Bazat E BIBLËS
Kapitulli 6: Zoti dhe e keqja
Zoti dhe e keqja | Djalli dhe shejtani | Pyetje

Digresion 17: Magjia


Ky digresion eshte shkruar gjeresisht per t’u sherbyer nevojave te atyre ne Afrike dhe ne pjese te tjera te botes ku magjia eshte nje veti e zakonshme e jetes se perditshme. Njihet nga te gjithe studentet e vertete te Bibles se shpetimi nga magjistaret, doktoret afrikane dhe te ngjashmit me ta nuk mund te pershtatet me mbajtjen e se vertetes. Megjithate, e vleresoj qe doktoret magjistare jane me pak te kushtueshem dhe shpesh me kollaj per t’u gjetur sesa mjeket, dhe se kjo, kombinuar me suksesin e tyre te dukshem, i ben ata terheqes. Kete problem duhet ta shohim ne menyre logjike, sipas Bibles. Kjo eshte e vetmja menyre qe ju te gjeni forcen per t’i rezistuar tundimit per t’i perdorur keta njerez.


PRETENDIMET E MAGJISE
Se pari, pretendimet per suksesin qe keta magjistare arrijne nevojitet te analizohen. Mund te jemi te sigurte qe ne pretendimet per suksesin e tyre ka shume ekzagjerime. Kurat e tyre kurre nuk behen haptas, per t’i pare te gjithe. Nese vertet do te ishin te suksesshem, atehere me siguri do te punonin neper spitale dhe do te mund te gjendeshin ne mbare boten. Gjendja e sakte e atyre qe pretendojne se i sherojne, gjithashtu nuk dihet kurre – nuk eshte e qarte se sa permiresohen vertet.
Ata nga ju qe perballen me kete tundim duhet te pyesni veten nese keni prova te percaktuara te fuqise se tyre – p.sh. a keni pare (jo thjesht degjuar) nje njeri te cilit t’i jete prere krahu ne nje fabrike sharrash te shkoje tek nje magjistar dhe te kthehet me krahun qe funksionon per mrekulli? Ky eshte lloji i fakteve qe na nevojiten perpara se t’u japim ndopak kredibilitet. Br. 13:1-3 eshte edhe me e fuqishme: Izraeliteve iu mesua se nese nje magjistar do te bente nje shenje a magji qe te dukej sikur ishte nje mrekulli, prapeseprape ata nuk duhet ta besonin nese nuk flisnin doktrinen e vertete sipas fjales se Perendise. Eshte e qarte qe doktoret magjistare nuk besojne te verteten sic zbulohet ne Bibel – prandaj nuk duhet te tundohemi t’u njohim fuqi te vertete, duke qene se gjithe pushteti vjen nga Perendia (Rom. 13:1; 1 Kor. 8:4-6).
Se dyti, lloji i ankesave me te cilat ata merren eshte domethenes. Tashme pranohet qe ne perdorim vecse 1% te fuqise se trurit tone. Pjesa tjeter duket sikur eshte tej fuqise sone per ta perdorur ne menyre te ndegjegjshme (pa dyshim kete do ta bejme ne Mbreterine). Pa e kuptuar ne, mendjet tona mund te kene nje efekt thuajse fizik mbi trupat tane. keshtu, psikologet (ata qe studiojne mendjen) dihet se kane kuruar njerez nga semundjet e gjakut duke i bere ata te imagjinojne ne menyre intensive konstituimin e duhur te gjakut dhe funksionimin normal te tij. Doktoret pranojne se me raste, ndodhin kura te tilla qe nuk varen nga mjekesia tradicionale. Ne menyre te ngjashme, niveli i larte i stresit ne mendjet tona mund te shkaktojne ulcera te stomakut dhe dhimbje koke. Qetesimi i mendjes ose stervitja e saj ne nje menyre te caktuar mund t’i beje keto te pushojne. Por nese, per shembull, na pritet krahu ne nje fabrike sharrash nuk ka ushtrime mendore qe te mund ta bejne ate te kthehet ku ishte. Magjistaret duket se jane ne gjendje te ndikojne vetem semundjet qe kontrollohen nga mendjet tona. Ngaqe nuk e kuptojme plotesisht se si funksionojne mendjet tona, kjo duket sikur vjen per shkak te ndonje fuqie fizike qe zoterojne keta magjistare. Por nuk eshte keshtu; ata e shkaktojne kete efekt vetem permes ndikimit te tyre mbi mendjet e njerezve.


BURIMI I FUQISE
Megjithate, e gjithe fuqia eshte e Perendise. Edhe gjerat e mira edhe ato te keqia sillen prej Tij – jo prej magjistareve. Kjo eshte nje teme shume e zakonshme ne Shkrimin e Shenjte: Jesh. 45:5-7; Mih. 1:12; Am. 3:6; Dal. 4:11; Br. 32:39; Ijv. 5:18. Te gjitha keto meritojne lexim te kujdesshem. Perfundimi eshte qe Atij duhet t’i drejtohemi per lutje nese jemi semure, nderkohe qe behet cdo gje qe eshte e mundur nga njeriu permes perdorimit te te mjekesise tradicionale per te korrigjuar problemin. Nese u kthehemi mjekeve magjistare, atehere u jemi kthyer njerezve qe pretendojne te kene kontroll mbi ‘fuqite e erresires’ qe gjoja u jep mundesi atyre te na bejne me mire. Por ne e dime qe ato fuqi qe besojne ata nuk ekzistojne. Burimi i fuqise eshte Perendia. T’u drejtohesh magjistareve eshte si te thuash se Perendia nuk eshte i gjithefuqishem dhe se fuqi te tjera, ne te cilat magjistaret pretendojne te kene fuqi, jane ato qe na shkaktojne semundjet.
Te mendosh ne kete menyre do te thote te ofendosh Perendine. Izraelitet zgjodhen te besonin ne Perendine, por gjithashtu besonin se kishte edhe fuqi te tjera qe vepronin ne jetet e tyre, me te cilat duhet te merreshin duke adhuruar idhujt e bere per ato fuqi. Kjo e inatosi aq shume Perendine sa Ai i denoi te mos ishin me populli i Tij (Br. 32:16-24). Perpara Perendise, nese nuk kemi besim te plote ne Ate, ne fakt nuk e besojme fare. Te pretendosh besim ne Perendine e vertete te Izraelit, por edhe te pranosh ekzistences se fuqive te tjera te vecanta nga Perendia, dhe te lejosh nje doktor te perpiqet t’i ndikoje ato fuqi qe te na lene rehat, do te thote te veprosh saktesisht ashtu sic vepruan izraelitet ne te kaluaren. Historia e gjate, e deshperueshme e idhujtarise se izraeliteve eshte “shkruar qe ta mesojme ne.” Nuk duhet te kemi asnje lloj shoqerizimi me ata qe besojne ne keto fuqi.


“Cfare harmonie ka drita me erresiren? Cfare kane te perbashket idhujt me Tempullin e Perendise? Ju jeni tempulli i Perendise…Prandaj dilni nga rrethi i tyre dhe rrini me vete, tha Zoti, dhe une do te jem Ati juaj dhe ju do te jeni bijte e bijat e Mi” (2 Kor. 6:14 17).
Nese bejme vertet perpjekje dhe sakrifice per t’u ndare nga keto gjera, atehere do te kemi sigurine e lavdishme qe vertet jemi femijet e Vete Perendise. Nje prind i natryshem kujdeset instinktivisht per femijen e vet kur eshte semure. A eshte vertet aq e veshtire te besojme qe Ati yne Qiellor do ta beje kete edhe me shume?
Eshte fakt qe magjistaret kane ndikim vetem mbi ata qe i besojne atyre. Ne menyre te ngjashme, dikush qe ka humbur nje njeri te shtrenjte mund te shkoje tek nje medium apo magjistar dhe te kerkoje te shohe njeriun qe ka vdekur. Mediumi do t’u thote te mbyllin syte dhe te imagjinojne fytyren e personit ne menyre shume te qarte. Klienti mund ta fiksoje mendjen tek nje fotografi e personit qe mund ta kujtojne lehtesisht. Atehere, mediumi mund te lexoje mendjen e klientit dhe me pak ekzagjerim te flase mbi personin me fjale realiste, ne menyre te tille qe klienti te jete i bindur qe mediumi e ka pare personin e vdekur te gjalle. Vereni qe asnje prove e qendrueshme nuk jepet ndonjehere qe personi eshte gjalle. Por nese klienti refuzon t’i bindet mediumit, atehere nuk ka kurrfare rezultati.
‘Magjistaret’ qe normalisht u tregonin Faraonit dhe Nebukadnezarit endrrat e tyre nuk do te kishin ato pozita pergjegjesie qe kishin nese nuk ishin arsyeshem te suksesshem. Pa dyshim, ata e perdornin shume kete teknike te leximit te mendjes. Megjithate, kur Perendia perfshihej ne jeten e personit me te cilin merreshin, sic nderhyri ne jetet e Faraonit dhe Nebukadnezarit, atehere ato e humbnin kete fuqi. Ne menyre te ngjashme, Balaku u zinte bese fuqive te Balamit per mallkimin e njerezve – i ofroi shperblime shume te medha financiare per sherbimet e tij, duke thene se ai e dinte nga pervoja e kaluar qe “ai qe ti mallkon, shkon drejt fundit” (Regj. 22:6). Por Balami, i cili ne disa drejtime ishte ekuivalenti i nje doktori magjistar, zbuloi qe aftesia e tij normale e kishte lene kur po merrej me popullin e Izraelit. Eshte e qarte qe njerez te tille nuk kane aspak pushtet kur merren me njerez qe jane te shoqerizuar me Perendine e vertete, pavaresisht cfare fame mund te kene fituar per sukseset kur merren me njerezit.


MAGJITE NE BIBEL
Kuptimi praktik i kesaj eshte se nese tundohemi te shkojme ne nje doktor magjistar, atehere duhet te kemi besim total tek ai. Nuk ka kuptim te perdorim magjistare nese thjesht shpresojme per me te miren; dhe ndoshta edhe ata vete do te permendin te njejtin argument. Te vendosesh besim total ne njerez te tille dhe ne ekzistencen e fuqive qe pretendojne te kontrollojne, do te thote se kemi nje mungese totale te besimit ne gjithfuqishmerine e Perendise se vertete. Nese besojme vertet ne shkrimet e Faraonit, Balak dhe Nebukadnezar permendur me siper, atehere ne nuk do te jemi ne gjendje te vijme tek nje magjistar me besimin se do te kene ndonje efekt mbi ne. Shembujt e shqyrtuar me poshte tregojne qe magjistaret nuk kane pushtet mbi njerezit e Perendise – qe ne dime se jemi, per arsye te lutjeve tona dhe pagezimit.
Magjia etiketohet qarte nga Pali si nje “pune e mishit,” ne te njejten kategori si “herezia” (doktrina false), tradhetia bashkeshortore dhe pornografia (Gal. 5:19 21). Ai komenton: “Po ju paralajmeroj, sic kam bere ne kohera te kaluara (d.m.th. kjo ishte nje pjese shume e theksuar e mesimit te Palit), se ata qe bejne gjera te tilla nuk do te kete vend ne Mbreterine e Perendise.” Ekuivalenti i kesaj sipas Ligjit te Moisiut ishte komanda qe te gjithe magjistaret, ata qe perdornin “hyjnizimin” (nje tjeter emer per magjine) dhe ata qe i benin femijet e tyre te kalonin permes zjarrit, duheshin vrare menjehere (Br. 18:10,11; Dal. 22:18). Ata qe i vendosin femijet e tyre permes zjarrit nuk ishin magjistaret e vertete – magjistaret dhe idhujtaret kryesore jepnin mesimin se per te siguruar mbrojtjen kunder forcave te se keqes, femijet e atyre qe donin mbrojtje duheshin detyruar te kalonin permes zjarrit. Keshtu shohim se si magjistaret ashtu dhe ata qe i perdornin ata duheshin vrare; dhe sipas beselidhjes se re, ndeshkimi per kryerjen e se njejtes gje eshte perjashtimi nga Mbreteria e Perendise.
Perdorimi i magjise si mjet i permiresimit te vetes eshte dicka qe Perendia nuk do te donte ta benim. Ne cdo vendim me te cilin perballemi ne jeten tone ne Krisht, duhet te pyesim seriozisht: ‘A do Perendia vertet qe une ta bej kete? A do ta beja kete nese Jezusi do te ishte ketu ne krah tim?’ Mendoj se nen driten e denimit te qarte te magjise nga Perendia, pergjigja duhet te jete e qarte – jo, Perendia nuk do qe ta perdorim. Magjia perkufizohet nga Shemueli sikur ka lidhje me “rebelimin” (teksti hebraisht nenkupton ‘provokim’) kunder Fjales se Perendise (1 Shem. 15:23). Te provokosh te Gjithfuqishmin, sic bene izraelitet permes besimit te tyre ne idhuj e magji (Br. 32:16-19), sigurisht as qe mund te mendohet. Perendia jep argumentin se Ai i kishte urdheruar izraelitet te debonin kenaanasit per shkak te besimit te tyre ne magji, e cila ishte aq e urryer per Ate; megjithate, ata u bashkuan me ta per ta praktikuar ate (Br. 18:9-14). Keshtu, per Izraelin e ri te besimtareve te pagezuar, ne nuk duhet t’i bejme gjerat e kesaj bote se keqe perreth, perndryshe nuk do te jemi ne gjendje te trashegojme perjetesisht token e Mbreterise. Te arsyetosh se vetem magjistari e perdor ate, por jo ne, nuk ka te beje fare. Nese shpresojme qe efektet e magjise do te ndihen mbi ne, atehere ne fakt jemi duke e perdorur.
Perendia na bekofte te gjitheve nderkohe qe ecim neper keto dite te fundit te botes se erret, May God bless us all as we walk through these closing days of the dark, jobesimtare drejt Mbreterise se Tij te drites, se vertetes dhe lavdise.
“Sepse nuk moren dashurine e se vertetes, qe te mund te ishin shpetuar…Perendia do t’u dergoje nje fuqi qe i ben te gabojne, e qe t’i besojne genjeshtres…Por ne duhet ta falenderojme Perendine per ju, vellezer te dashur nga Zoti…Prandaj, vellezer, rrini te patundur dhe mbeshtetuni tek traditat qe ju mesuam, me fjale apo me leter. I lutemi tani vete Zotit tone Jezu Krisht, dhe Perendise, vete Atit tone, qe na ka dashur dhe na ka dhene ngushellim te pafund dhe shprese te mire permes miresise, t’ju jape zemer dhe force per te kryer do te mire ne fjale e ne vepra” (2 Sel. 2:10-17).