përmbytjes, Perëndia mori parasysh që "synimet e zemrës së njeriut janë të këqia qysh në fëmijërinë e tij" (Zan.8:21). Jakob 1:14 na thotë se si tundohemi: "secili (është i njëjti proçes për çdo qenie njerëzore) tundohet, kur udhëhiqet dhe mashtrohet nga lakmia e vet ("nga dëshira e vet e ligë", N.I.V.(Versioni i Ri Ndërkombëtar))". Ne tundohemi nga lakmitë tona, dëshirat tona të këqia; jo nga ndonjë gjë jashtë nesh. "nga vijnë luftërat dhe grindjet te ju?", pyet Jakobi; "nuk vijnë, pra, nga pasionet tuaja?" (Jakobi 4:1). Secili prej nesh ka tundime personale të caktuara. Prandaj ato duhet të prodhohen nga dëshirat tona të këqia, sepse ato janë vetjake për ne. Me të drejtë thuhet që ne jemi armiqtë më të këqinj të vetvetes. Libri i Romakëve flet shumë për mëkatin, origjinën e tij dhe se si ta kalojmë. Është shumë e rëndësishme që djalli dhe shejtani mezi përmenden në libër; kur është fjala për origjinën e mëkatit, Pali nuk e përmend djallin ose shejtanin. Në të njëjtën mënyrë "djalli" është një koncept i Dhjatës së Re. Nëse është një qenie e jashtme që na shtyn në mëkat, sigurisht që do të qe përmendur gjerësisht në Dhjatën e Vjetër? Por ka një heshtje shumë të thellë dhe të rëndësishme lidhur me këtë. Shënimet e periudhës së Gjyqtarëve ose e Izraelit në shkretëtirë, tregon se në ato kohëra Izraeli po mëkatonte me shumicë. Por Perëndia nuk i paralajmëroi për ndonjë qenie apo forcë të fuqisw së mbinatyrshme që mund të futej në ta dhe ti bënte të mëkatonin. Përkundrazi Ai i inkurajoi ti kushtoheshin fjalës së Tij, që ata të mos binin në udhët e mishit të tyre (p.sh. LiP. 27:9,10; Josh.22:5). Pali qahet: "Në mua (domethënë në mishin tim) nuk banon asgjë e mirë...sepse të mirën që unë e dua, nuk e bëj...në qoftë se bëj atë që nuk dua, sjam më vetë ai që e bëj, por është mëkati që banon në mua" (Rom.7:18-21). Tani ai nuk ia vë fajin e mëkatimit një qenieje të jashtme të quajtur djall. Ai caktoi natyrën e vet keqbërëse si burimin e vërtetë të mëkatit: "Sjam më vetë ai që e bëj, por mëkati që banon në mua. Unë, pra, po zbuloj këtë ligj (brenda meje), që duke dashur të bëj të mirën, e keqja gjindet në (d.m.th. brenda) mua". Pra ai thotë që e kundërta e të qënurit frymëror vjen nga diçka që ai e quan "mëkat që banon në mua". Çdo person me mendje të hapur ndaj frymës, do të vinte në të njëjtën lloj njohurie vetjake. Duhet theksuar se edhe një Kristian suprem si Pali nuk pati përvojën e ndryshimit të natyrës pas konvertimit, dhe as u vendos në ndonjë pozicion, prej të cilit ai nuk mëkatoi dhe as nuk mund të mëkatonte. Lëvizja moderne 'evangjeliste pretendon që janë në një pozicion të tillë dhe, prandaj e vendosin Palin në rradhët e të pashpëtuarve, për shkak të thënies së tij këtu në Rom.7:15-21. Këto vargje kanë dhënë prova të një vështirësie të madhe ndaj këtyre pretendimeve. Davidi, një tjetër burrë i drejtë padyshim, po ashtu komenton mbi natyrën e vet vazhdimisht mëkatare: "unë jam mbruajtur në paudhësi dhe nëna ime më ka lindur në mëkat" (Ps.51:5). Bibla është goxha e qartë për natyrën thelbësisht keqbërëse të njeriut. Në qoftë se kjo çmohet, nuk ka nevojë të shpiket një person imagjinar jashtë natyrave tona njerëzore që është përgjegjës për mëkatet tona. Jer.17:9 thotë se zemra e njeriut është kaq e keqe dhe mashtruese sa ne nuk mund të çmojmë shtrirjen e madhe të mëkatësisë së saj. Edhe Jezusi e degëzoi natyrën njerëzore si thelbësisht të keqe në Mt.7:11. Pre.9:3 (teksti Hebre) nuk mund të jetë më i qartë: "Zemra e bijve të njerëzve është plot me ligësi". Efe.4:18 jep arsyen e largimit natyral të njeriut nga Perëndia që është "nëpërmjet padijes që është në ta, për shkak të verbimit të zemrës së tyre". Është për shkak të zemrave tona të verbra dhe të paditura në frymë, mënyra e të menduarit që është brenda nesh, që ne jemi të ndarë nga Perëndia. Në po këtë kuadër, Gal.5:19 flet për mëkatet tona si "vepër e mishit"; është mishi ynë, vetë qenia dhe natyra jonë, që na shtyn të mëkatojmë. Asnjë nga këto pjesë nuk e shpjegon origjinën e mëkatit brenda nesh sikur e futi djalli atje; tendencat mëkatare janë diçka që ne të gjithë i kemi natyrshëm nga lindja; është një pjesë themelore e ndërtimit njerëzor. |