Bazat E BIBLËS
Kapitulli 5: Mbretëria e Zotit
Përkufizimi i Mbretërisë | Mbretëria nuk është vendosur akoma | Mbretëria e Zotit në të kaluarën | Mbretëria e Zotit në të ardhmen | Mijëvjeçari | Pyetje

Digresion 16: Permbledhje e Historise se Izraelit


ABRAHAMI u thirr nga Uri i kaldenjve; cifuti i pare. Perendia i beri premtime atij ne lidhje me token e Kenaanit, dhe faren e tij. Ai vdiq duke mos i marre keto premtime te permbushura.
ISAKU u ofrua nga babai i tij, Abrahami per sakrifice (kurban). Ngaqe Abrahami ishte besnik, Perendia e konfirmoi premtimin e Tij Abrahamit permes nje betimi. Gatishmeria e Isakut per te vdekur duke iu bindur urdhrit te babait te tij eshte nje lloj Krishti. Premtimet iu riperteriten Isakut (Zan. 26:3-5).
JAKOBI ishte i biri i Isakut. Premtimet iu riperseriten edhe atij. Ai kishte dymbedhjete djem Rubeni ishte me i madhi, Benjamini ishte me i riu. Levi ishte ai nga i cili paten prejardhjen prifterinjte. Jozefi ishte i preferuari.
JOZEFI pa dy endrra, kur ishte djale i ri, sikur ishte sundimtar mbi vellezerit e tij. Ata u bene xheloze dhe e shiten si skllav ne Egjipt. Atje ai u be sundimtar dhe organizoi ruajtjen e grurit per tu perdorur gjate shtate vjeteve te urise qe pllakosi rajonin. Gjate kesaj kohe, Jakovi dhe djemte e tij erdhen te jetonin me Jozefin ne Egjipt. Ata dhe pasardhesit e tyre jetuan ne Goshen, pjese e Egjiptit. Nje Faraon i mevonshem e persekutoi popullin e Izraelit, duke i shnderruar ata ne skllever.
MOISIU u lind ne kete kohe; u fsheh ne xunkthe kur ishte foshnje dhe u gjet nga e bija e faraonit dhe u adoptua prej saj. Kur ishte djale i ri, vrau nje egjiptian qe po rrihte nje izraelit. Moisiu me pas u arratis ne Midjan, ku punoi per 40 vjet si bari me Jitron. Me pas, atij iu shfaq Perendia i fshehur ne nje kacube qe digjej. Iu tha te shkonte te faraoni dhe te kerkonte clirimin e Izraelit. Ai beri shenja mrekullish per te vertetuar qe vertet ishte derguar prej Perendise. Por faraoni nuk i linte izraelitet te iknin dhe prandaj mbi Egjiptin u derguan dhjete murtaja, p.sh. bretkocat, erresira, bresheri dhe se fundi vrasja e meshkujve te parelindur izraeliteve u duhej te vrisnin nje qingj dhe ta sperkasnin gjakun mbi dyert e shtepive te tyre. Kjo ishte shenje se si gjaku i Jezusit mund te na shpetoje ne nga vdekja. Kjo feste u njoh me pas si Pashka.
DALJA (EKSODI) Me ne fund, izraeliteve iu lejua te largoheshin nga Egjipti. Udhetuan te drejtuar nga Engjelli i Perendise ne nje shtylle reje ne mes te dites dhe nga nje shtylle zjarri ne mes te nates. Ushtria e faraonit i ndoqi deri ne Detin e Kuq. Ujrat u hapen mrekullisht per ti lejuar njerezit te kalonin permes dhe pastaj ujrat u kthyen per te mbytur egjiptianet. Izraelitet udhetuan neper shkretetire drejt tokes se premtuar te Kenaanit. Perendia u dha uje per te pire nga nje shkemb dhe cdo mengjes u jepej buke ne forme mana. Kur arriten ne malin e Sinait, Perendia u dha dhjete urdheresat dhe Ligjin e Moisiut. Me pas perbene mbreterine e Perendise. U urdheruan te benin nje tende te vecante, te quajtur mbulese, ne te cilen do te adhurohej Perendia. Atyre iu dha nje Prift te Larte dhe prifterinj qe mund ti ofronin sakrificat e tyre Perendise. Te gjithe elementet e tendes dhe prifterise shenjonin per nga Jezusi.
TOKA E PREMTUAR me ne fund iu afruan asaj. U derguan dymbedhjete zbulues, nga te cilet dhjete u kthyen duke thene se ishte teper e veshtire te zoterohej. Dy zbuluesit e tjere, Joshua dhe Kalebi, thane te verteten qe toka mund te zoterohej prej tyre, nese ata do te kishin besim ne premtimet e Perendise. Ngaqe njerezit ishin me mendimin e dhjete zbuluesve, izraeliteve iu desh te silleshin rrotull neper shkretetire per 40 vjet derisa te gjithe ata qe ishin mbi 20 vjec kur u larguan nga Egjipti, kishin vdekur.
JOSHUA ishte pasardhesi i Moisiut dhe i udhehoqi izraelitet ne token e Kenaanit. Qyteti i pare qe u mor ishte Jeriko, ku jetonte Rahabi, dhe pastaj Ai. Me tu vendosur ne ate toke, u sunduan kohe pas kohe nga GJYQTARET, edhe pse mbreti i tyre i vertete ishte Perendia. Keta perfshinin burra si Gideoni, Jiftahu dhe Samsoni. Te gjithe i shpetuan izraelitet nga armiqte e tyre, kur u penduan per mekatet e bera kunder Perendise. Historia e izraeliteve eshte e mbushur me shembuj ku izraelitet nuk i binden Perendise, ndeshkohen nga pushtimet prej vendeve fqinje, pendohen per mekatet e tyre dhe Perendia i shpeton dhe pastaj mekatojne perseri. Gjyqtari i fundit ishte Shemueli. Ne kohen e tij, populli i Izraelit e refuzonte Perendine si Mbretin per ta duke kerkuar nje mbret njerezor, si kombet perreth tyre.
MBRETERIT Mbreti i tyre i pare ishte Shauli, i cili, megjithese e nisi mire, doli se ishte nje burre i lig, qe nuk i bindej urdheresave te Perendise dhe persekutoi Davidin. Pas vdekjes se tij, Davidi u be mbreti tjeter dhe ishte nje prej me te mireve te Izraelit. Perendia i dha atij premtime. Pas tij erdhi i biri i tij Sholomo, i cili, pas nje fillimi te mire, u largua nga besimi i vertete nga grate e tij te shumta qe kishte marre nga kombet fqinje. Pas vdekjes se tij, mbreteria u nda me dysh dhjete fise formuan mbreterine e Izraelit, ne fillim nen Jeravamin; dy fiset e tjera, Juda dhe Benjamin, formuan mbreterine e Judes, ne fillim nen Rehovamin, birin e Sholomos.
Mbreteria e Izraelit (dhjete fiset) nuk kishte asnje mbret te mire. Ata rebeloheshin shpesh kunder Perendise. Ai u dergoi shume profete per tu lutur per pendese, por ata nuk e benin. Prandaj i pushtuan asiret dhe i zune rob. Ata u shperndane anembane botes.
Mbreteria e Judes (dy fiset) kishte disa mbreter te mire (p.sh. Asai, Hizkija), por edhe ata, ishin ne pergjithese te pabindur ndaj Perendise. Prandaj u derguan babilonasit qe ti pushtonin, dhe i moren rob ne Babiloni per 70 vjet. Pasketaj nuk paten me kurre mbret. Pas 70 vjetesh, disa u kthyen ne token e Izraelit nen udhehezjen e Ezres, Nehemjes, Joshuas (Prifti i Larte ne ate kohe) dhe guvernatorit Zerubavel. Ne fillim ata u sunduan nga Persia, pastaj nga Greqia dhe ne fund nga Roma. Ishin nen sundimin e Romes kur u lind Jezusi. Si rezultat i refuzimit te Jezusit nga cifutet, Perendia dergoi romaket ta shkaterronin Jeruzalemin ne vitin 70 A.D. dhe ne fund te gjithe cifutet ishin debuar nga toka e Izraelit.
Vitet e fundit, cifutet kane filluar te kthehen ne token e tyre, ne permbushje te pjesshme te profecive te Dhiates se Vjeter. Ringjallja e Shtetit te Izraelit eshte nje shenje e sigurt qe shpejt Jezusi do te kthehet per te rivendosur mbreterine e Izraelit si Mbreteri te Perendise.