Bazat E BIBLËS
Kapitulli 6: Zoti dhe e keqja
Zoti dhe e keqja | Djalli dhe shejtani | Pyetje

Digresion 19: Luciferi


Jesh. 14:12-14: “Ti ke rene nga qielli, O Lucifer, biri i mengjesit! Ke rene pertoke, ti qe ne te kaluaren munde kombe te tjera! Ti ishe i vendosur te ngriheshe gjer ne qiell per ta vendosur fronin tend mbi yjet me te larta te Perendise; ti mendove se do te rrije ulur si mbreti ne malin ne veri ku mblidhen perendite; the se do te ngriheshe gjer ne majat e reve per te qene si i Gjithpushtetshmi.”


INTERPRETIMI POPULLOR
Supozohet se Luciferi kishte qene dikur nje engjell i fuqishem qe kishte mekatuar ne kohen e Adamit dhe per kete arsye ishte hedhur poshte ne toke, ku shkakton trazira per popullin e Perendise.


KOMENTE.
1. Fjalet “djall”, “satan” dhe “engjell” nuk shfaqen kurre ne kete kapitull. Ky eshte i vetmi vend ne Shkrimin e Shenjte ku shfaqet fjala “Lucifer.”
2. Nuk ka fakte qe Jesh. 14 pershkruan dicka qe ka ndodhur ne kopshtin e Edenit; nese eshte, atehere, pse jemi lene 3,000 vjet qysh nga koha e Zanafilles perpara se te na thuhet se cfare ka ndodhur vertet atje?
3. Luciferi pershkruhet si i mbuluar me krimba (v. 11) dhe i tallur prej njerezve (v. 16) sepse ai nuk ka me pushtet pasi eshte debuar nga qielli (v. 508); prandaj, nuk ka justifikim per te menduar qe Luciferi tani eshte ne toke duke cuar besimtaret ne rruge te gabuar.
4. Pse eshte denuar Luciferi sepse paska thene, “Do te ngjitem ne qiell” (v. 13), nese ai kishte qene tashme atje?
5. Luciferi nuk eshte per t’u krimbur ne varr: “Tani je ne boten e te vdekurve,…dhe te mbulojne krimbat” (v. 11). Duke pare qe engjejt nuk mund te vdesin (Lk. 20:35-36), atehere Luciferi nuk mund te jete nje engjell; gjuha i pershtatet me shume nje njeriu.
6. Vargjet 13 dhe 14 kane lidhje me 2 Sel. 2:3-4, te cilat jane per “njeriun e mekatit” – keshtu Luciferi drejtohet kah nje tjeter njeri – jo nje engjell.
SHPJEGIME TE SUGJERUARA.
1. V.R.N. dhe versione te tjera moderne kane shpjeguar tekstin e kapitujve 13-23 te Jeshajes si nje seri “barrash” mbi vende te ndryshme, p.sh. Babilonia, Suri dhe Egjipti. Jesh. 14:4 jep kontekstin e vargjeve qe po shqyrtojme: “Do te perqeshni mbretin e Babilonise me kete proverbe (histori)...”. Prandaj, profecia eshte per mbretin njerezor te Babilonise, i cili pershkruhet si “Luciferi.” Me renien e tij: “ata qe te shohin do te…te quajne, duke thene, Ky eshte ai qe tundi token…?” (v. 16). Keshtu, Luciferi perkufizohet qarte si njeri.
2. Ngaqe Luciferi ishte nje mbret njerezor, “Te gjithe mbreterit e kombeve… do te te therrasin, Edhe ti je bere i dobet si ne? A je bere si nje prej nesh?” (v. 9-10). Prandaj, Luciferi ishte nje mbret si cdo mbret tjeter.
3. Vargu 20 thote se e gjithe fara e Luciferit do te shkaterrohet. Vargu 22 thote se fara e Babilonise do te shkaterrohet, dhe keshtu barazohen te dyja. ‘Luciferi’ deshironte te ngrihej lart ne qiell, dhe po keshtu edhe Babilonia (Jir. 51:53); “gjykimi i saj [d.m.th. mekati qe i sjell gjykim] arrin deri ne qiell” (Jir. 51:9).
4. Kujtoni qe kjo eshte nje “proverbe (histori) kunder mbretit te Babilonise (v. 4). “Lucifer” do te thote “ylli i mengjesit,” i cili eshte me i shndritshmi nder yje, dhe ne fakt eshte planeti Venus. Ne histori, ky yll vendos me krenari te “ngrihet (me lart) ne qiell…te lartesoj fronin tim mbi yjet (e tjere) te Perendise” (v. 13). Per shkak te kesaj, ylli zbritet ne toke. Ylli perfaqeson mbretin e Babilonise. Kapitulli 4 i Danielit shpjegon se si Nebukadnezari, mbreti i Babilonise shihte me krenari mbreterine e madhe qe kishte ndertuar, duke menduar se kishte pushtuar vende te tjera me forcen e tij, ne vend qe te pranonte qe ishte Perendia qe i kishte dhene sukses. “Madheshtia (krenaria) jote eshte rritur dhe arrin deri ne qiell” (v. 22). Per shkak te kesaj “ai u debua nga njerezit, dhe vertet hengri bar si bagetia dhe trupi iu lag me vesen e qiellit, deri sa floket iu rriten si pende shqiponjash dhe thonjte si kthetrat e zogjve” (v. 33). Kjo ulje e papritur e njerit prej njerezve me te fuqishem te botes ne nje te shkare nga trute, ishte nje ngjarje aq dramatike sa te kerkonte historine e renies se yllit te mengjesit nga qielli ne toke. Yjet jane shpesh simbole per njerez te fuqishem, p.sh. Zan. 37:9; Jesh. 13:10 (ne lidhje me udheheqesit e Babilonise); Ez. 32:7 (ne lidhje me udheheqesin e Egjiptit); Dan. 8:10 deri v.24. Ngjitja ne qiell dhe renia nga qielli jane idioma biblike qe shpesh perdoren per te rritur krenarine dhe peruljen respektivisht – shih Ijovi 20:6; Jir. 51:53 (mbi Babilonine); Vaj. 2:1; Mt. 11:23 (mbi Kafarnaumin): “Ti, O Kafernaum, qe je ngjitur ne qiell, do te plandosesh ne ferr” (varri).
5. Vargu 17 e akuzon Luciferin se e ka bere “boten si shkretetire, (duke shkaterruar) qytetet e saj; dhe kurre nuk i cliroi te burgosurit e tij…(qe mbushi faqen e botes me qytete”…“nxjerres i arit” (v. 17,21, V.R.; v.4 V.M. ane faqes). Keto jane te gjitha pershkrime te politikes ushtarake babilonase – duke rrafshuar zona te tera (sic bene me Jeruzalemin), duke transportuar roberit ne zona te tjera e mos i lene per t’u kthyer ne atdhe (sic bene me cifutet), duke ndertuar qytete e duke marre detyrime ne ar prej vendeve qe shtypnin. Pra, vihet theksi mbi faktin qe Luciferi nuk do te merrte as varrimin qe kishin pasur mbreterit e tjere (v. 18-19), duke nenkuptuar se ishte vecse nje mbret njerezor si ata, meqenese trupi i tij kishte nevoje te varrosej.
6. Vargu 12 thote se Luciferi “duhej plandosur perdhe” – duke nenkuptuar se ishte nje peme. Kjo ofron nje lidhje te metejshme me Dan. 4:8-16, ku Nebukadnezari dhe Babilonia perqasen me nje peme qe pritet.
7. Babilonia dhe Asiria shpesh jane fraza te zevendesueshme me njera tjetren tek profetet; keshtu, duke folur per renien e mbretit te Babilonise, v. 25 thote, “Do t’i shkaterroj asirianet…”. Profecite mbi Babilonine ne Jesh. 47 perseriten ne lidhje me Asirine ne Nah. 3:3-5,18 dhe Zeh. 2:13,15; dhe 2 Analeve 33:11 thote qe mbreti i Asirise zuri rob Menasehun ne Babiloni – duke treguar qe termat mund te zevendesojne njeri-tjetrin. Am. 5:27 thote se izraelitet do te coheshin rober “matane Damaskut,” pra ne Asiri, por Shtjefni thote se kjo ishte “matane Babilonise” (Veprat 7:43). Ezra 6:1 pershkruan se si Dariusi, mbret i Babilonise, nxjerr nje dekret ne lidhje me rindertimin e tempullit. Cifutet levduan Perendine qe i ktheu “zemren mbretit te Asirise” (Ezra 6:22), duke treguar edhe nje here qe termat mund te perdoren per te zevendesuar njeri-tjetrin. Profecia e Jeshajes, kap. 14, perkrah shume te tjerave ne Jeshaja, pershtatet mire ne kontekstin e pushtimit asirian nga Sinaheribi ne kohen e Hizkijes, pra v. 25 pershkruan shkaterrimin e asireve. Vargu 13 eshte me i lehte per t’u kuptuar nese flet per asiret profane qe rrethojne Jeruzalemin, duke dashur te hyjne ne Jeruzalem dhe te marrin tempullin per perendite e tyre. Me pare, mbreti asir Tilgat-Pilnezeri, ndoshta kishte dashur te bente te njejten gje (2 Analeve 28:20,21); Jesh. 14:13: “Se ne zemren tende ke thene, do te ngrihem gjer ne qiell… (simbolike per tempullin dhe harkun – 1 Mbreterve 8:30; 2 Analeve 30:27; Ps. 20: 2,6; 11:4; Heb. 7:26). Do te ulem edhe mbi malin ku mblidhen mbreterit (mali Cion ku ishte tempulli) ne veri” (Jeruzalem - Ps. 48:1,2).
8. Prandaj, eshte e nevojshme te kuptohet “Do te ngjitem ne qiell” si nje hiperbole, si tek 1 Shem. 5:12; 2 An. 28:9; Ezra 9:6; Ps. 107:26.