Bazat E BIBLËS
Kapitulli 6: Zoti dhe e keqja
Zoti dhe e keqja | Djalli dhe shejtani | Pyetje

Digresion 18: Cfare Ndodhi ne Eden?


Zan. 3:4-5: “Dhe gjarpri i tha gruas, Nuk do te vdesesh aspak: Por Perendia e di mire se, sapo t’i hani ato fruta, do t’ju happen syte dhe do te beheni te gjithe perendi, duke njohur te miren dhe te keqen.”


INTERPRETIMI POPULLOR


Gabimisht supozohet se gjarpri ketu eshte nje engjell qe kishte mekatuar, quajtur “satan.” Duke qene debuar nga qielli per mekatin e tij, ai erdhi ne toke dhe tundoi Even te mekatonte.


KOMENTE
1. Pasazhi flet mbi “gjarprin.” Fjalet ‘satan’ dhe ‘djall’ nuk shfaqen askund ne gjithe librin e Zanafilles.
2. Gjarpri nuk pershkruhet kurre si engjell.
3. Prandaj, nuk eshte per t’u cuditur qe tek Zanafilla nuk ka asnje fjale per ndonje te debuar jashte qiellit.
4. Mekati sjell vdekje (Rom. 6:23). Engjejt nuk mund te vdesin (Lk. 20:35-36), prandaj, engjejt nuk mund te mekatojne. Shperblimi i te pastrit eshte te behet si engjejt per te mos vdekur kurre (Lk. 20:35-36). Nese engjejt do te mund te mekatonin, atehere edhe te pastrit do te ishin ne gjendje te mekatonin dhe prandaj do te kishin mundesine per te vdekur, cka do te thote se ne te vertete nuk do te kishin jeten e perhershme.
5. Personazhet e perfshire ne librin e Zanafilles per renien e njeriut jane: Perendia, Adami, Eva dhe gjarpri. Nuk permendet askush tjeter. Nuk ka fakte se dikush mund te kete hyre brenda gjarprit dhe ta kete detyruar te bente ate qe beri. Pali thote se gjarpri “e mashtroi Even permes dinakerise se vet” (2 Kor. 11,3). Perendia i tha gjarprit: “Meqe ti e bere kete…” (Zan. 3:14). Nese ‘satani’ po e perdorte gjarprin, pse nuk permendet ai dhe pse nuk u ndeshkua edhe ai?
6. Adami fajesoi Even per mekatin e tij: “Ajo me dha frut nga pema” (Zan. 3:12). Eva fajesoi gjarprin: “Gjarpri me mashtroi te haja frutin” (Zan. 3:13).
Gjarpri nuk fajesoi djallin – nuk beri ndonje shfajesim.
7. Nese argumentohet se gjarperinjte sot nuk kane fuqine e fjales apo arsyes si gjarpri ne Eden, mbajeni mend;
(a) Nje gomar u be nje here te fliste e arsyetonte me nje njeri (Bilami): “Nje shtaze (normalisht) pa goje i foli me ze njerezo dhe keshtu e pengoi profetin ta zbatonte planin e tij te marre” (2 Pjt. 2:16)
(b) Gjarpri ishte me dinaku nder te gjitha kafshet (Zan. 3:1). Mallkimi mbi te do t’ia kishte marre aftesine per te folur me Adamin dhe Even.
8. Perendia krijoi gjarprin (Zan. 3:1); nuk pati ndonje qenie tjeter te quajtur ‘satan’ qe u shnderrua ne gjarper; nese e besojme kete, ne fakt jemi duke thene se nje person mund te hyje ne jeten e dikujt tjeter dhe ta kontrolloje ate. Kjo eshte nje ide pagane, jo ide biblike. Nese argumentohet se Perendia nuk do ta kishte krijuar gjarprin per shkak te mekatit te madh qe shtyu te benin Adami dhe Eva, kujtoni qe mekati hyri ne bote nga njeriu (Rom. 5:12); prandaj, gjarpri ishte amoral, fliste nga vezhgimet e veta te natyrshme dhe nuk ishte, si i tille, pergjegjes para Perendise dhe per kete arsye nuk kreu mekat.
Disa sugjerojne qe gjarpri i Zan. 3 lidhet me serafin. Megjithate, fjala normale hebraisht per “gjarper,” e cila perdoret ne Zan. 3, eshte totalisht pa lidhje me fjalen per “seraf.” Fjala hebraisht perkthyer “seraf” do te thote thjeshte “nje i zjarrte” dhe perkthehet “neperke” ne Regj. 21:8, por kjo nuk eshte fjala e perkthyer “gjarper” ne Zan. 3.
SHPJEGIME TE SUGJERUARA
1. Duket se nuk ka arsye per te dyshuar se ajo qe na thuhet mbi krijimin dhe renien ne kapitujt e hershem te Zanafilles duhet marre fjaleperfjale. “Gjarpri” ishte fjaleperfjale nje gjarper. Fakti qe mund te shohim gjarperinj sot duke u zvarritur mbi barqet e tyre ne permbushje te mallkimit te vene mbi gjarprin fillestar (Zan. 3:14), e mbeshtet kete. Ne te njejten menyre, shohim gra e burra te vuajne nga mallkimet qe u vune mbi ta ne te njejten kohe. Mund te vleresojme qe Adami dhe Eva ishin thjesht nje burre dhe nje grua sic i njohim sot, por qe gezonin nje forme me te mire te ekzistences, prandaj gjarpri fillestar ishte nje kafshe e vertete, megjithese ne nje forme shume me teper inteligjente se sa gjarperinjte qe shohim sot.
2. Te meposhtmet jane shenja te metejshme qe kapitujt e hershem te Zanafilles duhen lexuar fjaleperfjale.
? Jezusi i referohej regjistrimit te krijimit te Adamit dhe Eves si baza e mesimit te tij mbi martesen dhe divorcin (Mt. 19:5-6); nuk ka asnje shenje qe ta kete lexuar ne menyre figurative.
? “I pari u krijua Adami, dhe pastaj Eva. Dhe nuk ishte Adami qe u mashtrua nga (nga gjarpri), por gruaja u genjye dhe nuk u bind” (1 Tim. 2:13-14) – pra edhe Pali, e lexonte Zanafillen fjaleperfjale. Edhe me me rendesi, ai shkroi me heret mbi menyren “ Eva u mashtrua me genjeshtren dinake te gjarprit” (2 Kor. 11:3) – vereni qe Pali nuk permend “djallin” te kete mashtruar Even.
3. Ngaqe gjarpri u mallkua me detyrimin per t’u zvarritur mbi bark (Zan. 3:14), kjo mund te nenkuptoje qe me pare kishte pasur kembe; bashkuar me fuqine e dukshme te arsyetimit, ndoshta ishte forma e jetes shtazore me prane njeriut, megjithese ishte prapeseprape nje kafshe – nje tjeter prej “bishave te fushes qe Zoti Perendi kishte bere” (Zan. 3:1,14).