Bazat E BIBLËS
Kapitulli 6: Zoti dhe e keqja
Zoti dhe e keqja | Djalli dhe shejtani | Pyetje

Digresion 20: Tundimet e Jezusit


Mt. 4:1-11: “Pask kesaj, Jezusi u cua ne shkretetire nga shpirti per t’u tunduar nga djalli. Jezusi, pasi kishte agjeruar dyzet dite e dyzet nete, kishte uri te madhe. Dhe kur djalli i tha, Nese ti je Biri i Perendise, urhdero qe keta gure te shnderrohen ne buke. Por ai iu pergjigj, Eshte shkruar qe, Njeriu nuk jeton vetem nga buka, por nga cdo fjale qe flet Perendia. Pastaj djalli e coi ne qytetin e shenjte dhe e vendosi lart ne tempull, dhe i tha, Nese ti je Biri i Perendise, hidhu poshte: sepse eshte shkruar, Ai do t’i urdheroje engjejt te te presin ne duar, qe te mos vritesh ne ndonje gur. Jezusi i tha, Gjithashtu eshte shkruar, Mos e tundo Zotin, Perendine tend. Pastaj, djalli e coi ne nje mal shume te larte, dhe i tregoi te gjitha mbreterite e botes, me madheshtine e tyre; dhe i tha, Te gjitha keto do te t’i jap ty, nese bie permbys para meje dhe me adhuron. Por Jezusi iu pergjigj, Largohu o satan: sepse eshte shkruar, Para Zotit, Perendise tend, permbysu, vec tij asnje tjeter nuk nuk do te adhurosh. Pastaj, djalli u largua dhe, engjejt u afruan per t’u kujdesur per te.”


INTERPRETIMI POPULLOR
Ky pasazh lexohet me kuptimin qe nje qenie e quajtur “djall” e tundoi Jezusin te mekatonte duke i sugjeruar gjera te ndryshme dhe duke e cuar drejt situatave tunduese


KOMENT
1. Jezusi “u tundua ne cdo drejtim ashtu si dhe ne” (Heb. 4:15), dhe: “jane deshirat egoiste ato qe e joshin dhe e lidhin cdo njeri” (Jak. 1:14). Nese tundohemi nga “djalli” per joshjet tona apo deshirat e liga, edhe Jezusit keshtu i ndodhi. Nuk tundohemi nga nje qenie e keqe qe papritmas rri prane nesh dhe na shtyn ne mekat – mekati dhe tundimi vijne “nga brenda, prej zemres se njeriut” (Mk. 7:21).
2. Eshte e qarte qe tundimet nuk mund te merren fjaleperfjale.
Mt. 4:8 nenkupton qe Jezusi u cua ne nje mal te larte per te pare te gjitha mbreterite e botes ne lavdine e tyre te ardhshme “ne nje cast kohe” (Lk. 4:5). Nuk ka mal aq te larte nga i cili te shohesh te gjithe boten. Dhe, pse do t’i jepte Jezusit lartesia e malit mundesine per te pare se si do te ishte bota ne te ardhmen? Meqenese bota eshte nje sfere, nuk ka asnje pike ne siperfaqen e saj, nga e cila te mund te shihen te gjitha pjeset e botes ne te njejten kohe.
Nje krahasim i Mt. 4 dhe Lk. 4 tregon qe tundimet pershkruhen ne radhe te ndryshme. Mk. 1:13 thote se Jezusi ishte “ne shkretetire per dyzet dite, tunduar nga satani,” nderkohe qe Mt. 4:2-3 thote se “pasi agjeroi per dyzete dite… tunduesi (satani) erdhi tek Ai….” Lk. 4:13 thote qe djalli e la Jezusin pas tundimit per t’u hedhur nga tempulli; Mt. 4:11 thote se djalli u largua pas tundimit ne malin e larte. Meqenese Shkrimi nuk mund te kundershtoje veten, mund te nxjerrim perfundimin qe po te njejtat tundime perseriteshin ne radhe te ndryshme. Tundimi per te kthyer guret ne buke eshte nje shembull i qarte. Kjo do te pershtatej mire nese tundimet vinin nga brenda mendjes se Jezusit. Duke pasur natyren tone, mungesa e ushqimit do ta kishte ndikuar ate si menderisht ashtu dhe fizikisht, dhe keshtu mendja e tij do kishte filluar kollaj te imagjinonte gjera te ndryshme. Lenia pak dite pa ushqim mund t’i coje disa njerez ne delir (1 Shem. 30:12). Ngjashmeria midis bukeve dhe gureve permendet nga Jezusi tek Mt. 7:9, dhe padyshim, ato imazhe shpesh bashkoheshin ne mendjen e tij te torturuar – megjithese gjithnje viheshin shpejt nen kontroll kur kujtonte Fjalen.
Duket e pamundur qe djalli ta kete cuar Jezusin ne shkretetire dhe ne rruget e Jeruzalemit dhe pastaj u ngjiten ne tempull sebashku, te gjitha keto nen veshtrimin e cifuteve kureshtare. Tundimet e tij ndodhen te gjitha ne shkretetire – ai ishte aty per dyzet dite, tunduar gjithe kohen prej djallit (i cili u largua vecse ne fund - Mt. 4:11). Nese Jezusi tundohej nga djalli cdo dite, dhe tundimet ndodhen vetem ne shkretetire, atehere rrjedh qe Jezusi nuk mund te jete larguar nga shkretetira per te shkuar ne Jeruzalem apo te kete udhetuar maje nje mali te larte. Per pasoje, keto gjera nuk mund te kene ndodhur fjaleperfjale.
Nese djalli eshte nje person fizik qe nuk ka respekt per Fjalen e Perendise dhe i intereson t’i beje njerezit te mekatojne, atehere pse do t’ia citonte Shkrimin Jezusi atij per ta mundur? Sipas pikepamjes popullore, kjo nuk do ta kishte larguar djallin. Vereni qe Jezusi citonte nje pasazh te Bibles cdo here. Nese djalli ishte deshirat e liga brenda zemres se Jezusit, atehere eshte e kuptueshme qe duke pasur Fjalen ne zemer dhe duke ia kujtuar ate vetes, ai mund t’i mundte ato deshira te liga. Ps. 119:11 eshte aq e pershtatshme sa ndoshta profetizon ne menyre specifike pervojat e Krishtit ne shkretetire: “Ate qe the ti e ngul ne mendje, qe te mos mekatoj kunder Teje.”
Mt. 4:1 thote se Jezusi “Jezusi u cua ne shkretetire nga shpirti per t’u tunduar nga djalli.” Ky ishte Shpirti i Perendise qe sapo i ishte zbritur mbi te (3.:16). Do te ishte dicka e jashtezakonshme qe Shpirti i Perendise ta conte Jezusin ne shkretetire qe te mund te tundohej nga nje qenie mbinjerezore qe kundershtonte Perendine.
SHPJEGIME TE SUGJERUARA.
1. Kur Jezusi u pagezua ne lumin Jordan nga Gjoni, atij iu dha fuqia e Shpirtit te Shenjte (Mt. 3:16). Sapo doli nga uji, ai u cua ne shkretetire per t’u tunduar. Duke ditur qe ai kishte fuqine e shpirtit per t’i shnderruar guret ne buke, te hidhej nga ndertesat pa u vrare, etj., keto tundime duhet te kene qene te zjarrta brenda mendjes se tij. Nese nje person ia sugjeronte keto gjera Jezusit dhe Jezusi e dinte qe ky njeri ishte mekatar, atehere tundimet ishin shume me pak dinake sesa po te vinin nga mendja e vete Jezusit.
2. Tundimi per te marre mbreterite per vete do te kishte qene shume me i fuqishem nese do te kishte ardhur nga brenda Krishtit. Mendja e Jezusit do te kishte qene e mbushur me Shkrimin e Shenjte, dhe ne gjendjen e mjeruar te mendjes, shkaktuar nga agjerimi, do te kishte qene tunduese te keqinterpretonte mesazhe qe i jepnin mundesi t’i perdorte per te justifikuar zgjedhjen e rruges me te lehte per te dale nga situata ku ndodhej.
Qendrimi maje nje mali te larte kujton Jehezkelin te cilit i tregohet se si do te ishte Mbreteria nga nje mal i larte (Jhz. 40:2), dhe te kujton Gjonin qe shihte “Jeruzalemin e shenjte” nga maja e “nje mali te madh te larte” (Ap. 21:10). Jezusi i pa mbreterite e botes se si do te ishin ne te ardhmen (Lk. 4:5), d.m.th. ne Mbreterine, kur “mbreterite e kesaj bote te jene bere mbreterite e Zotit tone dhe Krishtit te Tij” (Ap. 11:15). Ndoshta do te kishte menduar per Mosheun ne fund te 40 viteve endje ne shkretetire (krahaso 40 ditet e Tij) qe shihte Token e Premtuar (Mbreterine) nga Mali Nebo. Tek libri i Danielit (4:17,25,32; 5:21) theksohet se “Perendia me i Larte eshte i vetmi sundimtar mbi te gjithe njerezit dhe se ia jep sundimin kujt te doje;” Jezusi do ta kishte ditur qe vetem Perendia, askush tjeter, mund t’ia jepte atij Mbreterine. Prandaj, nuk do te kishte qene ndonje tundim kushedi cfare nese nje djall i jashtem pretendonte te mundte t’i jepte Jeuzsit Mbreterine, kur ai e dinte qe vetem Perendia e kishte ate fuqi. Megjithate, Jezusi e dinte qe kishte qene kenaqesia e mire e Tij (e Atit) per t’i dhene Jezusit Mbreterine, dhe duhet te jete sugjeruar nga ‘djalli’ brenda Jezusit se mund ta merrte mbreterine menjehere. Tekefundit, mund te kishte arsyetuar, Perendia me ka deleguar mua te gjithe autoritetin ne perspektive (Gjn. 5:26,27), deri ne masen qe kishte pushtetin si per t’i dhene jeten ashtu dhe per ta marre perseri (Gjn. 10:18), megjithese, tekefundit, gjithe pushteti iu dha atij vetem pas vdekjes dhe ringjalljes se tij (Mt. 28:18).
3. Duke qene i familjarizuar me Shkrimin e Shenjte, Krishti do t’i kishte pare ngjashmerite midis vetes dhe Elijes, morali i te cilit u shemb pas 40 ditesh ne shkretetire (1 Mbreterve 19:8) dhe Mosheut, i cili braktisi trashegimine e tij te menjehershme te tokes ne fund te 40 vjeteve ne shkretetire. Jezusi, ne fund te 40 diteve, ishte ne nje pozite te ngjashme me ta – duke pasur perballe mundesine e vertete per deshtim. Mosheu dhe Elija deshtuan per shkak te dobesise njerezore – jo per shkak te ndonje personi te quajtur ‘djalli.’ Ishte pikerisht koj dobesi njerezore, ‘satani,’ ose kundershtari, qe po e tundonte Jezusin.
4. “Dhe djalli i tha, Nese ti je Biri i Perendise…” (Lk. 4:3). Duhet te kete qene nje tundim i perhershem brenda mendjes se Krishtit per te dyshuar nese ishte vertet Biri i Perendise, duke pare qe cdokush tjeter mendonte se ai ishte biri i Jozefit (Lk. 3:23; Gjn. 6:42) ose i paligjshem (keshtu nenkupton Gjn. 9:29), dhe se regjistrimet zyrtare te tempullit e pershkruanin ate si birin e Jozefit (Mt. 1:1,16; Lk.3:23, ku “i supozuar” do te thote ‘vleresuar sipas ligjit’)…
5. Pasazhet e cituara nga Jezusi per t’i dhene force vetes kunder deshirave te tij te liga (“djallit”) jane te gjitha nga e njejta pjese e Beselidhjes se Riperterire, ne lidhje me pervojat e Izraelit ne shkretetire. Jezusi shihte ne menyre te qarte nje paralele midis pervojave te veta dhe te tyre.
Beselidhja e Riperterire 8 Mateu 4 / Luka 4
“Zoti, Perendia juaj, ju beri te endeshit per dyzet vjet ne shkretetire, per t’ju thyer kokefortesine, per t’ju vene ne prove, per te pare zemren tuaj, per te pare nese do te zbatonit urdherimet (fjalen) e Tij apo jo.” (v.2) “Jezusi u cua nga shpirti” “dyzet dite” “ne shkretetire.” Jezusi u vu ne prove nga tundimet. Jezusi triumfoi duke cituar Shkrimin e Shenjte qe ishte ne zemren e tij (Ps. 119:11).
“Dhe ju poshteroi, ju beri te vuanit nga uria dhe ju ushqeu me mana…per t’ju treguar se njeriu nuk jeton vetem nga buka, por nga cdo fjale…e Zotit…” (v.3)
“Pas kesaj kishte uri te madhe.” Ne Gjoni 6 mana interpretohet nga Jezusi se perfaqeson Fjalen e Perendise – te cilen Jezusi e zbatoi ne shkretetire. Jezusi mesoi se shpirterisht ai jetonte permes Fjales se Perendise. “Ai u pergjigj…eshte shkruar qe njeriu nuk rron vetem nga buka, por nga cdo fjale…e Perendise.”
“Duhet te kuptoni ne zemren tuaj qe, Zoti, Perendia juaj deshiron t’ju coje ne rrugen e drejte, si ati femijen e tij.” (v.5) Pa dyshim, Jezusi reflektoi mbi pervojat e tij. Perendia e ndeshkoi Birin e Tij, Jezusin – 2 Shem. 7:14; Ps. 89:32

Keshtu, Jezusi na tregoi se si ta lexojme dhe studiojme Fjalen – ai e mendonte veten si izraelitet ne shkretetire, dhe per rrjedheje mori tek vetja mesimet qe mund te nxirren nga pervojat e tyre, ne provat e tij ne shkretetire.